Connect with Us

Nuk u stërvit në “Wembley”, ja ku po përgatitet kombëtarja para ndeshjes me Anglinë

Kombëtare

Nuk u stërvit në “Wembley”, ja ku po përgatitet kombëtarja para ndeshjes me Anglinë

Publikuar

-

/

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do të përgatitet për ndeshjen me Anglinë në vend të “Uemblit”, në një kampus universitar.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht në ditën para ndeshjes, përfaqësuesja shqiptare nuk është përgatitur në stadiumin ku do të luhet sfida, por stërvitjen e fundit e ka zhvilluar në një fushë që nuk i përngjason një stadiumi të mirëfilltë.

Kuqezinjtë zhvillojë stërvitjen e fundit në “Brunel University Sports Park” të Universitetit Brunel të Londrës.

Ky është një kampus universitar i hapur i cili ka disa fusha dhe ku aktualisht, përveç kuqezinjve, po stërviten edhe studentë apo persona të tjerë.

Padyshim, një përgatitje aspak optimale për një ndeshje si ajo shumë e rëndësishme ndaj Anglisë e cila mund të përcaktojnë rrugëtimin drejt Botërorit 2022.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Nuk pëlqehet nga Reja, Ivan Balliu zgjidhet lojtari i muajit te Vallecano

Publikuar

-

Ivan Balliu ka qënë një nga lojtarët më të mirë të Rayo Vallecanos në pjesën e parë të sezonit. Mbrojtësi i krahut ka qënë vendimtar, duke ndihmuar ekipin që të jetë stabil në prapavijë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare është zgjedhur si lojtar i muajit dhjetor, në votimin e bërë nga tifozët e Rayos. Edhe pse 30 vjeçari nuk pëlqehet shumë nga trajneri kuqezi Reja, në ekipin e La Liga janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Balliu ka luajtur 19 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar 1 gol dhe ka assistuar 1 herë. Rayo Vallecano po i habit të gjithë këtë sezon, ku prej në luftën për mbijetesë, e sheh veten në vendin e shtatë me 31 pikë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Hap i madh i karrierës, mbrojtësi i Kombëtares U-21 firmos në Serinë B

Publikuar

-

Një tjetër futbollist shqiptar bëhet pjesë e Serisë B, cila është kthyer në këto vite në një trampolinë të rëndësishme për shumë lojtarë. Serxhio Kalaj, mbrojtësi i Shqipërisë U21, është zyrtarisht lojtari më i ri i Frosinones, një ekip i cili ka ambicie që të kthehet përsëri në Serinë A.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Twitter”. Kalaj do të firmosë një kontratë deri në 30 qershor të 2026.

Kalaj ka qenë për disa vite pjesë e akademisë së Lacios nga ku u dha fillimisht huazim te Groseto, e së fundmi u transferua përfundimisht te Karrarese në Serinë C. Ai ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në edicionin aktual.

Frosinone aktualisht ndodhet në vendin e 8 në Serinë B me 28 pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nga kombëtarja te finalja e Conference League, FSHF zbardh eventet e vitit 2022

Publikuar

-

Kombëtarja shqiptare e të gjitha moshave do të luajnë ndeshje shumë interesante, por dhe impenjative përgjatë vitit 2022. FSHF-ja ka nxjerrë kalendarin e plotë të ndeshjeve, ku përveç Kombëtares së parë dhe moshave, vlen për tu theksuar se në vendin tonë do të mbahet dhe finalja e Konferencë Ligës.

Gjithçka do të nis me dy ndeshje miqësore të Kombëtares U-17 të drejtuar nga Ervin Bulku, që do të përballet me Italinë U-17 në Koverçano, në datat 22 dhe 24 shkurt. Muaji mars rezervon disa data të rëndësishme, që shënojnë edhe fillimin e disa kompeticioneve zyrtare të UEFA-s për përfaqësueset e moshave.

Kombëtarja U-17 e femrave do të luajë tre sfidat e Europianit U-17 përkatësisht ndaj Azerbajxhan (08 mars 2022), Skocisë (11 mars 2022) dhe Maqedonisë së Veriut (14 mars 2022). Të treja këto sfida do të luhen në Shqipëri, teksa UEFA ia ka besuar FSHF-së organizimin e ndeshjeve të grupit.

Më pas është radha e Kombëtares U-21 që të zhvillojë dy ndeshjet e eliminatoreve të Europianit U-21 ndaj Çekisë më 25 mars dhe Anglisë më 29 mars. Më datat 26 dhe 29 mars, Kombëtarja A do të zhvillojë dy miqësore me peshë respektivisht ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Në prill është radha e Kombëtares U-19 për femra që të luajë tre ndeshjet e eliminatoreve të Europianit U-19 duke sfiduar Izraelin (5 prill 2022), Qipron (8 prill 2022) dhe Turqinë (11 prill 2022). Po në prill Kombëtarja shqiptare e futsallës do të jetë e impenjuar në Paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është shortuar në Grupin E dhe përballë do të ketë Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Turneu paraeliminator do të zhvillohet në muajin prill në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, ndërsa çiftet e ndeshjeve mbeten për t’u përcaktuar. Ky muaj do të mbyllet me ceremoninë e titullit kampion të kampionatit të femrave 2022.

Muaji maj do të kulmojë me ngjarjen më të madhe futbollistike të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Finalja e parë historike e turneut më të ri të UEFA-s, Europa Conference League do të luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 25 maj. Një event gjigand që do ta sjellë Shqipërinë në qendër të vëmendjes botërore për disa ditë më radhë e që do të sjellë në kryeqytet tifozë e personalitete nga e gjithë Europa.

Po në maj do të zhvillohen edhe ceremonitë e shpalljes së skuadrave kampione në kampionatet “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, finalja e Kupës së Shqipërisë si edhe kampionët e moshave.

Në qershor Kombëtarja do të nisë rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Nations League, teksa në harkun e dy javëve të para të muajit do të zhvillojë ndeshjet ndaj Izraelit, Islandës dhe dy herë me Rusinë.

Pas sfidës tradicionale të Superkupës në muajin gusht, ku përballë do të vihen fituesit e kampionatit me fituesit e Kupës së Shqipërisë, futbolli ndërkombëtar rikthehet në shtator me sfidat e fundit të Kombëtares në Nations League ndaj Izraelit e Islandës.

Po në shtator Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjet e grupit 7 në eliminatoret e Europianit 2022-2023, ku përballë do të ketë Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë. Ndeshjet e grupit do të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.

Në tetor, është radha e Shqipërisë U-17 të nisë aventurën e saj në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti e ka vendosur Kombëtaren shqiptare në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin me ndeshjet e kualifikueseve që do të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022.

KALENDARI  I PLOTË

Shkurt

Ndeshje miqësore, Itali U17 – Shqipëri U17, 22 shkurt 2022

Ndeshje miqësore, Itali U17 – Shqipëri U17, 24 shkurt 2022

Mars

Europiani i moshës U-17 për femra, Shqipëri – Azerbajxhan, 08 mars 2022

Europiani i moshës U-17 për femra, Skoci – Shqipëri, 11 mars 2022

Europiani i moshës U-17 për femra, Maqedoni e Veriut – Shqipëri, 14 mars 2022

Eliminatoret e Europianit U-21, Shqipëri – Republika Çeke, 25 mars 2022.

Eliminatoret e Europianit U-21, Shqipëri – Angli, 29 mars 2022.

Ndeshja miqësore Spanjë-Shqipëri, 26 mars 2022.



Ndeshja miqësore Shqipëri-Gjeorgji, 29 mars 2022.

Prill

Europiani i moshës U-19 për femra, Izrael – Shqipëri, 05 prill 2022

Europiani i moshës U-19 për femra, Shqipëri – Qipro, 08 prill 2022

Europiani i moshës U-19 për femra, Shqipëri – Turqi, 11 prill 2022

Ceremonia e titullit kampion të Kampionatit të Femrave 30 prill 2022.

Maj

Finalja e UEFA Europa Conference League 25 maj 2022.

Ceremonia e titulli kampion i Kampionatit “Abissnet Superiore” 27.05.2022.

Finalja e Kupës së Shqipërisë 31 maj 2022.

Ceremonia e titullit kampion i Kampionatit Kategoria e Parë 07 maj 2022.

Ceremonia e titullit kampion i Kampionatit Kategoria e Dytë 01 maj 2022.

Qershor

Ndeshja e Nations League, Shqipëri – Rusi, 02 qershor 2022

Ndeshja e Nations League, Islandë – Shqipëri, 06 qershor 2022

Ndeshja e Nations League, Shqipëri – Izrael, 10 qershor 2022

Ndeshja e Nations League, Rusi – Shqipëri, 13 qershor 2022

Eliminatoret e Europianit U-21, Angli – Shqipëri, 07 qershor 2022.

Eliminatoret e Europianit U-21, Shqipëri – Kosovë, 14 qershor 2022.

Shtator

Ndeshja e Nations League, Izrael – Shqipëri, 24 shtator 2022

Ndeshja e Nations League, Shqipëri – Islandë, 27 shtator 2022

LEXO TE PLOTE