LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia bllokon makinën e dyshimtë/ Sekuestron armë të ftohta dhe fishekë

11 Nëntor 2021, 09:34, Kronika CNA
Policia bllokon makinën e dyshimtë/ Sekuestron armë të

Një makinë e dyshimtë është bllokuar nga policia mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ?Ura e Shtrenjtë? në Shkodër. Gjatë kontrollit janë gjetur katër radio policie dhe 3 thika.

Policia ka vënë nën hetim në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit A.K. 36-vjeç, banues në Golem të Shkodrës.

?Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi në vendin e quajtur ?Ura e Shtrenjtë?, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga