LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 vite pauzë/ Gledis Nano hap garën për gardat në Polici

12 Nëntor 2021, 17:33, Aktualitet CNA
4 vite pauzë/ Gledis Nano hap garën për gardat në Polici

Pas katër vitesh pauzë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka hapur konkurisn për gradat “drejtues i parë” dhe “drejtues” në Policinë e Shtetit.

Aplikimet janë të hapura nga data 10 nëntor dhe do të zgjasin deri në 30 nëntor, raporton gazetari Arsen Rusta për Report TV.

Kriteret për kandidatët janë vlerësimi i  aftësive individuale të punës, jo më i ulët se 70% të vlerësimit, gjatë kohës së qëndrimit në gradë; të jetë parashkruar masa disiplinore për shkelje të rëndë; të përmbushë kriterët për pozicionin e punës dhe të ketë përfunduar arsimin e lartë; të mos ketë filluar ndaj tij procedimi penal; të mos ketë procedim disiplinor etj.

Pak kohë më parë ishte Gjykata e Lartë ajo që hoqi përfundimisht praktikën e fitimit të gradave në policinë e shtetit, nga nënkomisar deri në nivelin Drejtues i Parë, me vendime gjykate. Sipas Gjykatës së Lartë, askush nuk mund të fitojë një gradë pa ju nënshtruar më parë konkursit me komisionin e ngritur nga policia e shtetit./CNA.al

Lajmet e fundit nga