LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Firmat për Kuvendin/ Berisha-demokratëve: U bëtë zotër të pluralizmit

12 Nëntor 2021, 16:32, Politikë CNA
Firmat për Kuvendin/ Berisha-demokratëve: U bëtë zotër

Gjatë ?Foltores? në Sarandë, lideri historik, Sali Berishu u shprehu mirënjohjen e tij demokratëve, të cilët sipas tij, në një moment të vështirë për vendin, u mblodhën për të bashkuar PD-në.

Ai tha se Rama e festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit dhe se Foltorja është mrekullia më e madhe e 30 viteve të fundit.

?Ju shpreh mirënjohjen për mbështetjen që nga themelimi i PD-së e deri më sot. Mirënjohje pasi në një moment nga më kritikët në jetën e demokracisë shqiptare, pluralizmit dhe PD-së, u ngritët fuqishëm në atë që unë e quaj mrekullinë më të madhe shqiptare që na dhjetori i vitit 90. 

Janë idealet tuaja demokratike, guximi dhe vizioni që në momentin më kritik, u ngritët më të vendosur se kurrë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD-së dhe pluralizmit. Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë, si një akt shpërtimtar. 

Edi Rama festoi para kohe marrjen peng të pluralizmit. Ai mendoi se i lau duart me PD-në, mendoi se tani do mund të vendoste çdo gujë në këtë vend pasi regjistroi çdo muaj e javë rekordet më të zeza. Shëndërroi Shqipërinë në derëne  zezë të Ballkanit e Evropës”, shpreu Berisha.

Më tej ish-kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se gaboi rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe jo burrat e gratë demokrate.

U gabua rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe jo ju burrave e grave të Shqipërisë. Ju nuk shiteni e nuk blini, i thoni dinjitetit dinjitet, sovranitetit sovranitet. Foltorja është mrekullia më e madhe e 30 viteve të fundit. Jeni ju në mbështetje të vlerave të lirisë, votës së lirë e normave demokratike, në emër të një opozite të vërtetë. Thirrët Kuvendin për të bashkuar PD-në, për ta kthyer në shtëpinë e lirisë së demokratëve. 

Me firmën tuaj, i thatë ushëheqjes së marrjes peng të PD se ne anëtarët do ngremë një opozitë fitimtare. I çuat Edi Ramës mesazhin më drithërues të 8 viteve. Do të çmontojmë narko shtetin. Analistët terrësojnë dritën që lëshon foltorja në 4 anët e vendit. Asgjë nuk mund të ndalë uraganin e saj?, tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga