Connect with Us

Luhet sonte Angli-Shqipëri, Edi Reja fikson titullarët

Kombëtare

Luhet sonte Angli-Shqipëri, Edi Reja fikson titullarët

Publikuar

-

/

Kombëtarja shqiptare e futbollit, nën drejtimin e trajnerit Edi Reja, ka zhvilluar mbrëmë përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes me Anglinë. Seanca e fundit u zhvillua në terrenet stërvitore të kampusit universitar të Brunelit, në perëndim të Londrës.

Kuqezinjtë u kanë dhënë aty dorën e fundit përgatitjeve për këtë ndeshje ku luhen shanset e fundit që ka për të qenë pjesë e “play off”- it për Botërorin “Katar 2022”. Ndonëse trajneri Edi Reja pohoi në konferencë se formacionin ua deklaron lojtarëve pak para ndeshjes, dita e djeshme dha disa sinjale ndryshimi në formacionin e mundshëm ndaj anglezëve.

Prania e Cikalleshit në konferencë përkrah italianit shikohet si një sinjal ndryshimi në portë, ku gjasat janë që sot nga minuta e parë të jetë Tomas Strakosha në fushë, ndërsa kapiteni Etrit Berisha mund ta nisë nga stoli. Nedim Bajrami ishte në balotazh me Çekiçin, por mesfushori i Empolit pritet të jetë titullar.

Dyshja e sulmit ndaj “Tre Luanëve” pritet të përbëhet nga Cikalleshi dhe Uzuni. Kuqezinjtë pritet të rreshtohen në fushë me modulin 3-4-1-2. Në fazën mbrojtëse ky modul shndërrohet në 5-3-2, ku Hysaj dhe Trashi mbyllin anët e mbrojtjes, e cila në qendër pritet të ketë treshen Ismajli-Kumbulla-Veseli.

Ndërsa kur sulmon Shqipëria, rreshtimi pritet të transformohet 3- 4-3, ku Gjasula dhe Bare kanë kontrollin e qendrës së mesfushës, ndërsa Bajrami shikohet si një furnizues për dyshen sulmuese.

Pra, ky pritet të jetë rreshtimi i mundshëm, por trajneri në disa raste ka surprizuar me ndryshimet në formacion pak para fillimit të ndeshjeve. Gjithsesi, trajneri Reja është i limituar në zgjedhje, për shkak edhe të mungesave dhe formës së individëve të veçantë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E pazakontë, FSHF-së i hakojnë faqen

Publikuar

-

Një tjetër problem ka ndodhur për FSHF-në, pas lajmeve të fundit në lidhje me akuza për korrupsionin dhe manipulimeve të zgjedhjeve. Tanimë në fokus janë rrjetet sociale të saj.

Federata ka bërë me dije se faqja zyrtare e tyre është hakuar. Lajmin e kanë bërë publik në Facebook dhe thonë se ky akt do të marrë përgjigjen që meriton.



NJOFTIMI

𝑺𝒖𝒍𝒎𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒇𝒂𝒒𝒋𝒂 𝒛𝒚𝒓𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝑭𝒆𝒅𝒆𝒓𝒂𝒕𝒆̈𝒔 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒕𝒃𝒐𝒍𝒍𝒊𝒕.
Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.
Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike.
FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit.
𝑲𝒚 𝒂𝒌𝒕 𝒊 𝒕𝒖𝒓𝒑𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒎𝒂𝒓𝒓𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓𝒈𝒋𝒊𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒒𝒆̈ 𝒎𝒆𝒓𝒊𝒕𝒐𝒏!

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Sulmi nga Bashkia e Tiranës për Dukën/ Reagon FSHF: Bëjnë tym kot, faktet t’i çojnë në prokurori

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i FSHF-së, lidhur me këtë çështje. Nëpërmjet faqes zyrtare, federata ka bërë një deklaratë për mediat duke e etiketuar si një balonë tymuese.

Njoftimi:

Po i drejtohemi sot komunitetit të futbollit dhe opinionin pas letrës qesharake të shpërndarë nga Bashkia Tiranë në media për një hetim ndërkombëtar e galaktik ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në atë fletërrufe janë formuluar akuza delirante të denja për hetuesinë e kohës së diktaturës ku dhe drejtësia vepronte me urdhra politik. Kjo balonë tymuese e lëshuar ditën e sotme, një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët tanë dhe procesin zgjedhor që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ne duam të garantojmë kandidatët, anëtarët tanë, si edhe të gjithë pretendentët për kandidat se ofrojmë dhe garantojmë të gjitha kushtet për një garë të ndershme, të pastër dhe mundësinë për të zgjedhur të lirë nga ndikimi politik dhe kriminal.

Pas tenativave të vazhdueshme të dështuara për të intimiduar, shantazhuar dhe kërcënuar anëtarët tanë dhe pasi vrapuan të dalin në foto me viktimën që sapo e kishin kërcënuar duke dështuar publikisht, sot Bashkia Tiranës doli hapur në përfshirjen e saj në këtë proces zgjedhor që i takon ekskluzivisht vetëm komunitetit të futbollit. Nëse deri pak orë më parë sulmonte për investime të munguara në infrastrukturën futbollistike të kryeqytetit, pas diskretitimit me fakte publike sot kryetari komunës që ndihet Superman dhe Sherlok Holms, në delirin e pushtetit u shfaq si Kryeministër, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, shef i Shërbimit Informativ Kombëtar, President i UEFA-s apo FIFA-s. Natyrshëm lind pyetja: nëse ka indicie, të dhëna, prova për kandidatët për garën në FSHF pse nuk i dërgon në organet ligjzbatuese por ndjek teknikën e shantazhit publik. Pse këto indicie, prova apo të dhëna ja ka fshehur drejtësisë duke kryer një vepër penale?



Bëhet e qartë se ky është një kërcënim i hapur për njerëzit e futbollit sepse provat depozitohen në organet ligjzbatuese dhe jo në media. Kjo ka për qëllim të vetëm krijimin e një klime tensioni në këtë garë. Ne nuk hyjmë në të tilla diskutime qesharake sepse ne jemi institucioni që kujdeset për futbollin shqiptar dhe jo për marrëdhëniet me OKB-në apo NASA-n që ka kontaktuar krye-komunari për ta bërë hetimin të duket galaktik.

Me cilin tagër Bashkia e Tiranës sillet si hetuesi e kohës së diktaturës ndërkohë që ajo ka për detyrë t’i shërbejë qytetarëve të këtij qyteti që po i betonizohet territori dhe po i zhduken fushat ku duhet të luajnë fëmijët?

Autogoli mediatik i Bashkisë së Tiranës vërteton ndërhyrjen e dënueshme të saj për të prishur zgjedhjet, të denoncuar nga federata. Ne jemi të  sigurt se komuniteti i futbollit në vend do ta konsiderojë në pozicion “jashtë loje” sulmin e Bashkisë së Tiranës ndaj lirisë së zgjedhjeve  dhe se nuk do të intimidohet fare nga abuzimet mediatike të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Përkundrazi, qetësisht do të shkojë në votime duke qenë i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë të panegociueshme me asgjë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Përfaqësuesi i FSHF tregon se çfarë po ndodh me zgjedhjet: Kërcënime nga politika, i heqin nga puna nëse nuk votojnë

Publikuar

-

Në ditën e sotme është mbajtur një konferencë e jashtëzakonshme në FSHF për të diskutuar më tepër rreth zgjedhjeve që priten për president. Fillimisht ishte përfaqësuesi juridik i Federatës, Aldi Topçiu, i cili u shpreh se politika ka hyrë fuqishëm në këto zgjedhje dhe po kër.cënon me largim nga puna.

“Pata kënaqësinë të merrja pjesë në Asamblenë e Elbasanit. Më pas isha dëshmitar i një sulmi fizik, psikologjik që anëtarët iu nënshtruan para dhe pas zgjedhjes. Ishin thirrur që në mëngjes dhe anëtarët ishin kër.cënuar se nëse nuk përmbushnin udhëzimet për të votuar një kandidat të caktuar, atëherë do të largoheshin nga puna.



Por këta njerëz të sportit janë mësuar nga kër.cënimet dhe kanë mësuar se kur njëri të kër.cënon dhe tjetri të shtrin dorën, duhet dhënë dora këtij të fundit. Anëtarët e Shoqatës së Futbollit në Tiranë thirren sistematikisht në zyra nga shteti dhe bashkia se nëse nuk votojnë kandidatin e tyre të preferuar, do të hiqen nga puna”, tha Topçiu.

LEXO TE PLOTE