LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trajneri i Anglisë befason me deklaratën: Shqipëria shumë e organizuar, ka mundësi për kualifikim

11 Nëntor 2021, 16:42, Sport CNA
Trajneri i Anglisë befason me deklaratën: Shqipëria shumë e

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që do të luajë ditën e nesërme me Shqipërinë. Në fjalët e tij, tekniku anglez nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë e Rejës, të cilët i vlerësoi maksimalisht.

?Stërvitja ka shkuar mirë, kemi disa mungesa të rëndësishme, por jemi mësuar me to tani. Jam shumë i lumtur me mënyrën sesi lojtarët janë stërvitur dhe janë gati për nesër. Nuk e kemi nënvlerësuam as Hungarinë, ata ishin shumë të mirë në mbrojtje. Jemi të fokusuar shumë për ndeshjen kundër Shqipërisë, duhet ta lëvizim shpejt topin pasi këto lloj ekipesh janë të organizuara mirë.

Ne e njohim Shqipërinë nga ndeshja e parë atje, por e kemi parë edhe nga takimet e tjera që ka zhvilluar në grup. Janë ekip shumë i organizuar, Reja ka zhvilluar një punë fantastike. Kanë ende disa shanse për t?u kualifikuar, nuk fokusohemi kurrë te një lojtari i caktuar, por te loja e tyre në grup. Po mendojmë diçka për të shpërthyer mbrojtjen e tyre?, ka thënë Southgate.

Lajmet e fundit nga