LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Pjesë e parë katastrofike! Shqipëria e Rejës shikon makthe në "Wembley"

12 Nëntor 2021, 21:40, Sport CNA
VIDEO/ Pjesë e parë katastrofike! Shqipëria e Rejës shikon

Një pjesë e parë katastrofike bëri që kombëtarja shqiptare të rikthehej shumë vite përpara dhe të pësonte një humbje vërtetë të thellë, 5-0 në transfertën ndaj Anglisë. Një atmosferë e jashtëzakonshme në ?Wembley?, ku të paktën 1/3-a e tifozëve ishin ata kuqezi, megjithatë gjërat në fushë nuk shkuan aspak mirë.

Fillimisht ishte Keidi Bare që ?u dorëzua? për shkak të një dëmtimi, ndërsa më pas Maguire shënoi golin e avantazhit për anglezët, pas një gabimi në vendosje të kuqezinjve në goditje standarde.

Makthi nuk kishte fund, pasi në të 15-ën Myrtu Uzuni shpërdoroi një ?dhuratë? të anglezëve për të rikthyer baraspeshën, ndërsa dy minuta më vonë Marash Kumbulla la fushën e lojës i dëmtuar, për t?u zëvendësuar nga Dermaku.

Nga ky moment gjithçka shkoi keq e më keq, me kuqezinjtë që nxorën topin plot 5 herë nga rrjeta deri në fundin e pjesës së parë dhe po të mos ishte për mëshirën e ?tre luanëve? në 45-minutëshin e dytë, mbrëmja mund të kishte përmasa edhe më dramatike.

Gjithsesi tani nuk ka kohë për të qarë, pasi tri ditë më vonë në ?Air Albania? vjen Andorra, në ndeshjen e fundit eliminatore, që duhet fituar patjetër për ta mbyllur edicionin në vendin e tretë, që ishte edhe objektivi primar i kuqezinjve.

ANGLI-SHQIPËRI 5-0
Meguajër 9 , Kejn 18′, 33′, 45+1′ Henderson 28′ 

45?+2? Vjen edhe goli i pestë i Anglisë me Kejn i cili realizon me një gjysmëroveshatë pas një goditje nga këndi.


45? Jepen 2 minuta shtesë.

33? Kejn gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling. 4-0

28? Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

 

18? Vjen goli i dytë i anglezëve dhe është gjithçka shumë e thjeshtë. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.


15? As Kumbulla nuk ia del pas një problemi fizik, në fushë Dermaku.

14? Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.


11? Në fushë futet Laçi, i cili zë vendin e Bares të dëmtuar.

9? Kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.


5? Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.

Formacionet zyrtare:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi

Lajmet e fundit nga