Connect with Us

E pëlqen Xavi/ Barcelona gati të rikthejë një mesfushor që në janar

La Liga

E pëlqen Xavi/ Barcelona gati të rikthejë një mesfushor që në janar

Publikuar

-

Miralem Pjanic ëndërron të rikthehet te Barcelona. Mesfushori boshnjak i cili këtë sezon po luan si i huazuar te Besiktas në Turqi u largua nga blaugranat gjatë verës për faktin se trajneri Ronald Koeman as që e merrte në konsideratë, megjithatë me uljen e Xavi Hernandez në stol gjërat mund të ndryshojnë për mirë për Pjanic në aspektin individual.

LEXO EDHE:  Largohet Modric/ Ylli i Juventus do të jetë zëvendësuesi i tij

Sipas raportimeve që vinë nga mediat turke, Pjanic mund të rikthehet te Barça që në janar për të provuar një shans të dytë këtë herë me Xavi Hernandez, pasi tashmë edhe për vetë tifozët e Barcelonës, Ronald Koeman është një kujtim i largët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

“Mos guxo të ma thuash më”, agjenti i Bale zbulon prapaskenën me… Anglinë

Publikuar

-

Nga

Gareth Bale ka një lidhje të madhe shpirtërore me Uellsin, atdheun e tij. 99 herë e ka veshur fanellën e kombëtares 32-vjeçari i Real Madrid, duke ia dalë të dërgojë topin në rrjetë në 36 raste.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett ka zbuluar një prapaskenë interesante për Daily Mirror. Ai guxoi një moment t’i propozonte lojtarit ofensiv të luante për Anglinë, ide që u prit keq nga Bale.

Që ditën e parë që e takova atë dhe babanë e tij, ai ma shprehu qartë se sa e rëndësishme është fanella e Uellsit për të.



LEXO EDHE:  Largohet Modric/ Ylli i Juventus do të jetë zëvendësuesi i tij

LEXO EDHE:  Transferimet e lojtarëve/ Ja kush është “mbreti” i Merkatos

Kur i thashë që ekzistonte mundësia të luante për Anglinë, ai më ulëriti: ‘Mos ma thuaj më një gjë të tillë nëse do të vazhdosh të jesh agjenti im’.

Gareth është një uellsian fanatik. Mbërritja në Katar 2022 me kombëtaren do të ishte kurorëzimi i tij”, deklaroi menaxheri i Gareth Bale.

Uellsi ndan vendin e dytë me Çekinë në grupin E, por ka luajtur një ndeshje më pak se kombëtarja çeke, ndërsa Belgjika kryesuese ndodhet 5 pikë larg.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Do të ishte “bomba” e radhës/ “Ronaldo te Barça? Momenti i duhur për këtë çmenduri”

Publikuar

-

Nga

Largimi i Leo Messit nga Barceklona në mes të krizës ekonomike ​​la një boshllëk të madh në ekipin “blaugrana”. Ka nga ata që shpëtimin e klubit e shohin te “rivali” më i madh i futbollit, që “ylli” argjentinas ka pasur gjatë karrierës së tij.

Në një program televiziv, ish-kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa (trimfoi Laporta), u pyet për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në “Camp Nou” dhe përgjigja e tij ishte befasuese: “Nëse ka një moment për ta bërë këtë çmenduri, është tani…”

Tonio Freixa ka folur për rikthimin e Xavi Hernándezit te Barça, këtë herë si trajner. Me prezantimin e trajnerit të ri, janë vendosur rregulla të reja, ku përfshihen edhe gjoba të majme.

LEXO EDHE:  E bujshme/ Futbollisti i Kombëtares U-21 drejt Fenerbahçes

LEXO EDHE:  Klubi më i mirë Barcelona apo Bayerni? Ja si përgjigjet Vidal



“Xavi nuk vjen me idenë për të vendosur gjoba dhe për të përndjekur lojtarët. Ai dëshiron t’i bindë ata për një ide, t’i bëjë ata të luajnë në një mënyrë, t’i bëjë të kënaqen.”

Kjo është arsyeja pse ish-kandidati për president beson se emërimi i Xavit do të sjellë rezultate:

“Nuk mendoj se do të ketë një luftë mes trajnerit dhe lojtarit”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme/ Xavi refuzoi një kombëtare të madhe për Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Xavi Hernandez trajneri i ri i Barcelonës gjatë prezantimit të tij te blaugranat ka treguar një prapaskenë shumë interesante lidhur me karrierën si trajner. Xavi ka zbuluar se për t’u rikthyer te Barça ka refuzuar një kombëtare të madhe e cila ka qenë Brazili. Një tjetër fakt që tregon dashurinë e madhe që ndjen një legjendë si Xavi kundrejt ngjyrave blaugrana.

LEXO EDHE:  Pogba te Barcelona? Vjen konfirmimi zyrtar

LEXO EDHE:  E bujshme/ Futbollisti i Kombëtares U-21 drejt Fenerbahçes



“Është e vërtetë që kam folur me Brazilin. Ideja ishte ta ndihmoja Titen dhe pastaj ta merrja në dorë ekipin vetë pas Botërorit. Por ëndrra ime ishte të vija në Barcelonë. Ndihem i gatshëm dhe plot vetëbesim. Ndiej se ky është çasti”, deklaroi Xavi.

LEXO TE PLOTE