LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edvin Kulluri nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Bashës

12 Nëntor 2021, 18:27, Politikë CNA
Edvin Kulluri nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Bashës

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar, Edvin Kulluri ka folur me tone të ashpra ndaj kreut të PD, Basha, pas deklaratës së këtij të fundit ku shprehu se çelësi i fitores për kryebashkiak asokohe kundrejt Ramës, ishte vendimi për përjashtimin e Berishës nga fushata për Tiranën.

Kulluri thekson se pa mbështetjen e strukturave të PD, nën drejtimin e Berishës, Basha nuk do të mund të fitonte kurrë.

?Genjeshtra e rradhes se Llumzim Bashes u tregua sot nga vete ai!Eshte e vertete qe ne fushaten e 2011 per bashkine Tirane nje nder faktoret fitues te strategjise se fushates ishte qendrimi larg i kryetarit te PD se asaj kohe Sali Berisha nga fushata! Kjo ndodhi per faktin e thjeshte sepse kandidati per bashkine e Tiranes duhej te ishte personalitet i forte politik jashte ndikimit te kryetarit te partise ne fushate dhe drejtimin e bashkise pas fitores!

Ky parim vlen per cdo gare per bashkine e Tiranes! Cdo kandidat duhet te beje fushaten e tij dhe te mos jete i ?deleguari? i kryetarit te partise ne kete gare te veshtire per kandidatet e PD! Te njejten gje beri edhe Ngjela dhe kjo levizje dha rezultat ne vota!

Por kjo nuk ka te beje me Berishen si person, por me forcimin e imazhit te cdo kandidati qe do zhvillonte ate gare! Po pse pas kesaj te vertete te pjesshme qendron nje genjeshter e madhe per menyren sesi e perdor Llumzimi kete histori!

Ai duhet te thote se pa mbeshtetjen e strukturave te PD nen drejtimin e Berishes, nuk do fitonte kurre! Se dyti, te gjithe ministrat e qeverise Berisha 2, lane pas dore fushatat ne gjithe qarqet qe te fitonte Llumzimi me cdo kusht Tiranen! E keta kolege te tij i largoi me pafytyresi ne vitin 2017 si hajdut ne 12 te nates nga lista e kandidateve per deputete! E per me teper me pafytyresine e llumhanes qe perfaqeson i etiketon sot ata qe e ben kryetar bashkie si ?llumi i tranzicionit?!?, shkruan Kulluri në një status në rrjetin social facebook.

Më tej ai nuk nguron ta quajë Lulzim Bashën “gënjeshtar e dështak”, duke argunentuar se mjafton të kujtojmë  tramvajin dhe autobusët me hidrogjen që ?vendosi? në Tiranë, pasi u vu në krye të Bashkisë.

?E meqe dje nxorri dhe sekretaren e pergjithshme te partise per te shpifur per ish sekretarin e PD dega Tirane ne ate kohe Keltis Kruja, se gjoja paska qene drejtor fushate i Orlando Rakipit ne Vore ne zgjedhjet e fundit, te thote Llumzimi se si Keltisi drejtoi strukturat e PD Tirane 24 ore ne 24!

Pa harruar ketu dhe Ilir Meten e LSI qe sot i quan ?llum tranzicioni? pa te cilet do fitonte vetem garen per drejtor i kunatit por kurre ate per bashkine Tirane!

Llumzim, qe je genjeshtar nuk cuditet me askush! Mjafton te kujtojme ?tramvajin? dhe ?autobuzet me hidrogjen? qe vendose ne Tirane pasi ?llumi i tranzicionit? te beri kryetar bashkie! Por nje gje harron! Fatin tend si genjeshtar do kesh pas 1 muaji!

Do kthehesh andej nga ke ardhur si DESHTAKU me i madh i 30 viteve pluralizem! Aman vetem mos shit sahatin se eshte shitur njehere andej nga vitet ?70!?, shkruan Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga