Connect with Us

“Peng-kryetarin e ka zënë paniku”/ Noka: Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve

Politikë

“Peng-kryetarin e ka zënë paniku”/ Noka: Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka , në një deklaratë për mediat ka deklaruar se janë dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për mblehdjen e Kuvendi Kombëtar.

Noka shprehet se Lulzim Basha në sytë e demokrtaëve është një peng kryetar. Gjithashtu noka ka bërë me dije se vijojnë ende të mblidhen firma dhe pritet që numri të kalojë mbi 5000 firma.

Pengkryetarit i kanë mësuar një gjë mënyra më e mirë për tu mbrojtur është të sulmosh. Shqiptarët e dinë se kush është pengu dhe kush është peng i Ramës për tetë vite.

LEXO EDHE:  “Përfaqësuesit e PD kundër vaksinimit të moshuarve”/ Rama: Janë talebanë

Të gjitha qartësisht e paraqesin Bashën në sytë e demokratëve një peng kryetar. Ka dhe një ministër të shuarjes që quhet Basha dhe paguhet nga qeveria. Është një pakicë. Demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre në firmat e delegatëve. Po vazhdojnë ende të mblidhen.

Shifrat do të kalojnë shifrën 5 mijë. Paniku që e ka zënë peng kryetarin duket tek histeria si flasin dhe si sulmojnë. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve”, është shprehur Noka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk ka rregullore që na përjashton”/ Noka: Balla, zëdhënësi i Bashës

Publikuar

-

Nga

cna politike

Deputeti Flamur Noka ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Në një intervistë për media, Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në Parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.



Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunimi ka filluar në 17 maj 2017”/ Spaho “zbërthen” marrëdhënien Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Për deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, Lulzim Basha po mbrohet nga mazhorancë, e sipas tij ky është vazhdimi i bashkëpunimit që ka filluar në takimin e fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në 17 maj 2017.

Në një intervistë televizive, Spaho deklaroi se në seancën e parë për këtë vit në Kuvend, rolin e zëdhënësit të Bashës e luajti Taulant Balla.



Unë figuroj deputet i PD. Ngjarja e ndjeshme ishte në vazhdën e përjashtimeve që ka filluar Basha nga gjoja PD pasi nuk është më as kryetar. Përkrah ka maxhorancën. Ajo që e ndihmoi më 8 janar të fuste grupe kriminale në seli, iu gjend edhe ditën e djeshme. Ky është bashkëpunim që ka filluar nga 17 maji i vitit 2017. Veprimet e kryetares së Kuvendit në mbështetje të Bashës dhe veprimi i turpshëm i Ballës si zëdhënës i Bashës. Askush nuk dha shpjegime, por u mjaftuan me shpjegimet e Ballës”, tha Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi “injoron” Bashën/ Nuk përfaqëson bllokun opozitar, ka humbur 3 palë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar krizën që ka kapur PD dhe sjelljet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, Shehi u shpreh se Basha nuk përfaqëson më bllokun opozitar, pasi sipas tij ai ka humbur 3 palë zgjedhje. Për kreun e LZHK, beteja nuk është mes njëri-tjetrit, por përballja me Edi Ramën.



Protestën e 8 janarit nuk e konsideroj fare normale, si në raport me ata që vijnë me shkallë, po ashtu edhe ata që mbërthehen me trapan e fikse zjarri. E kanë mbingarkuar me simbolikë boshe, gjë që tregon një naivitet për të marrë godinën sikur të jetë kalaja e Krujës. Lulzim Basha nuk e ka inercinë për të udhëhequr bllokun opozitar, pasi ka humbur zgjedhjet 2-3 herë. Detyra jonë nuk është të godasim njëri-tjetrin, por të përballemi me Edi Ramën”, tha Shehi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE