Kohë rinovimesh te Milani, Maldini gati të blindojë tre lojtarë të tjerë

12 Nëntor 2021, 10:47, Sport CNA
Kohë rinovimesh te Milani, Maldini gati të blindojë tre

Drejtuesit e Mialnit kanë filluar punën për të siguruar lojtarët me vlerë në ekipin kuqezi. Së fundmi Maldini dhe Massara kanë bërë takimet e duhura me tre lojtarë për të rinovuar kontratën.

Ata janë bazuar kryesisht te lojtarët e rinj, Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao. Milani është i gatshëm që të rinovojë me lojtarët deri në vitin 2026 dhe t?i blindojë ata në rast të ofertave të mundshme.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, për të tre lojtarët do të ketë një rritje të konsiderueshme të rrogës. Gjithmonë sipas prestigjiozes italiane, lojtarët do të shihnin pagën e tyre të trefishohej me kontratën e re. Sipas llogarive që gazeta bën, Milani është i gatshëm të bëj një investim bruto prej 80 milionë eurosh për të gjitha shpenzimet që mund të ketë me rinovimet.

Lajmet e fundit nga