Connect with Us

Kaos me tifozët, Federata angleze reagon për ndeshjen me Shqipërinë

Kombëtare

Kaos me tifozët, Federata angleze reagon për ndeshjen me Shqipërinë

Publikuar

-

/

Ndeshjet e fundit të Anglisë në fushën e saj nuk kanë kaluar qetësisht, me skena dhune e huliganizmi që janë shfaqur edhe në radhët e tifozëve vendas. Por Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nuk ka marrë masa shtesë për ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Shqipërisë që do të luhet në “Uembli”.

Ndeshja e fundit e Anglisë në “Uembli” ishte pikërisht finalja e EUropianit, ku tifozët vendas shpërthyen rrethimin dhe hynë pa bileta në stadium, duke sulmuar forcat e rendit e duke shkaktuar një kaos të pashembullt në një aktivitet të tillë. Kjo bëri që UEFA të ndëshkonte Anglinë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë në aktivitetet e saj, jo ato që organizohen nga FIFA. Kjo bën që ndeshja me Shqipërinë të zhvillohet me tifozë, por do të ketë një vëmendje të madhe mbi sjelljen e tyre në tribuna.

Federata Angleze nuk ka konfirmuar masa shtesë për këtë takim, për të evituar një tjetër turpërim të ngjashëm me atë të finales së Europianit në stadiumin legjendar, por një zëdhënës theksoi për mediat britanike se ndeshja do të kishte “praninë e duhur të stafit”.

Edhe ndeshja e kaluar e Anglisë në fushën e saj, ajo ndaj Hungarisë, u përfshi nga kaosi kur tifozët hungarezë u përplasën me stjuardët në stadium dhe vetëm ndërhyrja e policisë solli përsëri rregull në tribuna gjatë ndeshjes. Për këtë arsye, do të ketë shuam vëmendje mbi atë që ndodh në tribuna në takimin e sotëm, sidomos duke pasur parasysh se Anglia kërkon që të jetë organizatore e Botërorit 2030 dhe do të bindë FIFA-n se mund të organizojë aktivitet pa incidente.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Zbulohet miqësorja e radhës, ja me kë do të përballet Shqipëria në muajin mars

Publikuar

-

Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve.

Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën Gjeorgjiane për të luajtur këtë ndeshje.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.



Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.

Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0. Takimi i fundit me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ansi Agolli flet si trajner: Ja ku ndryshon Shqipëria aktuale nga ajo e vitit 2016

Publikuar

-

Ansi Agolli ka varur prej dy vitesh këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Por tashmë ai synon që të jetë pjesë e futbollit me një rol tjetër, atë të trajnerit. Ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, tashmë po siguron licencat përkatëse që të drejtojë si trajner dhe ka treguar çfarë e shtyn t’i hyjë këtij rrugëtimi të ri. “Si çdo ish-futbollist, edhe unë, pavarësisht se jashtë futbollit bëjmë gjëra të tjera, por ajo që na tërheq më shumë, apo aty ku e ndjejmë veten më mirë është pjesa e futbollit, atë që kemi bërë gjithë jetën, që fëmijë, e deri në nivele profesioniste. Një hap shumë i rëndësishëm në këtë pjesë është edhe marrja e licencës UEFA A, që aktualisht unë po bëj.

Mendoj që është një gjë mjaft pozitive për çdo ish-lojtar profesionist, por edhe për çdo individ që aspiron të bëhet trajner, t’i bëjë këto licenca, të bëjë kurset e të vijë në kurse, jo vetëm sepse çertifikohet si trajner, por më e rëndësishmja është shkëmbimi i eksperiencave me profesionistë të tjerë që vijnë në këtë kurs dhe marrja sa më shumë e eksperiencës. Për momentin, ky është vetëm fillimi. Prej një viti e pak kam një akademi në Neë York, rreth 200 fëmijë. Siç e thashë edhe më parë, pjesa më me pasion që bëjmë është futbolli, kështu që kurrë mos thuaj kurrë. Gjithsecili e ka një fillim dhe besoj që ky është fillimi im në një karrierë tjetër’, shpjegoi ai për faqen e FSHF.



Agolli më pas foli edhe për Kombëtaren kuqezi dhe sipas tij, grupi aktual premton që shumë shpejt të ndjekë shembullin e skuadrës së drejtuar nga De Biazi, e cila arriti deri në fazën finale të Euro 2016. “Këto eliminatore që ekipi Kombëtar sapo përfundoi, mendoj që ka qenë një nga më të suksesshmit në 20 vitet e fundit ose më shumë. Jo vetëm sepse ekipi grumbulloi një rekord pikësh në një eliminatore botërori, por i mblodhi këto pikë me lojtarë apo një grup që ende nuk është rritur nga eksperienca. Mendoni sikur i njëjti grup të luajë pas dy vitesh ose katër vitesh. Mendoj se skuadra e ekipit Kombëtar është në një rrugë mjaft të mirë dhe besoj në një afat të shkurtër ose të mesëm, besoj do marrë fryte edhe më të mira se sa i morëm ne në 2016.

EURO 2024? Mendoj se është e arritshme, kualiteti është aty, grupi është formuar. Duhet të kalojë pak kohë që ato futbollistë, ato lojtarë të rriten nga eksperienca, që ka shumë rëndësi. Eksperienca si individ dhe eksperienca si skuadër. Kjo është e vetmja gjë që ata nuk e kanë siç e kishim ne në 2016. Por kjo është diçka që fitohet me kalimin e kohës. Nuk është diçka që fitohet me shkopin magjik. Kohën e kanë, grupin e kanë dhe duke u nisur nga këto eliminatore botërori, mendoj se në të ardhmen do të jetë akoma më mirë”, tha Agolli.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Fantastik mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, realizon supergol në Angli

Publikuar

-

Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, Anis Mehmeti, ka filluar vitin si një protagonist me skuadrën e Uajkomb, ky ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm duke kthyer ekipin në pretendent për ngjitjen në kategori.

Në ndeshjen e Ligës së Parë angleze mes Uajkomb dhe Sandërlend, ai ka gjetur golin në minutën e 13 të duelit, duke barazuar përkohësisht duelin në shifrat 1-1. Futbollisti mori topin në kufijtë e zonës dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar.



Ndeshja përfundoi me shifrat 3-3 dhe nuk ndryshoi pozitat e të dy skuadrave, pasi Sandërlend mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Uajkomb në të tretin me 46 pikë. Për Mehmetin ky është goli i katërt i këtij sezoni, ndërsa ka dhënë edhe një asist.

 

LEXO TE PLOTE