Connect with Us

Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë “shuplakë” qeverisë

Aktualitet

Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë “shuplakë” qeverisë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë një reagim të fortë kundër projektligjit për Paketën Fiskale 2022.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço thekson se një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim për ndryshimet dhe së dyti koha e vënë në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme që grupet teknike të zhvillojnë një analizë të plotë për të prodhuar komente të detajuara për draftin.

U thye angazhimi publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet“. Gjithashtu Dhoma Amerikane rekomandon nisjen nga puna për hartimin dhe konsultimin e një ligji të ri për Tatimin mbi të Ardhurat, që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit.

Thyerja e angazhimit publik për një paketë fiskale të qëndrueshme me ndërhyrje të paktën njëherë në katër vjet. Pasi komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike.

Shkelja e Përsëritur e Afateve të Ligjit mbi Konsultimin Publik. Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, i cili i kërkon autoriteteve shtetërore t’i ofrojnë palëve të interesuara një periudhë kohore të përcaktuar për të shqyrtuar dhe ofruar rekomandimet e tyre në lidhje me projektligjin/et e propozuar.

Për arsyet e mësipërme, Dhoma Amerikane kërkon shtyrjen e afatit të projektligjeve, nëpërmjet zbatimit te ligjit nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”, duke i lënë mundësi grupeve të interesit të ushtrojnë të drejtën e tyre duke u njohur me përmbajtjen e ligjit dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e tij. Në vijim, Dhoma Amerikane shpreh bindjen se projektligjet kanë nevojë për përmirësim, i cili do të mundësohej pas reflektimit të rekomandimeve të komunitetit të biznesit. Një pjesë e problematikës është e bashkëngjitur.

Gjithashtu, Dhoma Amerikane rekomandon nisjen nga puna për hartimin dhe konsultimin e një Ligji të Ri për Tatimin mbi të Ardhurat, që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare dhe kombëtare të kontabilitetit. Periudha 4-vjeçare në dispozicion të një ligji të ri të tatimit mbi të ardhurat, do i jepte mundësi grupeve të punës të unifikonin taksimin e pagamarrësve dhe personave fizikë e tregtarë. Kjo ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar të biznesit, i cili do sillte një frymë të re në Investimet e Huaja Direkte, harmonizimin me standardet ndërkombëtare dhe krijimin e kushteve për uljen e informalitetit.”-thuhet në reagim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lazarati vazhdon i izoluar/ Tritan Shehu jep alarmin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka dhënë alarmin shembja e urës mbi Drino ka izoluar banorët e Lazaratit.

Sipas tij , një situatë e tillë është paralajmëruar më herët, por askush nuk ka reaguar

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

 Një gjendje kjo e paralajmëruar dhe e para-prirë nga të tjera shkatërrime e lënë pa zgjidhje.

Shembja e urës mbi Drino bllokon krejtësisht ata banorë, bagëtinë e tyre, lidhjet me fushën e tokat bujqësore, lëvizjet normale.

 Edhe ajo pak infrastrukturë e vjetër e primitive, larg standarteve, në vend që të përmirësohet, rinovohet, lihet të degradojë plotësisht.



 Aktualisht nuk ka asnjë urë lidhëse, megjithëse aty kalojnë dy rrjedhje lumore”, shkruan Shehu në rrjete sociale.

Sipas tij, kjo jo vetëm shkatërron ekonominë, por rrezikon rëndë dhe jetën e banorëve, kur edhe viktimat nuk kanë munguar në kohë, si pasojë e gjendjes katastrofale aty.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Rudina Hajdari/ Qeveria po hesht para kërkesave të naftëtarëve

LEXO EDHE:  Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!

“Këta banorë fisnikë të lënë pa punë, ky fshat vlerash e traditash i lënë pa kujdes, pa përmirësim a ndërtim infrastrukturë, tashmë është venë në pozita edhe më të vështira për mbijetesë.

 Qëllimi diabolik i këtij regjimi është vetëm t’i detyrojë ata të largohen.

 Një politikë dhe një hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banorëve të kulturuar, të pa lëkundur në parimet e tyre për punë, drejtësi, demokraci dhe ndershmëri.

Vetëm të bashkuar në një opozitë të fortë do të mund të përballojmë këtë regjim anti vlerash”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Acari “mbërthen” Dibrën/ Probleme me furnizimin me ujë dhe fshatra pa energji

Publikuar

-

Nga

Dibra është një ndër zonat që ndodhet nën pushtetin e temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë.

Gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet. Zonat e thella të Lurës, Selishtës,Reçit, Luznisë, Sllovës, dhe Kalasë së Dodës janë të izoluara, dhe prej 72 orësh një pjesë e tyre janë edhe pa energji elektrike, raporton ABC Neës.

Raportohet se për shkak të motit të keq vijojnë që të jenë pa energji elektrike 3 Njësi Administrative në Bulqizë, Krasta, Ostreni, Trebishti dhe fshati i Tërnovës.

Ndërkohë për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë është pa ujë të pijshëm, për shkak se tubacionet kanë ngrirë si pasojë e temperaturave shumë të ulëta.

LEXO EDHE:  Të (pa)prekshmit/ Mendësia e asaj që po na servir politika

LEXO EDHE:  Lëreni Ilir Metën të bëjë fushatë për LSI!

Situata rrugore është përmirësuar, por gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm, pasi ka ngrica.



Policia apelon për përdorimin  e gomave të dimrit dhe zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme, dhe të reduktojnë shpejtësine.

Aksi Peshkopi – Tiranë kalohet pa probleme, por duhet të tregohet kujdes në baypasin e Murrizit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë,

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi me zinxhirë nga Ura e Veleshicës drejt Vasies,

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi pjesërisht me zinxhirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Temperatura nën 0 gradë, ngrica dhe akull/ ARRSH apel drejtuesit të automjeteve

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, pork jo situatë nuk ka sjellë probleme me qarkullimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuat kanë qenë nën 0 gradë celcius.

LEXO EDHE:  Bizneset në krizë nga pandemia/ PAA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

LEXO EDHE:  “Ky është krim”/ “Shpërthen” ish-ministri i Ramës: Po na sundojnë “dashnorët” e ndërkombëtarëve



“Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugorem  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE