Connect with Us

Kriza në PD/ Balliu: Partia nuk do merret peng nga Rama dhe Basha

Politikë

Kriza në PD/ Balliu: Partia nuk do merret peng nga Rama dhe Basha

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se Partia Demokratike nuk mund të merret peng as nga Lulzim Basha dhe as nga Edi Rama.

Gjatë një interviste për Klan News, Balliu deklaroi se për krijimin e PD janë bërë sakrifica të mëdha dhe është dhënë jetë, duke përmendur këtu Azem Hajdarin.

Partia Demokratike nuk është një parti e cila mund të merret peng nga hallet dhe problemet të një kryetari apo të një ish-kryetari, për këtë parti janë bërë sakrifica të mëdha, për atë parti njerëz kanë dhënë jetën si Azem Hajdari, nuk e marrin dot peng dy individë sepse kanë hallin e karrigeve të tyre, nuk e merr dot peng dot as Edi Rama dhe as Lulzim Basha Partinë Demokratike. Ne kemi statut dhe rregulla dhe çështja është çfarë po kërkohet nga ky Kuvend”, theksoi Balliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pëlqyeshmëria e liderëve, Rama përfiton nga përplasja Berisha-Basha

Publikuar

-

Nga

Pëlqyeshmëria e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka rënë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Rritje të pëlqyeshmërisë ka shënuar kryeministri Edi Rama: 50% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të.

Mes liderëve demokratë, shqiptarët preferojnë Berishën (21%) para Bashës (17%) edhe pse diferenca mes tyre është ngushtuar në krahasim me muajin tetor.

Ish-kryeministrin Berisha, sot shqiptarët e pëlqejnë më pak (-7 pikë përiqndje), sesa në muajin tetor, përpara përplasjes në selinë blu.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe: Zgjedhjet në universitete, as të lira dhe as demokratike

LEXO EDHE:  “Lëri reklamat Z. Kryeministër, turpi i botës”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët i tregojnë vendin



Mes votuesve të PD, thuajse gjysma e tyre (47%) kanë mendim pozitiv për Sali Berishën.

Vetëm thuajse 39% e votues të PD kanë mendim pozitiv për kryetarin e saj, Basha.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe: Zgjedhjet në universitete, as të lira dhe as demokratike

LEXO EDHE:  “Lëri reklamat Z. Kryeministër, turpi i botës”/ Ramës i dështon propaganda, qytetarët i tregojnë vendin



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koalicion për zgjedhjet e 6 marsit?/ Berisha: Kemi negociata me të gjitha partitë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në negociata me të gjitha partitë opozitare për të hyrë në një koalicion  në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan, Berisha deklaroi se nëse do të arrihet një marrëveshje për koalicion, atëherë do të formohet Aleanca, e cial sipas tij do të ketë një logo të vetën.



Absolutisht që nesër mund të hyjmë në koalicion me LSI nuk është asnjë problem. Negociata ka me të gjitha partitë. Kandidatët do jenë nën logon e Aleancës, aleanca ka logon e vet. Ne përfaqësojmë revolucionin. Jemi mes kandidatëve të pavarur dhe partive politike. Do e vendosin ekspertët tanë. Gjithçka do varet nga ekspertët e çështjeve elektorale të cilët do parashtrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në kodin zgjedhor. Zgjedhjet e qeverisë janë tritol dhe SPAK. Ne nuk bojkotojmë. A ishte realitet tritoli në pragun e shtëpisë së Armand Dukës në proces zgjedhor? Olsi Rama për ti marrë funksionin. Nuk është Erion Veliaj ai është një mjeran i keqpërdorur”, tha Berisha./E.K-CNA.al 

LEXO TE PLOTE