LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani nxjerr zbuluar Bashën/ I ka shërbyer Ramës, kjo është prova

11 Nëntor 2021, 17:18, Politikë CNA
Ylli Manjani nxjerr zbuluar Bashën/ I ka shërbyer Ramës, kjo

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se Lulzim Basha i ka shërbyer kryeministrit Rama.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai kujton dosjet që Basha i shiti si prova që do faktonin manipulimin, por asgjë nuk shërbeu si provë.

?Meqë ra fjala te bllofi, Lulzim Basha nuk arriti të faktojë as edhe një votë të vetme të transformuar, vjedhur apo shitur tek Rama.

Asnjë!

Nga moria e atyre dosjeve që Luli na i shiti si prova që do faktonin manipulimin asgjë nuk shërbeu si provë.

Bllof e shkuar bllofit ishin ato dosje! Qëllimi ishte të justifikohej humbja sa të rizgjidhej Basha. Kaq!

Qeveria më shumë u tremb kur bojkotuan zgjedhjet lokale dhe ku u hap llafi që PD po fotografon, sesa me PD e Lulit pjesmarrëse zgjedhje.

E vetmja provë zyrtare që dimë është se si kandidatët e Bashës kishin i vjedhur votat njëri-tjetrit?

Nuk e dimë se cilin po ndihmon Rama, por qartësisht Luli i shërbeu Ramës?, shkruan Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga