Connect with Us

Dështon mocioni i mosbesimit në Maqedoninë e Veriut/ Qeveria e Zaev do të vijojë punën

Kosova & Rajoni

Dështon mocioni i mosbesimit në Maqedoninë e Veriut/ Qeveria e Zaev do të vijojë punën

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Qeveria e Zoran Zaevit mori votëbesimin pa praninë e opozitës në parlament. Opozita u largua pasi nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Tensionet politike janë rritur.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në mesnatë, konstatoi, se nuk është votuar mosebesimi i qeverisë dhe e deklaroi seancën të mbyllur. Në mungesë të deputetëve të opozitës maqedonase dhe shqiptare iniciator të mocionit, kryetari i Kuvendit Xhaferi  i uroi qeverisë punë të mbarë. VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe opozita shqiptare u larguan nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut para se të fillojë votëbesimi ndaj qeverisë pasi nuk arritën të sigurojnë 61 vota.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski tha, se Maqedonia e Veriut ka shënuar një nga ditët më të errëta të demokracisë, pasi pakica jo vetëm që shkeli vullnetin e shumicës por edhe rrëmbeu një deputet për të pamundësuar mocionin e mosbesimit.

“Pamë se si regjimi është transformuar në regjimin më kriminal të parë ndonjëherë në Evropë dhe për këtë të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, më shpejt sesa ata mendojnë. Një deputet u rrëmbye, telefonat celularë u konfiskuan nga ligjvënësit dhe të njëjtit u mbyllën në parlament që të mos kenë asnjë kontakt me jashtë dhe në këtë mënyrë ky pushtet në mënyrën më brutale shkeli mbi demokracinë”, u shpreh Nikollovski. Sipas tij Maqedonia e Veriut ka hyrë në krizë të thellë politike dhe të sigurisë ndaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për kthimin e stabilitetit në vend. “Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e shpejta janë zgjidhja për dalje nga kriza politike, e sigurisë, ekonomike dhe energjetike. Pushteti ka humbur shumicën”, deklaroi Nikollovski.

Nord-Mazedonien Aleksandar NikoloskiAleksandar Nikolloski

ASH: Regjimi hibrid LSDM-BDI u delegjitimua

Aleanca për Shqiptarët ka cilësuar ditën e votimit parlamentar si ditën kur ranë maskat dhe u konfirmua regjimi. Aleanca për Shqiptarët thotë, se regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua dhe kanë mbetur me 59 deputetë.

“Regjimi hibrid LSDM-BDI përfundimisht u delegjitimua, ndërsa tani nuk ka as legalitet me vetëm 59 vota dhe një deputet që ndodhet ende në rrethana misterioze. U konfirmua se qytetarët dhe opozita kishin të drejtë në këmbënguljen për rrëzimin e këtij regjimi që i referohet BE-së me mekanizma antievropiane”, thuhet në reagimin e ASH-së

Ademi: Deputeti Rexhepi konfirmon vlerat europiane

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi ka përshëndetur vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi për të mos votuar kundër qeverisë. “Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut janë për një qeveri, e cila kultivon vlera evropiane, euroatlantike, prandaj edhe vendimi i deputetit Rexhepi është i tillë. Zemra e tij qëndron në Uashington dhe Bruksel, prandaj besojmë se ky është motivi që Rexhepi të mos marrë pjesë në një mocion për rrëzimin e qeverisë”, deklaroi Ademi.

Apasiev bën thirje për radikalizim

Kryetari dhe deputeti i partisë e “E Majta” Dimitar Apasiev ka thënë se vendi ndodhet para një destabilizimi, pasi qeveria nuk po tregohet e gatshme që në mënyra paqësore të dorëzojë pushtetin: “Gjendja është alarmante. Është paralizuar demokracia parlamentare. Është një precedent që nuk ka ndodhur askund tjetër. Gjendja është e rrezikshme dhe qytetarët këtë duhet ta shohin me seriozitet. Mendoj se ky pushtet nuk bie me dëshirë, prandaj edhe nevojitet radikalizim i gjendjes politike, të ketë protesta, bllokim të Kuvendit, e masa tjera”, ka deklaruar Apasiev.

Normazedonien Premierminister Zoran Zaev

Mitreski: Opozita përjetoi disfatë

Koordinatori i grupit parlamentar nga LSDM Jovan Mitreski ka thënë se opozita ka dështuar në sigurimin e numrave për rrëzimin e qeverisë. “Gjithçka që po ndodh në kuvend është dëshmi për disfatën e Mickovskit në kuvend. Ai gënjeu se ka shumicën. Ai vetëm për të ardhur në pushtet u bashkua me ata që janë anti NATO, anti BE. Ai nuk ka koncept për shtetin dhe të ardhmen e qytetarët. Populli është gënjyer ”, ka deklaruar Mitreski.

Kasami: Dyshoj se deputeti Rexhepi është kidnapuar

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka hedhur dyshime mbi rrëmbimin e deputetit Kastriot Rexhepi. “Nuk kam asnjë komunikim me deputetin. Kam dyshime të bazuara se deputeti mund të jetë i ndaluar përkundër vullnetit të tij. Mbetem pas këtij qëndrimi gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon gojarisht. Nuk kemi informata se ku gjendet”, ka thënë Kasami.

Sitzung des Parlaments von Nordmazedonien zur Vertrauensabstimmung der Regierung.

Rexhepi: Jam në anën e duhur, jam me NATO-n dhe BE-në

Deputeti i lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi, për të cilin opozita këmbëngulte, se është kidnapuar, është paraqitur me një video regjistrim në rrjetin social Facebook duke theksuar se ai nuk mori pjesë në seancën e kuvendit pasi nuk dëshironte të jetë anën e atyre, që janë kundër NATO-s dhe BE-së.

“Siguria dhe stabiliteti i vendit, paqja dhe mirëqenia e popullit, duhet të jetë gjëja më e rëndësishme për të gjithë ne. Kryetari Billall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua. Jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri, demokraci. Jam me BE-në, NATO-n dhe jo me qarqet antishqiptare. Këtë e them me ndërgjegje të plotë dhe sapo të kalojnë disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem për t’ sqaruar të gjithë”, ka deklaruar Rexhepi./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia pa vullnet për marrëveshjen finale

Publikuar

-

Nga

Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngërç, pasi palët nuk po vendosin të nisin bisedimet, dhe as datë të përcaktuar për takimin e radhës nuk ka.

Njohës të fushës në Kosovë thonë se për shkak të zgjedhjeve të prillit në Serbi, nuk do të këtë asgjë konkrete.

“Para zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë asnjë progres. Kjo periudhë më shumë duhet të përdorët që institucionet e Kosovës të flasin me aleatët tanë në ShBA dhe BE për t’i bindur për këtë qasje të re dhe frymë të re në kuadër të që qeveria e re insiston. Unë besoj se këto muaj nuk duhet humbur që institucionet e Kosovës të bindin partnerët tanë për nevojën e ndryshimit të dialogut. Deri tani e shohim se ekziston një hendek mes qasjes së institucioneve të reja në Kosovë dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, pasi ata po insistojnë që të vazhdohet rrjedhja dhe dinamika e dialogut siç ka qenë deri më tani”, shprehet Demush Shasha – drejtori i Institutit Epik.

“Serbia do të kalojë një proces zgjedhor në muajin prill dhe nuk pritet ndonjë zhvillim i menjëhershëm derisa të përfundojë procesi zgjedhor atje. Megjithatë pjesa e dytë e vitit nga muaji maj e tutje, mund të priten zhvillime të reja dhe dinamika të reja sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi…Kemi pa se kur ka procese zgjedhore në Kosovë dhe Serbi, dialogu pezullohet për një kohë. Ndërmjetësi i jep kohë atij shteti që të përfundojë procesin zgjedhor, pastaj edhe të vazhdon me diskutimet në dialog. Kjo bëhet në mënyrë që kjo temë mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhje, apo mos të ketë ndonjë ndikim në këto procese”, thotë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.



Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut thotë se ekziston mundësia për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Paris, madje ai shton se në Kosovë shumë shpejtë mund të vijnë për vizitë, përfaqësuesi special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.

“Mendoj se do të kemi një qasje të re, por kemi një ngërç momentalisht në dialog, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kemi mes të palëve. Po ashtu e kemi problemin se Serbia tashmë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve në gjitha niveleve dhe do të jetë problem ndonjë takim i mundshëm. Ani pse po flitet kohëve të fundit se mund të ketë një takim në Paris, por kjo nuk është e konfirmuar dhe pres që dialogu të vazhdojë pas muajit prill”, shprehet Raci.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi shkaktoi tensione mes dy vendeve. Që nga viti I kaluar mes dy vendeve nuk ka pasur progres në procesin e bisedimeve./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Regjistrohen rreth 3 mijë raste të reja me Covid 19

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 23 janar se në Kosovë është regjistruar një viktimë dhe 2,957 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11,913 mostrave. Nga kjo shifër del se 24.82 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Numri i infektimeve ditore është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur në Kosovë u shënuan 3,206 raste.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 persona. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 17,743.



Sa i përket vaksinimit, punëtorët shëndetësorë kanë administruar edhe 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 801,281 persona, me dozën përforcuese 44,143 dhe me atë të tretë janë imunizuar 10,781 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin edhe dozën përforcuese apo atë të tretë.

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Haradinaj kundër masave të qeverisë Kurti: Po u bini në qafë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të reja të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Sipas Metës, për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve.



Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar. Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE