Connect with Us

“Çfarë do Shqipëria në Afrikë?”/ Tomor Alizoti ngre zërin: Nuk pranoj recitimet

Politikë

“Çfarë do Shqipëria në Afrikë?”/ Tomor Alizoti ngre zërin: Nuk pranoj recitimet

Publikuar

-

/
Tomor Alizoti "kryqëzon" Bashën/ Çfarë do thuash për marrëveshjen me Ramën

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, deputeti i PD, Tomorr Alizoti, vuri theksin tek diplomatët shqiptarë, për të cilët tha se janë më të varfërit në rajon.

Alizoti deklaroi se ata nuk janë trajtuar siç duhet, ndërsa shtoi se financat duhet të shkojnë në ambasadat kryesore të Shqipërisë në Botë.

Ndërsa Komisioni i Jashtëm miratoi projektbuxhetin për vitin 2022, Alizoti theksoi se atyre iu rritet rroga, por taksohen më shumë.

“Rritja prej 17% tingëllon e madhe por humbet në strukturë. Kjo financë duhet të shkonte te diplomatët, që të jenë të motivuar. Se çfarë do Shqipëria në Afrikë? Unë nuk e di, mirë do të ishte të ishte fuqi e madhe, por është vend i vogël. Financat të shkojnë në ambasadat kryesore. Sot ka diplomatë të keqpaguar, që prezantojnë Shqipërinë, nuk ftojnë dot dikë për drekë apo për darkë pune në një lokal serioz. Diplomatët shqiptarë janë më të varfrit në rajon. Qeveria e sotme edhe e kaluara s’i ka trajtuar si duhet. Pse Kosova i paguan më lart? Hajde i diskutojmë realisht. Nuk i pranoj recitimet, që diplomatët shqiptarë janë trajtuar me një vlerë…ku janë vlerat? Është rritur rroga, është taksuar më shumë. Unë e di”- tha deputeti Alizoti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE