Connect with Us

Si mund të mbrojë BE kufijtë e jashtëm?

Aktualitet

Si mund të mbrojë BE kufijtë e jashtëm?

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ashpërsohet situata në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku mijëra migrantë presin të hyjnë në BE. Brukseli ndërkohë po përgatit sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Gjendja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë ashpërsohet. Pas disa kalimeve kufitare, Polonia detyroi të kthehen qindra migrantë në Bjellorusi. Sipas të dhënave nga Polonia është shtuar numri i refugjatëve në kufi në 24 orët e fundit. “Gjendja nuk është e qetë”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Grupe migrantësh përpiqen në të njëjtën kohë të “sulmojnë” kufirin polak. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e akuzoi Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” të mërkurën. E ngarkuara e OKB për refugjatët, Michele Bachelet e cilësoi situatën në kufi si “të padurueshme”. (E akt.)

Propozimi më i pazakontë për gjendjen në kufirin polak-bjellorus erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov të martën. Pse BE nuk do t’i japë “ndihmë financiare” Bjellorusisë për të penguar refugjatët që të shkojnë drejt kufirit me Poloninë, tha Lavrov. Këtë e ka bërë edhe në marrëveshjen e saj me Turqinë. Eurodeputeti konservator Markus Ferber e komentoi këtë me fjalët, se “Erdogani ishte shpikësi i kësaj strategjie johumane, kurse Lukashenko po përpiqet të bëjë një model “franchise”. Në kufijtë e jashtëm polakë do vendoset tani, nëse këto përpjekje për presion do të bëhen rrugë.”

Belarus Migranten im Grenzgebiet zu Polen Ushtarë polakë

Polonia forcon angazhimin politik

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki pas vizitës në zonën kufitare të Kuznicës, ku të martën u mbyll kufiri, ai shkroi në twitter. “Sot po vihet në rrezik stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE. Ky sulm hibrid nga regjimi i Lukashenkos drejtohet kundër nesh. Ne nuk do të trembemi dhe do të mbrojmë paqen në Europë me partnerët tanë në NATO dhe BE.”

Ministria e Mbrojtjes në Minsk u kundërpërgjigj dhe i quajti akuzat “ta pabazuara dhe të paprovuara” dhe akuzoi Poloninë se po i rrit qëllimisht tensionet. Të mërkurën Minsku fajësoi BE se e ka provokuar krizën e refugjatëve për të vendosur sanksione të reja kundër Minskut. “Kriza e refugjatëve u provokua nga vetë BE dhe shtetet fqinje të Bjellorusisë”, tha ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei gjatë vizitës në Moskë të mërkurën.

NATO-Sprecher James AppathuraiZëdhënësi i NATO-s, James Appathurai

NATO dënon Lukashenkon

Presidenti polak, Andrzej Duda kërkoi ndërkohë mbështetje tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai tha në një intervistë për Deutsche Wellen, se NATO është solidare me Poloninë. “Ajo që po ndodh aty është një fushatë e papranueshme nga ana e regjimit të Lukashenkos. Për këtë nuk ka dyshime. Mesazhi i Moskës dhe Minskut për këtë ‘problem humanitar’, se Polonia nuk po vepron në mënyrë humane është më shumë se hipokrit dhe cinik, sepse natyrisht ata e kanë krijuar fillimisht (këtë situatë).”

Sipas diplomatëve ideja e Polonisë është që të angazhohen më shumë anëtarë të aleancës për këtë krizë dhe të ushtrojnë presion ndaj vendeve në Lindjen e Afërt, ndryshe ajo rrezikon të shkallëzohet. Polonia nuk kërkon, sipas diplomatëve, ushtarë të NATO-s në kufi. Më së shumti ajo mund të drejtojë lutjen për një mision ndërkombëtar policie në këtë zonë. Vetë Polonia ka dërguar më shumë se 10.000 ushtarë në zonën e rrethuar për të penguar kalimin e refugjatëve. Sipas të dhënave të Varshavës janë 12.000-15.000 migrantë të grumbulluar në anën bjelloruse. Vëzhgues nga BE bëjnë fjalë për rreth 4000 refugjatë në rajon, shifra është shumë e vështirë të verifikohet.

BE kërkon sanksione të reja

Në verë BE vendosi sanksionet e fundit kundër regjimit të Lukashenkos, pasi një avion civil i Ryanair u detyrua për një ulje të detyruar, ku në bord ishte një kritik i njohur i regjimit. Sanksionet e atëhershme u vendosën kundër anëtarëve të qeverisë, zyrtarëve bjellorusë duke u ndaluar udhëtimet apo duke bllokuar xhirollogaritë e tyre, por u vendosën edhe sanksione ekonomike duke bllokuar eksportet bjelloruse.

Tani BE ka hequr lehtësimet për viza për zyrtarët dhe anëtarët e qeverisë bjelloruse. Përveç kësaj po zhvillohen konsultime për sanksione të tjera kundër personave apo organizatave, që janë të përfshira në kontrabandimin e migrantëve. Si për shembull agjenci udhëtimi, shoqëri fluturimi, si psh shoqëria Belavia, që pas sanksioneve nuk do mund të fluturonte më në BE.

Grenze Belarus Polen | Migranten-Lager

“Unë bëj thirrje për sanksione të zgjeruara edhe sanksione të mundshme ndaj shoqërive të treta të fluturimit”, deklaroi presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Europian, BE po shqyrton mundësitë e mbledh faktet duke analizuar psh fluturimet nga Maroku, Siria, Irani, Katari dhe vende të tjera të Lindjes së Afërt e të Mesme për të parë se si kontrabandohen refugjatët në Bjellorusi. Nga ana tjetër penalizimet e shoqërive të fluturimit duhet të kenë bazë të sigurtë ligjore, duhet të provohet, që ato kanë vepruar me qëllim. Të mërkurën ambasadorët e BE u konsultohen për këto masa, dhe vendosën krietere të zgjeruara sanksionesh, të cilat do të vendosen si paketë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të hënën e ardhshme.

Belarus Migranten im Grenzgebiet zu Polen

Europianët duhet të veprojnë, por si?

Ministri i Brendshëm në detyrë i Gjermanisë, Horst Seehofer është shprehur, se BE duhet të veprojë tani që të ndihmojë Poloninë në sigurimin e kufijve. Por Polonia e ka refuzuar deri tani ofertën e ndihmës së Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve, Frontex, me argumentin se ka policë e ushtarë në mënyrë të mjaftueshme. Kritikët thonë, se Varshava nuk do të vëzhgohet në veprimet e saj në zonën e rrethuar kufitare, sepse ka raportime për kthime të detyruara. Kritika për mospërzierjen e BE për zhvillimet në kufijtë e jashtëm vijnë nga Të Gjelbrit gjermanë, që po negociojnë për qeverinë e re. Zëdhënësja e grupit parlamentar, Katrin Göring-Eckardt tha se duhet t’i thuhet “jo kthimeve jodinjitoze”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  Franca po rishikon qëndrimin e saj/ Shtohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

LEXO EDHE:  “Shqipëria larg Europës”/ Dashamir Shehi: Qeveria është përgjegjëse, të mbajmë kokën nga Perëndimi



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Korrupsioni dhe kapja e shtetit rrezikojnë financimet e BE për Shqipërinë/ Duka: Këmbanë alarmi për Ramën

LEXO EDHE:  Korrupsioni dhe kapja e shtetit rrezikojnë financimet e BE për Shqipërinë/ Duka: Këmbanë alarmi për Ramën



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE