Kriza energjitike/ Ahmetaj jep lajmin e mirë: S'ka rritje çmimi për familjarët

12 Nëntor 2021, 10:55, Politikë CNA
Kriza energjitike/ Ahmetaj jep lajmin e mirë: S'ka rritje

Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshje huaje për Reformën në Sektorin e Energjisë.

Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 milion euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, në vijim të reformës në këtë sektor. Kjo kredi do të shërbej për konsolidimin e strukturës së  OSHEE, ndarjen  e tre operatorëve  të OSHEE, të nxisë funksionimin e bursës së energjisë dhe krijimi i një tregu konkurrues për energjinë

Nderkohe, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një dalje për mediat ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët.

?Janë bërë investime, falë mirëmenaxhimit, duke shkurtuar kohën e riparimit të defekteve dhe duke ju përgjigjur këkesave te qytetarëve dhe sipërmarjes. Falenderoj të gjithë donatorët me ktë rast. Tani kemi një panoramë komplet tjetër. Kemi kompanitë blerëse të cilat tani janë plot 20.

Marrëveshja që nënshkrauam sot me qeverinë franceze është një hap i rëndësishëm që përmirëson këtë sektor. Ne kemi marë vendimin që qytetaret dhe bizneset e vogla të mos e vuajnë rritjen e energjisë.

Ndryshe nga vendet e tjera që janë pjesë e G7-ës të cilat kanë rritur çmimin edhe për shtresat fundore. Ndërsa ne do mbrojmë biznesin e vogël dhe qytetarët, falë punës dhe vëmendjes së kësaj qeverie?-tha Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga