LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron av. Goxhaj/ Ja çfarë i pret ata që prekin fëmijët

12 Nëntor 2021, 19:40, Politikë CNA
Paralajmëron av. Goxhaj/ Ja çfarë i pret ata që prekin

Avokati Altin Goxhaj ka protestuar kundër vaksinimit të detyruar dhe marrjes së shërbimeve vetëm me pasaportë vaksinimi pas datës 1 dhjetor.

Goxhaj ka ngritur zërin duke theksuar se nëse do të preken fëmijët nga vaksinimi i detyruar, atëherë autoritetet i pret plumbi.

?Kemi thënë që në fillim se fëmijët nuk preken. Kush prek fëmijët i pret plumbi. Plumbi i prindërve të fëmijëve. Do shohin që fëmija do ketë pasoja jete. Çdo prind që sheh se fëmijës se tij i rrezikohet jeta ka të drejtë të reagojë?, tha Goxhaj në një deklaratë për Fax News.

Më tej ai bëri një ilustrim sa i takon mënyrës së marrjes së shërbimeve, pas bërjes me detyrim të pasaportës së vaksinimit antiCovid.

?Goxhaj: Tani po ulëm të pi një kafe.

-Zotëri ku shkon?

Goxhaj: Dua të pi kafe.

-Pasaportën e vaksinimit?

Goxhaj: Nuk kam.

-Atëherë unë duhet të të shpoj që të hysh në kafe.

Goxhaj: Po mirë nëse unë futem ëa do bësh ti?

-Do marrësh gjobë ti dhe ai i lokalit.

Goxhaj: E kuptuat, do pushohen nga puna .

-Zotëri ndal! E keni vaksinën.

Goxhaj: Unë nuk e bëj vaksinën.

-Atëhere kemi dhomë të posaçme për të gjithë njerëzit që nuk kanë bërë vaksinën. Duhet ta bësh vaksinën nëse do të blesh diçka.

Goxhaj: U pa puna, tani të shkoj të blej bukë të paktën. Një lajm edhe më i keq, në Austri, ata që nuk bëjnë vaksinën do të mbyllen ne shtëpi. Dua të blej bukë.

-Pasaportën e vaksinimit?

Goxhaj: Nuk kam pasaportë vaksinimi.

-Atëherë unë do të ngul këtë (vaksinën)

Goxhaj: Atë shko ngulja Edi Ramës, Ogerta Manastirliut. Mua jo. Unë nuk jam mirë me shëndet klëtë situatë. Meqë nuk më lejojnë të blej, do shkoj në bankë t?i depozitoj lekët dhe të blej online. Unë i kam humbur të gjitha shërbimet, por jam i bindur deri në fund për të luftuar. Jeta ime është zgjedhja ime. Jam i sigurt që kjo vaklsinë është e rrezikshme. Zgjidhje personale e gjithëkujt. Askush nuk vendos mbi trupin tënd ai të ka kthyer në skllav. Ai ta merr jetën ty kur të dojë. I ke dhënë ti të drejtë të bëjë ëa dtë dojë me trupin tënd. Kjo botë është e skllavërimit. Populli më i pavaksinuar në Europë jemi ne.

Goxhaj: Dua të futem të blej ilaçe.

? Nuk futesh pa bërë vaksinën. Nëse tenton të futesh do telefonojmë Policinë?, vijon ilustrimin Goxhaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga