Connect with Us

Përjashtimi i Berishës/ Duma: Do ishte hipokrizi nëse Basha do pyeste Kryesinë

Politikë

Përjashtimi i Berishës/ Duma: Do ishte hipokrizi nëse Basha do pyeste Kryesinë

Publikuar

-

/

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, është e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Real Story’, ku po diskutohet përjashtimi i Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non-grata.

Duma tha se Basha do të bënte hipokrizinë më të madhe në botë nëse do t’ia linte vendimin që të zgjidhte Kryesia me votë.

Sipas saj, Berisha nuk është përjashtuar nga PD-ja, por është pezulluar.

“Statusi i PD ndodhet në faqen zyrtare dhe ju mund ta shihni online. Ato masat që merr kreu i PD një anëtar një votë, për masën e pezullimit. Çfarë do të hidhte në votë Basha? Do t’i drejtohej anëtarësisë, apo kryesisë dhe do t’i thoshte; ‘na ka ardhur një kërkesë nga SHBA për përjashtimin e Berishës’, të cilat nuk janë bërë publike dhe që ai nuk i njeh dhe i ankimon. 5-6 fakte që Riker i ka thënë në zyrën e Bashës dhe me dy përfaqësues të tjerë ku unë skam qenë dhe që kanë ngelur në atë takim.

Çfarë të bënte Basha? Berisha këtë nuk e pranonte dhe e thoshte se do te çonte në gjyq, apo të parashtronte anëtarëve që jeni me SHBA apo me Berishën?! Si ka mundësi që kryetari s’merrte dot këtë përgjegjësi, por ia kalonte atë Kryesisë?! Është normale që Basha dhe Berisha të këshilloheshin, ku ishte realitet i përhershëm. Por për këto këshilla nuk u pyet Kryesia. Dhe tani që çështja të shkonte te përjashtimi, Basha të thoshte se s’jam përgjegjës për këtë vendim, po merreni ju! Faktet nuk t’i jep kush (provat e SHBA ndaj Berishës) DASH nuk vjen me një dosje dhe thotë kjo është dosja hetimore, por citon disa referenca.

LEXO EDHE:  Berisha: Edi Rama është vet koka e krimit, hedh poshtë denoncimin nga DASH

Nuk është bërë përjashtimi i Berishës, por pezullimi i tij. Mund të ishte një skenar tjetër, deputet i Kuvendit, por pjesë të grupit. Nuk i është hequr kjo e drejtë Berishës. S’e di se si mund të maksimizohej marrja e vendimit në këtë mënyrë. Sot perceptimi është se në partitë shqiptare s’ka demokraci.

Nëse nuk do tëe ishte ky rezultati i votimit; ne nuk duam SHBA, por duam këtë problem, por a do të ishte PD duke u përballur me këtë problem. Ky nuk është Brexit me referendum, por e ka marrë SHBA. Ai të ka thënë; nëse Berisha është këtu, nuk kemi marrëdhënie me ju. Nëse ndodhte e kundërta, do të kishte zero shanse për të ardhur në pushtet. Për mua po t’ja jepte vendimin anëtarësisë, do të bënte hipokrizinë më të madhe në botë”, shtoi Duma./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthim tritoli në shtëpinë e Dukës/ Reagon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e Armand Dukës në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se pushteti në vendin tonë ka degraduar për aq kohë sipas tij kur përdor çdo formë për të uzurpuar çdo institucion.



LEXO EDHE:  “Kush je ti që vendos në emrin tënd?!”/ Topalli vë Bashën me ‘shpatulla pas muri’

Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“6 marsi, test për Foltoren dhe Bashën”/ Mustafaj nuk përjashton një marrëveshje të mundshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur për zgjedhjet e pjsshme lokale të 6 marsit, për të cilat u shpreh se , do të jenë një test për “Foltoren” e Sali Berishës si dhe për kreun e PD Lulzim Basha.

I ftuar në “Radarin Informativ” ai tha se ‘këtë test’ nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat”, tha ai.

Por a ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës sipas Mustafaj.



“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

LEXO EDHE:  Berisha: Era e kokës së peshkut të qelbur po kutërbon edhe në Bruksel

LEXO EDHE:  "Rikthehen fenerët dhe llampat e vajgurit!"/ Ishulli i Lezhës çdo ditë pa drita!

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhënia me Berishën/ Meta: Ai i njeh mirë rregullat e lojës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar marrëdhenien e tij me ish kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha në një intervistë për media se ka një marrëdhënie të mirë në distancë. Presidenti theksoi se me Berishën ‘ke dëshirë të bashkëpunosh”, pasi sipas Metës, ai i di rregullat e lojës.



“Marrëdhëniet me Berishën janë të mira në distancë sepse kam kohë pa e takuar, por kanë qenë të mira sepse me Brishën ke dëshirë të luftosh, të bashkëpunosh, është një njeri që i njeh rregullate lojës”, tha Meta./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE