Connect with Us

“Anglia tregoi mëshirë për ne”, Astrit Hafizi: Nuk e di a e meritojmë vendin e tretë

Sport

“Anglia tregoi mëshirë për ne”, Astrit Hafizi: Nuk e di a e meritojmë vendin e tretë

Publikuar

-

/

Si gjithmonë kritik në fjalët e tij ish trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, që në përfundim të ndeshjes me Anglinë tha se kuqezinjtë duhet t’i gëzohen vendit të tretë, ndonëse pranoi se ka dyshime nëse e meritojmë apo jo atë pozicion.

“Nuk gjej fjalë për të analizuar këtë ndeshje. Unë nuk dua të bëj rolin e profetit, por le t’i gëzohemi vendit të tretë që kemi në grup, pasi ka shumë për të analizuar dhe shumë gjëra i kemi prekur edhe më herët. Edhe për vendin e tretë kam dyshime a e meritojmë apo jo. Kemi mposhtur dy herë Hungarinë, por edhe ajo ka bërë paraqitje mjaft të mirë.

LEXO EDHE:  Armando Broja thyen heshtjen/ Shikoni postimin e yllit shqiptar

Ishte keqardhje të shikoje Anglinë në pjesën e dytë të tregonte mëshirë për ne. Kush e pa ndeshjen, e vuri re që ata toleruan shumë në pjesën e dytë dhe ne nuk jemi në gjendjen që të kemi nevojë për këtë sjellje të kundërshtarit”, tha ndër të tjera Astrit Hafizi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Strakosha do largohet nga Lacio, Tare gati ta zëvendësojë me shokun e Bajramit

Publikuar

-

Lacio po mendon të sigurojë shërbimet e një portieri për sezonin e ardhshëm, me Strakoshën e Reinën që të dyve do t’i përfundojë kontrata në verë dhe nuk duket se do të rinovojnë.

Portieri i Empolit, Gulielmo Vikario, shihet si pasardhësi i gardianit shqiptarë në portën e Lacios. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të tera në Itali, por Lacio ndodhet në kryesim për shërbimet e tij.

LEXO EDHE:  “Ballkani zonë risku”/ Media gjermane: Kryeministri i Shqipërisë sulmon Jens Spahn

LEXO EDHE:  Rama “shpërthen” kundër kritikave/ A jeni në metro, a shikoni çfarë po ndodh rrotull?



Igli Tare duket se po mendon të bëjë merkato te Empoli, ku nëpërmjet portierit do tentojë dhe mesfushorin shqiptarë, Nedim Bajrami.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Talenti i Kombëtares U21 nga minuta e parë, Interi dhe Empoli bëjnë rotacion në Kupë

Publikuar

-

Inter-Empoli është sfida e 1/8 për Kupën e Italisë që do të luhet në orën 21:00. Zikaltërit janë favorit për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Inzaghi ka bërë rotacion duke lënë shumë titullarë pushim. Të njëjtn gjë ka bërë edhe Andreazzoli te Empoli që ka lënë në stol Ismajlin dhe Bajramin, ndërsa ka hedhur nga minuta e parë Asllanin, mesfushorin e Kombëtares U21.

LEXO EDHE:  “Ballkani zonë risku”/ Media gjermane: Kryeministri i Shqipërisë sulmon Jens Spahn

LEXO EDHE:  Ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë/ Ndryshime në listën e Rejas



INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranoçhia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zidane-PSG, zbulohet plani i milionerëve për në verë

Publikuar

-

Zinedine Zidane dhe PSG nuk janë thjesht miq dhe të njohur, por për pak kohë mund të jenë “çift”. Bashkimi mund të bëhet realitet në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e francezit kalon nga pankina e Parisit.

Drejtuesit e klubit i kanë bërë ofertë dhe në dhomat e zhveshjes e konsiderojnë të kryer diçka të tillë. Kryesuesit e Ligue 1 kanë nevojë për një revolucion total në aspektin sportiv. Në Paris duan të ndërtojnë të ardhmen edhe pa Mbappenë në ekip, për t’u shndërruar në një skuadër normale për sa iu përket shpenzimeve në aspektin ekonomik.



Dhe për të vendosur rregull në dhomat e zhveshjes duhet një dorë që menaxhon mirë kampionët. Zizu e ka bërë diçka të tillë me Realin e Madridit. Maurizio Pochetino me shumë mundësi do të shkojë te Manchester United.

LEXO EDHE:  Iku Mark Marku, por nuk ikën Gjekmarku

LEXO EDHE:  VIDEO/ Kamberi "show", sulmuesi i Kombëtares realizon gol fantastik në Angli

Këta të fundit kanë kërkuar informacione për argjentinasin dhe janë gati që ta afrojnë për të mbajtur edhe Cristiano Ronadon. Por e ardhmja e Pochetinos nuk ka aspak rëndësi për bosët e Katarit. Ata thjesht duan që Zidane të marrë drejtimin e skuadrës dhe janë të bindur që francezi është figura më e rëndësishme për të shmangur dramën për largimin e Mbappe.

LEXO TE PLOTE