Connect with Us

Shevçenko ul pretendimet: Dua mbijetesën me Genoan

Seria A

Shevçenko ul pretendimet: Dua mbijetesën me Genoan

Publikuar

-

/

Pas pesë viteve te kombëtarja e Ukrainës vendosi të largohej dhe pak ditë më parë Andrij Shevçenko morri drejtimin e Xhenoas. Shumë i lumtur për skuadrën e re, ukrainasi dje është prezantuar në konferencë për shtyp. Lidhur me ambiciet në aventurën e parë si trajner në Serinë A, 45-vjeçari deklaroi:

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner. Xhenoa është një klub i rëndësishëm, ky është një projekt që më intereson dhe objektivi është mbijetesa në Serinë A. Për mua është një nder i madh pasi do të drejtoj klubin më të vjetër në Itali dhe kjo do të thotë diçka.

Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Skuadra duhet të përforcohet në merkaton e janarit. Duke folur me lojtarët, ndjeva se edhe ata donin të përmirësonin situatën. Mendoj se kjo skuadër ka disa karakteristika, ndoshta të përshtatshme për formacionin 3-5-2 ose 4-3-3”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Arbitri Serra shpërtheu në lot, Ibrahimoviç bën një veprim prej kampioni

Publikuar

-

Karriera e tij do të vazhdojë, por sigurisht që do të përndiqet gjatë nga ai gabim që bëri në ndeshjen Milan-Spezia duke mos lejuar avantazhin për kuqezinjtë pas faullit të Bastonit ndaj Rebic.

I rrënuar, i mërzitur dhe i zhgënjyer me veten. Kjo ishte gjendja shpirtërore e Marco Serras, arbitrit për të cilin është folur shumë në orët e fundit. Gazeta “Corriere della Sera” dhe mediat e tjera kanë zbuluar prapaskenën se kur arbitri shkoi në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer në lot duke e kuptuar gabimin që kishte bërë.

Ai madje e kuptoi që në fushë duke ngritur duart, por pastaj e kapi një gjendje shoku. E di shumë mirë që e pret ndonjë pezullim i gjatë për këtë gafë që bëri. Ky gabim ka marrë përmasa më të mëdha, edhe për faktin se Milani e humbi ndeshjen në fund dhe rrezikon të dalë përfundimisht nga gara për titullin.



Zlatan– Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka bërë një veprim prej kampioni duke i qëndruar pranë gjyqtarit dhe për ta ngushëlluar në këtë moment të vështirë. U tregua një zotëri i vërtetë dhe kjo gjë u vlerësua maksimalisht nga arbitri Serra.

Por edhe të tjerët si Paolo Maldini dhe trajneri Pioli nuk kanë dashur që të vendosin dorën në “plagën” e arbitrit dhe nuk e kanë kontestuar më pas fundit të ndeshjes. AIA dhe Rocchi (dizenjatori i arbitrave) i kërkuan falje menjëherë Milanit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Duket e kryer, Vedat Muriqi transferohet në Rusi

Publikuar

-

Vedat Muriqi është shumë pranë kalimi në Rusi, aq sa mediat turke e bëjnë fakt të kryer këtë gjë duke zbuluar dhe shifrat e transferimit.

Lajmet thonë se kosovari do të jetë pjesë e skuadrës së CSKA Moskës se bashku lojtarin e Lilës, Jusuf Jazicin. Operacioni pritet të jetë një huazim për 2.5 milionë euro dhe me të drejtë blerjeje për 8 milionë.



Për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim nga klubet, por tashmë dihet që Muriqi nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Lacios, Mauricio Sarri.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gafa e gjyqtarit, shoqata e arbitrave i kërkon falje Milanit

Publikuar

-

Shoqata e arbitrave kërkon falje Shoqata e Arbitrave italianë (AIA) i kërkoi falje Milanit për gabimet e arbitrimit të Marko Serras, i cili dje ishte nën vëzhgimin e Andrea Gervasonit, zëvendësdizenjator dhe për më tepër i pranishëm në tribunat e “San Siro”-s.



Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka qenë ky i fundit që i ka prezantuar faljet e AIA-s klubi kuqezi i cili nga ana e tij pranoi mungesën e keqdashjes në gabimet – edhe pse të rënda – të arbitrit dhe ka pranuar faljen.

LEXO TE PLOTE