LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Gjirokastër/ Policia jep detajet, si nuk iu bind urdhrit për ndalim i riu

12 Nëntor 2021, 20:31, Kronika CNA
Aksidenti në Gjirokastër/ Policia jep detajet, si nuk iu bind urdhrit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër mbrëmjen e sotme, ku edhe fillimisht u raportua për të plagosur.

Pas këtij aksidenti, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke sqaruar rrethanat.

Përmes një njoftimi, blutë e qytetit bëjnë me dije se shtetasit me iniciale A.K 20 vjeç i është bërë shenjë për ndalim, por i riu nuk i është bindur urdhrit duke rritur shpejtësinë e mjetit.

Ai dyshohej se trasportonte emigrantë të paligjshëm dhe për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën./CNA.al

Përplasen automjetet në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ Dyshohet për katër të lënduar

Lajmet e fundit nga