Connect with Us

Interi gjen pasuesin e Handanovic, gati kontrata 4-vjeçare

Seria A

Interi gjen pasuesin e Handanovic, gati kontrata 4-vjeçare

Publikuar

-

/

Interi e di mirë se mes shtyllave nuk mund të mbështetet më te kapiteni Samir Handanoviç, për shkak të 37 viteve mbi supet e tij. Për këtë motiv prej kohësh është vënë në ndjekje të Andre Onanës, portierit të Ajaksit, që monitorohet nga Marota që në merkaton që lamë pas.

Kamerunasi, i cili nuk kishte luajtur prej 9 muajsh për shkak të pezullimit për thyerje disipline në Holandë, ka një kontratë që skadon në qershor 2022 dhe qysh në janar mund të nisë bisedimet për të gjetur një klub të ri.

Sipas “Tuttosport”, e ardhmja e 25-vjeçarit nuk është më enigmë dhe është pikërisht Interi klubi i ardhshëm i karrierës së tij. Zikaltrit dhe gardiani kanë mes tyre një akord verbal, për një kontratë 4- vjeçare, gjatë së cilës Onana do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, me transferimin e tij në verë në Milano.

Përveç moshës e paraqitjeve të mira me fanellën e holandezëve dhe kombëtares, në favor të italianëve është edhe afrimi i tij me parametër zero, por Marota nuk ka hequr ende dorë nga ideja për ta sjellë në janar, gjithmonë pa shpenzuar.

Me zbardhjen e vendimit të mjekëve për Kristian Eriksenin, danezi që do ta shikonte me sy të mirë rikthimin tek Ajaksi ku nuk përbën problem defibrilatori në zemër, mund të përdorej për t’u shkëmbyer me portierin, duke realizuar kështu një goditje që do t’i kënaqte të gjitha palët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Venezias, i shpëton Dzeko

Publikuar

-

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një fitore në “frymën e fundit” ndaj një rivali modest si Venezia. Skuadra  Simone Inzaghit vuajti jo pak, teksa do të gjendej në disavnatazh që në startin e ndeshjes.

Në mintjën e 19-të, Thomas Henry shënoi një gol të bukur me kokë duke shokuar 5 mijë tifozët në San Siro. Reagimi i Interit vjen në fundin e fraksionit të parë, me Barellan që ndoqi mjaft mirë një aksion të gjatë në zonë.



Kur dukeshin se shpresat kishin marrë fund, në minutën e 90-të, Dumfries shërben një top në zonë, atje ku Dzeko me kokë nuk di të gabojë në një pozicion të tillë. Me këtë sukses, Interi ngjitet në krye në kuotën e 53 pikëve, 5 më shumë se Milani.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Verona për titull kampion”, ish-sulmuesi i Milanit befason me deklaratën

Publikuar

-

Nikola Kaliniç në delir! Sulmuesi kroat, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e dhënë pas triumfit 2-1 ndaj Bolonjës mbrëmjen e djeshme. Në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, 34-vjeçari deklaroi se me pikët e grumbulluara, Verona i ka shanset për të fituar edhe titullin kampion.

Në 23 ndeshje veronezët kanë arritur të sigurojnë 33 pikë, teksa diferenca nga kryesuesit e Interit është 17 pikë.  Vlen të theksohet fakti se Kaliniç shënoi golin e fitores ndaj Bolonjës në minutën e 85-të.



“Tre pikët ndaj Bolonjës ishin shumë të rëndësishme sepse të gjithë ndeshjet e Serie A janë të vështira. Jam i kënaqur për golin tim dhe fitoren. Kemi grumbulluar shumë pikë, ndoshta fitojmë edhe titullin kampion…

Ku i dihet, por kampionati është i gjatë dhe le të fokusohemi edhe më shumë në mënyrë që të bëjmë edhe më mirë”, deklaroi për Sky Sport ish-sulmuesi i Milanit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani shpëton nga Orsato, ndryshon arbitri i ndeshjes ndaj Juventusit

Publikuar

-

Daniele Orsato, nuk do të jetë arbitri i sfidës Milan-Juventus të dielën mbrëma. Për të zëvendësuar 46-vjeçarin janë zgjedhur tre emra.

Njëri prej Marko di Belo, Davide Masa dhe Paolo Valeri do të drejtojë super sfidën e së dielës. Emri pritet të bëhet me dije në orët në vijim.



Pas rastit të Serras në atë që ndodhi me Specian në kampionat, që tani ka krijuar tension përpara sfidës me Juventusin në kampin e Milanit. Kështu në Itali po mundohen të shmangin një gabim tjetër që do t’i nxehte më shumë gjakrat.

LEXO TE PLOTE