Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Opinione

Nga Andi Bushati/ Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Publikuar

-

/
cna lajme politik

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagrante në konfliktin e një organizate politike, aq sa për nga brutaliteti dhe arroganca do t’ia kishte zili dhe pasardhësi i saj i largët Rajerson, që mbërriti në Shqipëri menjëherë pas rënies së komunizmit.

Që nga koha e këtij të fundit, në këtë vend, është bërë pothuajse normalitet që diplomatët amerikanë të përzihen në punët e brendëshme të një shteti sovran, madje duke u angazhuar si palë në garën mes forcave politike që luftojnë për pushtet. Sa për hir të historisë sonë të veçantë në marrëdhëniet me SHBA-në, po aq edhe për një mentalitet shqiptar, që imponon kërrusjen përpara perandorive, qofshin ato otomane, ruse apo kineze, një gjë e tillë është konsideruar nga shumica si normalitet.

Kërkush nuk ka tentuar, ta shohë këtë si një padrejtësi, apo si një shkelje të nenit 41 të Konventës së Vienës, që i ndalon diplomatët e akredituar në një shtet ta kalojnë limitin e ndëhyrjes së tyre. Madje edhe kur ky nen i famshëm, u bë lajm nga regjimi autokratik i Erdoganit, që i detyroi dhjetë shtetet më të rëndësishme të perëndimit të zbytheshin nga qëndrimet e tyre kundër burgosjes së opozitarit turk Osman Kavala, askush nuk tentoi të hiqte një paralelizëm me qasjen simetrike që ambasadorët e këtyre vendeve duhet të mbanin edhe tek ne.

Por, këtë herë, ky limit i përdhosur prej kohësh u shty edhe më tej. Ambasadorja amerikane kapërceu edhe një kufi, duke u bërë palë jo më në punët e një vendi, por edhe në sherrnajën e brendëshme të një partie politike si PD-ja.

Intervista e saj e kërkuar enkas në Top Channel, pikërisht në ditën që Sali Berisha do shpallte mbledhjen e 4200 firmave dhe 24 orë pasi ish shefi i shërbimeve sekrete të presidentit Trump, Grenell, pohoi se nuk kishte parë gjatë detyrës së tij prova për shpalljen “non grata” me lobimin e Soros, ishte një mbështetje e hapur për njërin grup demokratësh, në dëm të tjetrit.

Edhe këtu, në pamje të parë, duket sikur nuk ka asnjë problem të madh, për sa kohë asnjëra nga palët, madje as ajo e dëmtuara, nuk u ankua për shkeljet që diplomatët amerikanë u bëjnë angazhimeve që shteti i tyre ka marrë ndërkombëtarisht. Në mendjet e të gjithëve, në Shqipëri, është ngulur ideja fikse se Amerika është mbi ligjin.

Prandaj, edhe analiza që duhet bërë nuk është në rrafshin moral, se sa ka të drejtë të ndërhyjë ambasadorja, po se sa efikasitet ka hapi që ajo hedh.

Edhe në këtë prizëm, shfaqja brutale e Yuri Kim ishte e panevojshme, mendjelehtë dhe jo efikase. Nëse qëllimi i saj i dukshëm ishte që të merrte anë pro Bashës dhe kundër Berishës, duhet pranuar se ndikimi i saj në këtë qerthull mund të jetë pranë zeros. Dhe jo për shkak të fajeve të PD-së, por si rrjedhojë e qëndrimeve të mbajtura nga ambasada amerikane prej kohësh.

LEXO EDHE:  Video-Luli nuk ndalet/ Perla e radhës: 50 minus 10, baras 2

Në mendësinë e një votuesi të PD, ambasada amerikane është ngulitur si një faktor mbështetës për regjimin e Ramës. Kur i ka parë përfaqësuesit e saj t’i tregojnë se: lufta e Saimir Tahirit ndaj drogës është një histori suksesi; Se reforma në drejtësi po përparon pa u kapur politikisht nga regjimi; Se zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë një hap përpara, ndonëse Venecia i konsideroi në shkelje të ligjit themeltar të shtetit; Se Rama ka të drejtë të shkojë përtej marrëveshjes së 5 qershorit me garanci amerikane; Se ai e fitoi në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme 25 prillin dhe është një kryeministër legjitim, pra, kur i ka dëgjuar të gjitha këto, një militant demokrat e ka të vështirë të bindet se po i thuhet e njëjta e vërtetë me atë që ai beson. Ai është i prirur ta pranojë ndershmërinë e goditjes ndaj Berishës, kohën dhe mënyrëm me të cilën u ekzekutua ajo, po në të njëjtën masë sa ka pranuar edhe ato që u përmendën më lart.

Prandaj në këtë kuptim dhe nga ana pragmatike, ndërhyrja e Ambasadores Kim është krejtësisht e pa efektshme. Ajo është një lëvizje e çorodtitur që kapërcen normat e lejuara për një diplomat, pa arritur të krijijojë efekt. Ajo i ngjan një marshimi moskokçarës elefanti në një butik kristalesh, pa u merakosur për pasojat që lë pas.

Natyrisht, kjo mungesë inteligjente kalkulimi është pasojë e aktit të pamenduar, jo proporcional dhe jo simetrik në arenën politike, që u bë me non grata-n e Berishës.

Ky vendim që ka ngjallur habinë dhe përçmimin edhe të diplomatëve europianë, që është shndërruar në objekt tallje për ata që e shohin korrupsionin vetëm tek një lider i dalë në pension, ndërkohë që pozojnë çdo ditë me të tjerët që kanë vjedhur para publike, duke fallcifikuar dokumenta të shtetit amerikan, i ka futur në ngërç diplomatët e SHBA në Tiranë. Duket sikur ata vazhdojnë të gabojnë në vijimsi, në një përpjekje sizifiane për të korrigjuar gabimin fillestar. Dhe më e keqja është se sa më shumë tentojnë, aq më shumë dështojnë. Prova është se falë tyre dhe për të keqen e pjesës më të madhe të shqiptarëve, sa më tepër që ata po e luftojnë Berishën aq më shumë po rritet ai brenda PD-së. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Lulzim Basha apo një Bashar al-Asad..???

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Rudin Sata 

Kur i qëndron besnik parimeve dhe së vërtetës….!!!

Kur nuk lejon që rrymat egocentriste të dominojnë mbi dinjitetin tënd…

Edhe i vetëm të jesh kur i thua këto të vërteta, ja që vjen një ditë edhe koha ai gjykatësi më i mirë, të jep plotësisht të drejtë.

Ja ku jemi sot…!!!!

Demokratët reflektuan…!!!

Demokratët u zgjuan nga gjumi letargjik dhe kuptuan që po shikonin vetëm ëndrra të bukura nga njeriu-vampir.

1)Ne duhet të shkojmë në shtëpinë e lirisë të gjithë sëbashku, ashtu si qytetar dhe demokratë të vërtetë dhe aty live në sy të kamerave të grisim kartën e anëtarësisë, e cila mban emrin dhe firmën e tradhtarit…!!!

LEXO EDHE:  PD zbardh skenarin mafioz/ Si po manipulohet hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Ish-themeluesi i PD: Berisha të ndihmojë që në Kongres të zgjidhet një kryetar i ri



2)Ne…duhet të shkojmë që t’i tregojmë mbarë opinionit botëror se dyert e Partisë Demokratike janë të blinduara dhe se aty qëndron i bunkerizuar Bashar al Asad-i.

3)Qëndroni aty me flamurin kombëtar dhe flamurin e PD-së në duar dhe këndoni himnin kombëtar…

Dhe lereni djallin qe ka hyre brenda ashtu si shejtan.

4)Shkoni aty dhe ndizni nga një qiri…për të larguar shpirtrat e këqinj…!!!

5)Shkoni aty dhe hidhni tufa me lule .

6)Ajo godinë është pushtuar nga djalli dhe ka nevojë për egzorxizma…!!!

Vetëm kështu duke e kthyer atë ditë si një ditë feste…do shikoni se djalli do të dali nga shtëpia…!!!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shqiptarët të abuzuar tashmë edhe mediatikisht

Publikuar

-

Nga

Nga Mentor Kikia 

Kemi dëgjuar për abuzimin seksual.

Kemi dëgjuar për abuzimin fizik.

Padyshim që kemi edhe abuzimin financiar, në rastet kur ata që kanë në dorë para publike, i vjedhin për hesap të vet.

Por së fundmi unë mendoj se kemi edhe një formë abuzimi masiv të shqiptarëve, të të gjitha moshave. Ky është abuzimi mediatik.

Çfarë është abuzimi mediatik?

Bombardimi që u bëhet njerëzve me të gjitha llojet e lajmeve dhe opinioneve, nga mëngjesi në mëngjes, me të vërteta e të pavërteta, me trillime, akuza, sharje…

Me të vërteta të frikshme që thuhen dhe nuk shkaktojnë asnjë reagim.



Me të pavërteta po kaq të frikshme që thuhen, dhe sërish asnjë reagim.

Me njerëz të paguar që kërkojnë të të bindin se e vërteta dhe e drejta është vetëm ajo që mendojnë ata.

Me skenare dhe trille që trondisin mendërisht të madh e të vogël.

Me njerëz të rrjedhur e pjerdhur nga shëndeti mendor dhe mosha, që çfarë u prodhon imagjinata e tyre e thonë para kamerave….është një lloj terrorizmi psikologjik që ushtrohet rregullisht.

LEXO EDHE:  Ish-themeluesi i PD: Berisha të ndihmojë që në Kongres të zgjidhet një kryetar i ri

LEXO EDHE:  PD zbardh skenarin mafioz/ Si po manipulohet hetimi i vjedhjes së zgjedhjeve

Ky njeriu në foto, ai që bridhte me “çontën” e zezë nëpër studio e paralajmëronet se kishte sekretet e botës aty, ai që hynte natën në drejtorinë e tatimeve të kontrollonte serverat, mendon se në 8 janar do të vriteshin 4 deputetë të PD, bën edhe një listë madje se kush ishin viktimat e planifikuara. Dhe ky gjen kamera që i drejtohen ta thotë publikisht këto.

Nëse ky njeri ka informacion se atë ditë kishte një plan për të vrarë Alibeajn, Salianjin, Grida Dumën dhe Gazmend Bardh, duhet të thërritet urgjent në prokurori. Nëse në prokurori nuk e merr njeri seriozisht, si është e mundur që i drejtojnë mikrofonin dhe ai lëshon kësi deklaratash?

Një Spartak tjetër, natë e ditë, flet për NATO-n dhe FBI-në që pritet të zbarkojnë nga ajri dhe deti, që të vënë rregull në Shqipëri. Që do të vijnë Rambot dhe do të marrin me helikopter Berishën dhe Metën. Pastaj Rama do të ikë vetë dhe shqiptartët do të shpëtojnë….

O Zot, mirë hajdutët, por s’na lënë rehat as budallenjtë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Berisha, “bekimi dhe mallkimi” i Lulzim Bashës!!!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej muajsh tashmë diskursi politik dhe mediatik dominohet nga “lufta” Berisha-Basha, një luftë e cila e parë nga kënvështrime të ndryshme duket herë qesharake, herë dramatike dhe herë hipokrite.

Qesharake duket në sytë e socialistëve sehirxhinj e të vetëkënaqur të cilët, pas çdo skenari dualizmi të lidershipit të PD-së, mirazhojnë kohëzgjatjen e ëndrrave të tyre për një pushtet të pashtershëm.

Dramatike duket në sytë e demokratëve të thjeshtë të cilët kanë shpresuar gjithmonë në një demokraci funksionale dhe shtet ligjor, pa interesa personale për ofiqe e karike por me një ëndërr për një shqipëri vertet europiane.

Hipokrite duket në sytë e atyre demokratëve që prej vitesh kanë dhënë çdo gjë për partinë demokratike. Kanë shpenzuar energji, kohë, djersë e mund që ky vend të drejtohej nga PD por mbi të gjitha nga ai lidership i PD-së që e ka merituar të drejtojë. Një prej tyre jam edhe unë!



Mendoj se kjo “luftë” është hipokrite, pasi nga njëra anë lufton Berisha, i mbushur me zhgënjimin që i përplasi në fytyrë zgjedhja e tij e pamenduar e 2013. Nuk e di në qoftë se ndonjëherë ai pyet veten se si do të ishte fati i PD-së nëse do të kishte zgjedhur kandidatin tjetër, Olldashin! Nuk e di se çfarë përgjigje mund ti japë ai vetes por personalisht mendoj se do të ishte ndryshe jo vetëm fati i PD-së por edhe ai i shqipërisë. Normalisht është ndryshe të zgjedhësh dikë që ti do dhe ndryshe të zgjidhet dikush që demokratët duan. Ja pra, zgjedhja e Bashës si dëshira e Berishës ishte një bekim për atë të cilin demokratët nuk e duan. Nga ana tjetër qëndron Basha, ai të cilin dukshëm demokratët nuk e duan. Nuk  duan jo vetëm atë por edhe rrethin e tij i cili është i mbushur me njerëz pa asnjë kontribut partiak, të cilët, duke qenë se protagonizmin opozitar e kanë parë vetëm në tv, shohin ëndrra me karike ministrash të cilat janë gati t’i bëjnë realitet me çdo lloj çmimi njerëzor apo moral.

LEXO EDHE:  Tubim solidariteti në Tiranë për viktimat e sulmeve në Paris (Foto)

LEXO EDHE:  Lufta e rrymave në PD/ Si u votua dhe pse deputetët nuk kanë as 30% të votave

Nganjëherë pyes veten, çfarë duhet bërë që Basha të largohet?! Sigurisht, ky njeri, në kushtet aktuale edhe pse e kërkon Berisha, në rast se vërtet do të ishte zgjedhur nga demokratët në 2013 dhe këta ta donin nuk mund të ikte kurrësesi. Nuk mund të ikte pasi një lider i votuar nga demokratët mbetet lider dhe dëshmia e kësaj është vetë Sali Berisha. Prandaj nuk ka kuvend të PD-së që bën Lulzim Bashën të ikë pasi në kuvend votojnë demokratët me të cilët tashmë Basha nuk ka asnjë lidhje… Mbetet vetëm një pyetje…Cila është zgjidhja për largimin e Lulëzim Bashës?! Përgjigjia është e shkurtër dhe e thjeshtë “dëshira e Berishës”, ajo që e solli atje ku është.

Berisha i cili dikur ishte bekimi, sot është mallkimi i Lulzim Bashës!/CNA.al

LEXO TE PLOTE