LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si do të jetë politika e jashtme e koalicionit të ri qeverisës në Gjermani?

12 Nëntor 2021, 09:40, Blog CNA
Si do të jetë politika e jashtme e koalicionit të ri

?Der Spiegel?

Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ekspertë nga 3 partitë e përfshira në bisedimet e koalicionit të ri qeverisës, janë takuar gjatë 10 ditëve të fundit në 22 grupe pune, për të përcaktuar politikat e ?Koalicionit të Semaforëve?, të quajtur kështu për shkak të ngjyrave që lidhen me flamujt e të tria partive (E kuqe për SPD, e verdhë për FDP, dhe jeshile për Të Gjelbrit).

Ata duan që të mos rrjedhë asnjë informacion për mediat. Liderët e partive besojnë se kjo është mënyrë e vetme për të shmangur presionin publik, që mund të çojë përfundimisht në prishjen e bisedimeve. Gjithsesi është arritur të merret vesh, se palët janë ende shumë larg njëra-tjetrës për shumë çështje të diskutueshme.

Dhe nuk janë vetëm mosmarrëveshjet mbi përmbajtjen. Sidomos Të Gjelbrit, janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çdo gjëje që vendoset me arrogancë në tryezë nga SPD, partia e cila fitoi në zgjedhjet 26 shtatorit. Ata nuk i besojnë as kancelarit të mundshëm të SPD, Olaf Sholc, as ekipit të tij të negociatorëve.

Dhe bisedimet e para të quajtura ?eksploruese?, prireshin që ta zmadhonin këtë mosbesim. FDP doli nga negociatat paraprake, sikur kishte mbrojtur shumë nga pozicionet e veta, në një kohë që Të Gjelbrit u përballën me pyetjet se përse kishin sakrifikuar kaq shumë nga parimet e tyre.

Tani kjo parti nuk mund të lejojë një situatë të ngjashme, kur të vijë momenti i bisedimeve mbi marrëveshjen përfundimtare për qeverinë e koalicionit. Socialdemokratët duan që kjo e fundit të jetë e shkurtër, duke besuar se mjafton që të bihet dakord mbi parimet bazë.

Tek e fundit, pse duhet të jenë të nevojshme përcaktimet e detajuara midis aleatëve politikë? Të tria partitë duan në thelb të njëjtën gjë:përparim, modernizim dhe mbrojtjen e klimës. Por për Të Gjelbrit, gjithçka tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Ata janë të shqetësuar se sapo të marrë postin e kancelarit, Sholc do të ndjekë shembullin e Merkel në qeverisje, dhe kjo është arsyeja pse duan që dokumenti final të shpjegojë gjithçka, deri në detajet e fundit. Përndryshe, thonë ata, ekziston mundësia reale që të mashtrohen nga socialdemokratët.

Dhe kjo është e vërtetë edhe për politikën e jashtme. Për këtë të fundit u fol pak gjatë fushatës, dhe as ?bisedimet eksploruese? nuk e prekën shumë. Por tani duhet qartësi në lidhje me çështjet më të rëndësishme:marrëdhëniet e Gjermanisë me SHBA-në, Kinën dhe Rusinë; mbi të ardhmen e NATO-s; profilin e ushtrisë gjermane jashtë shtetit; dhe rolin e Gjermanisë në botë.

Por mosmarrëveshjet nisën që mbi gjatësinë e tekstit të marrëveshjes. Socialdemokratët thonë se sidomos në lidhje me politikën e jashtme, nuk është e nevojshme që të kodifikohet çdo gjë e vogël. Çështja është të zhvillohet një qasje e përbashkët, një kornizë.

Gjatë fazës fillestare të negociatave, të Gjelbrit dhe FDP arritën të fusin një dispozitë që kërkonte një hetim parlamentar mbi dështimin dhe tërheqjen e Gjermanisë nga Afganistani, një kërkesë që shënjestronte direkt shefin e diplomacisë Heiko Mas. Ndërkohë, ministri i Jashtëm në detyrë, është shumë i përfshirë në diskutime, edhe pse kishte supozuar më herët do ta humbiste portofolin e politikës së jashtme.

Ai ndoshta shpreson që Ministria e Jashtme të mbetet në fundit në duart e SPD-së. Negociatorët e SPD-së, janë të interesuar për të siguruar vazhdimësinë e Merkel. Por të Gjelbrit dhe FDP, duan ndryshime të rëndësishme në qasjen e Gjermanisë ndaj vendeve autoritare si Kina dhe Rusia.

Bashkë-kryetarja e Partisë së Gjelbër, Analena Baerbok, këmbëngul që Gjermania të ketë një qasje më pak të butë ndaj Kinës. Një nga pikat më të ndjeshme të debatit, ka të bëjë me të ardhmen e armëve bërthamore amerikane të stacionuara aktualisht në Gjermani.

Si pjesë e parandalimit bërthamor të NATO-s, armët atomike amerikane ruhen në bazën ajrore ?Fliegerhorst Büchel? në landin Rheinland-Pfalz. Në një situatë lufte, pilotëve gjermanë mund t?u kërkohet t’i fluturojnë drejt objektivave të tyre në avionët luftarakë Tornado, që i përkasin Forcave Ajrore Gjermane.

Por këta avionë janë shumë të vjetër, dhe shumë prej tyre duhet të zëvendësohen. Në fushatat e tyre elektorale, Të Gjelbrit dhe SPD-ja kërkuan një Gjermani pa armë bërthamore, ndërsa FDP nuk e përmendi këtë çështje në fushatë.

Pragmatistët si Sholc dhe Baerbok, këmbëngulin se çdo ndryshim në strategjinë e parandalimit bërthamor duhet të bëhet bashkë me të gjithë partnerët e aleancës. Por de fakto, kjo do të thotë refuzim i kërkesës për tërheqjen e armëve bërthamore nga Gjermania.

Një anëtar i shquar i krahut të majtë të SPD-së, ai është kundër përfshirjes së Gjermanisë në ndarjen e arsenalit bërthamor. ?Ne duam të kemi 4-5 vjet qetësi. Ndoshta  mund t?i largojmë armët nga vendi, mundësisht sa më shpejt që të jetë e mundur?- është shprehur ai.

Konflikti midis SPD dhe Të Gjelbërve, nisi që në ditën e parë të negociatave. Edhe aty fokusi i debatit ishte aleanca transatlantike. Negociatori i SPD-së, Nils Shmid, propozoi përdorimin e frazës ?potencial parandalues? në lidhje me NATO-n. Por të Gjelbrit refuzuan, duke e cilësuar më shumë aleancën si një ?forum dialogu?.

Ndërkaq, ekziston një çështje qendrore, e cila nuk do të mund të zgjidhet nga grupi i punës: çështja e buxhetit të mbrojtjes së Gjermanisë në të ardhmen. Të tria partitë janë të interesuara që ta pajisin në mënyrën e duhur ushtrinë gjermane, Bundeswehr.

Por ka të ngjarë që kjo të lihet në dorë të politikë-bërësve financiarë, që do ta përcaktojnë

se çfarë do të thotë saktësisht kjo. Në një dokument konfidencial të shpërndarë midis negociatorëve, departamenti i buxhetit i Ministrisë së Mbrojtjes ka propozuar krijimin e një ?fondi të posaçëm të Bundeswehr?, në mënyrë që ?Gjermania të arrijë objektivin prej 2 për qind, mbi të cili është rënë dakord në NATO?.

Palët kanë dallime sidomos mbi gazsjellësin rus ?Nord Stream 2?. Si do të zgjidhen përfundimisht mosmarrëveshjet mbi politikën e jashtme? Një metodë veçanërisht e preferuar, është ajo e kalimit të pjesëve më të vështira tek liderët e partive, në mënyrë që të vendosin këta të fundit.

Volfgang Ishinger, kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, thotë se ?negociatat e koalicionit do të prodhojnë disa formulime konsensuale?. Por ai pret që konfliktet e vërteta

të shpërthejnë vetëm pas bisedimeve.?Marrëveshja e koalicionit është sfida më e vogël. Problemet e vërteta do të fillojnë kur ata të nisin të qeverisin?- thotë Ishinger.

Përkthyer dhe përshtatur nga  CNA.al

https://www.spiegel.de/international/

Lajmet e fundit nga