LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka i mbyll gojën Bardhit/ PD nuk ka protokoll, ja ku janë firmat

12 Nëntor 2021, 09:35, Politikë CNA
Paloka i mbyll gojën Bardhit/ PD nuk ka protokoll, ja ku janë firmat

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka thirrur paraditen e sotme mediat në zyrën e tij për të parë 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se procedurat vlejnë kur Kuvendi mblidhet normalisht, por ky nuk është rasti, pasi ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm.

Po ashtu, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje sot Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë tha se në zyrën e Protokollit nuk ka asnjë firmë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Paloka theksoi se ?Protokoll në PD nuk kemi fare?.

Gjithashtu Paloka deklaroi se ?Unë nuk jam shumë person i proceduarve, sepse disa gjëra janë evidente. Por kur 4200 delegatë kërkojnë që të zgjidhin këtë krizë, çështjë a duhet lajmëruar data gjysëm ore para, nuk i vlejnë Partisë Demokratike. Kriza e madhe që ka kapur Partinë Demokratike nuk zgjidhet në këtë mënyrë. Ka shumë probleme më të mëdha. Nuk dalim nga kriza duke u marrë me procedura të tejzgjatura. Delegatët kërkojnë zgjidhjen me Kuvend. Duhet marret parasysh?.

Ndërsa më tej, ai shtoi se ?Ditën e Kuvendit, një përfaqësi, në të cilën unë jam në mes, duhet të vijë me listën e delegatëve dhe të bëjë prezantimin.?.

I pyetur nga gazetarët, çfarë do ndodhë nëse nuk njihet Kuvendi, Paloka tha se ?Kjo është cështje tjetër, ka përgjegjësi tjetër. Nëse mendon se firmat nuk janë të vërteta hajde verifiko. Shiko të dhënat, emrin, kartën e identitietit dhe pyet, a është delegat ky person? Unë kam diskutuar dhe është rënë dakort që unë t?i depozitoj këto firma. Kushdo funksionar i PD, siç erdhët ju, megjithëse ju bëtë pak rrëmujë (gazetarët), ti marrë dhe ti shohë një për një.?

Sa i takon situatës në PD, Paloka tha se ?Ata që janë bërë pjesë, pa dyshim kanë dashur ta hapin më shumë Partinë Demokratike dhe të krijojnë një sinergji tjetër. Partia demokratike nuk i përkët vetëm demokratëve. Unë mendoj se kjo lëvizje do i shërbejë Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim dhe për të nxitur një frymë të re.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga