Connect with Us

Plagosi ish-partnerin grek/ Dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri, çfarë u gjet në makinë

Aktualitet

Plagosi ish-partnerin grek/ Dëshmia e autores dhe pasuria e “fshehtë” në Shqipëri, çfarë u gjet në makinë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Klodiana Çela, shqiptarja e cila një ditë më parë plagosi ish-partnerin e saj grek Jorgo Neos kishte qenë e dënuar nga gjykata greke pasi e kishte shantazhuar atë vazhdimisht për t’i marrë para. Mediat greke bëjnë me dije se ata kishin pasur një lidhje 13 vite më parë, nga e cila kishin bashkë edhe një vajzë 13-vjeçe. Okulisti grek në atë kohë ishte i martuar me një grua angleze dhe me dy fëmijë, dhe vendosi të mos e prishë martesën e tij, por i njohu atësinë vajzës që kishte me shqiptaren.

Pas lindjes së fëmijës Çela nisi të shantazhonte babanë e fëmijës së saj për t’i marrë para. Ai e denoncoi atë në polici për zhvatje. Gjykata vendosi ta dënonte shqiptaren, ndërsa greku mori vajzën në shtëpinë e tij me gruan angleze. Klodiana Çela kishte hedhur dyshime se ish-partneri i saj grek donte të abuzonte me fëmijën dhe ta lëndonte atë.  Ajo ngriti disa padi ndaj mjekut megjithatë gjykata e shpalli të pafajshëm.

Si ndodhi ngjarja

Ditën e djeshme autorja u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren. Ajo u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj. Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e saj dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit dhe arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo.  13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele.-raporton abcnews.

LEXO EDHE:  Plagosja në Vlorë/ Zbulohen të tjera detaje, identifikohen autorët

Krim i paralajmëruar

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit, gruaja shqiptare e cila tashmë është vënë në prangat e policisë, e kishte menduar sulmin e një dite më parë prej një kohe të gjatë. Sipas fqinjëve ajo endej nëpër lagjen e ish partnerit dhe para pak kohësh kishte pasur një sherr me gruan angleze të tij. Ajo vinte nga Kelafonia ku jetonte prej disa kohësh, dhe niste të vëzhgonte lëvizjet e mjekut pa u vënë re prej tij, pasi prej vitesh një vendim gjykate e ndalonte t’i afrohej më shumë se 100 metra. Klodiana Çela prezantohej herë si artiste, herë si trashëgimtare e një pasurie të fshehtë që pretendonte që kishte në Shqipëri.

Ajo përpiqej të hidhte baltë mbi figurën e babait të fëmijës së saj, duke e akuzuar si komplotues bashkë me prokurorë, avokatë dhe biznesmenë të mëdhenj, të cilët sipas saj kishin vepruar të gjithë bashkë për t’i marrë pasurinë e fshehtë dhe vajzën e saj. Gruaja vazhdimisht telefononte gazetarët duke ankohej se ishte viktimë e mjekut duke kërkuar të bënte publike historinë e saj. Një person i afërt me të i tha mediave greke se ajo kishte pasur shpesh sjellje të dhunshme ndaj fëmijës dhe po përballej me probleme psikologjike të cilat refuzonte t’i pranonte.

Gjendja e 68-vjeçarit

68-vjeçari grek është në gjendje të rëndë për jetën. Ditën e djeshme ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati të paktën 8 orë dhe nga trupi i tij u nxorën katër plumba. Avokati i tij Alexandros Alexandrakis deklaroi për mediat se autorja kishte ushtruar presion vazhdimisht ndaj klientit të tij. 5 vite më parë ajo kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Pesë vite më parë ajo sulmoi gruan e klientit tim në sy të fëmijës. Ajo e hodhi në dysheme dhe filloi ta godiste me këmbë në kokë. Kjo është arsyeja pse ai u dënua”, është shprehur avokati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksioni i policisë, bllokohen 10 mjete luksoze/ Arrestohen 23 shoferë, ndëshkohen qindra të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna kronike aktualitet

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, eleminimin e pengesave që krijojnë fluks në lëvizjen e automjeteve, si dhe ndjekjen e denoncimeve të qytetarëve nëpërmjet 112 e Komisariatit Dixhital, për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, ka organizuar punë me grupe të dedikuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit agresivë të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës.

Në këtë kuadër gjatë kësaj jave janë evidentuar, ndjekur, kapur e proceduar administrativisht 185 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë ndëshkuar me masë administrative për parkime mbi trotuar, mbi vija të bardha e parkime paralele, që pengonin lëvizjen, 124 drejtues automjetesh luksoze.

Gjithashtu, nga grupet e dedikuara të kontrollit, janë evidentuar dhe ndëshkuar 503 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjejtit, 361 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit, 122 drejtues të motomjeteve për mosvendosje të kasës mbrojtëse, 290 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 3789 masa të tjera për shkelje të ndryshme.

Njëkohësisht janë arrestuar 23 drejtues mjetesh, nga këta 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar aksident dhe një shtetas për falsifikim të lejes së drejtimit.

LEXO EDHE:  Ngec në “rrjetë”/ KPK shkarkon “kryegjyqtaren e skandaleve”

LEXO EDHE:  Zbulohet deputeti, ish-doganier me miliona dollarë pasuri



Janë pezulluar 129 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve:

  • 40 raste për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit;
  • 70 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
  • 19 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 

Janë bllokuar 16 mjete, nga të cilat:

  • 6 mjete për moslikuidimin e gjobave;
  • 10 mjete me targa të huaja dhe mjete luksi, të cilat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon qyetarët për besimin dhe denoncimin e rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, grupe kontrolli e patrulla në lëvizje, që janë të pajisura me gjithë logjistikën e nevojshme./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge / Arrestohet 45 vjeçari me dy emra

Publikuar

-

Nga

cna kronike aktualitet lajme

Policia ka vënë në pranga një shtetas 48 vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale, “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”.

Shtetasi, Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, i cili perdorte dy emra, është dënuar me 8 vite burgim, për këto vepra penale.

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtrar e ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë”, “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”



LEXO EDHE:  Nga kamarier në miliarder me luks të shfrenuar/ Lulzim Basha fsheh vilat e shtrenjta

LEXO EDHE:  Pasuria marramendëse e “sheikut” të drejtësisë/ Artan Broci gjyqtar apo biznesmen?

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme “Shqiponja”, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, njofton policia./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Procesi skandaloz zgjedhor/ Si u rizgjodh Basha kryetar nëpërmjet manipulimeve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha, erdhi në krye të PD-së nëpërmjet manipulimeve. Basha ka histori me manipulimet në zgjedhje për t’u bërë kryetar.

CNA.al po sjell sot disa video ku faktohet manipulimi i procesit zgjedhor në PD.

Bëhet fjalë për vitin 2017, kur Lulzim Basha, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare,  deklaroi ‘ngrirjen’ e funksioneve të kryetarit dhe bëri planin e manipulimit për të rimarrë sërish PD-në.

Data e zgjedhjeve u caktua 22 korriku dhe i gjithë procesi kaloi nëpërmjet manipulimit.

Në disa qendra votimi në qytetin e Vlorës, disa persona kanw votuar dy deri në tre herë pa u penguar askush.

Kutitë e votimit u mbushëm me fletë votimi në numër më shumë se sa ata që votuan.

Pamjet tregojnë qartë skandalin e votave që vendosën sërish në krye të PD-së Lulzim Bashën.

Në to duken disa persona që votojnë disa herë me fletë votimi të marra nga komisioni aty pranë.

E njëjta histori duket se është përsëritur për herë të tretë me 23 qershor 2021, kur Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i PD-së.

Risjellim në vëmendjen procesin zgjedhor në Korçë , Maliq dhe jo vetëm, ku janë konstatuar vota fiktive.



Pasi pjesëmarrja ka qenë e ulët, ndërsa numri i votave në kuti ka qenë më i madh.

LEXO EDHE:  Zbulohet deputeti, ish-doganier me miliona dollarë pasuri

LEXO EDHE:  Dyshohen të ardhura nga veprimtari kriminale/ Sekuestrohen 120 mijë euro pasuri

Kujtojmë se në Korçë kanë votuar 570 veta për Lulzim Bashën, 83 për Agron Shehajn 41 për Edit Harxhin dhe 22  vota për Fatbardh Kadillin.

Ndërsa në Maliq kanë votuar 471 veta për Lulzim Bashën, 19 për Agron Shehajn, 7 për Harxhin dhe 5 për Kadillin.

Dhe pjesëmarrja në votim u raportua më e madhe në Maliq se në bashkinë e Korçës.

Ky është një fakt që tregon një tjetër manipulim votash.

Bashkia e Maliqit për nga territori është shumë herë më e madhe se ajo e Korçës, por duke parsur parasysh shtrirjen gjeografike me komunat e shpërndara, dikush nga maja e malit apo nga fusha ka shkuar nuk do të zbresë në Maliq për të votuar  Lulin në Maliq, ndryshe në Korçë, ku mundëistë janë më të shumta.

Votat fiktive kryesisht vihen emrat e emigrantëve dhe demokratëve që nuk kanë shkuar të votojnë, duke nxjerrë një rezultat fiktiv. Një proces i manipuluar, krejtësisht i pavlerë. I njëjti manipulim ka ndodhur edhe në Devoll. Në Devoll pretendohet se kanë shkuar për të votuar gati 700 demokratë nga të cilët 577 kanë votuar për Lulin. Kjo është e pavërtetë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE