Connect with Us

La grumbullimin me kombëtaren, zbulohet dëmtimi i rëndë i yllit të Juventusit

Seria A

La grumbullimin me kombëtaren, zbulohet dëmtimi i rëndë i yllit të Juventusit

Publikuar

-

/

Xhorxho Kielini nuk po kalon një moment të mirë. Mbrojtësi u dëmtua në grumbullimin me Italinë dhe do t’i duhet kohë që të rikthehet. Analizat mjekësorë treguan shkallën e dëmtimit të veteranit.

Kielini la kombëtaren për tu kthyer në Torino, ku kreu vizitat mjekësore. Analizat treguan se mbrojtësi vuan nga një inflamacion në thembrën e Akilit, ekzaktësisht në këmbën e majtë dhe e ka të pamundur që të luajë për disa kohë. Gjendja e tij do të monitorohet dita ditës.

Nuk është e qartë se sa do të mungojë, por ky lloj dëmtimi do një kohë relativisht të gjatë për tu shëruar. Një inflamacion mund të rishfaqet përsëri nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur.

Italia ka humbur një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022. Përveç Kielinit një tjetër mungesë e rëndësishme është dhe sulmuesi Çiro Imobile.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Me armë dhe lëndë narkotike, arrestohet sulmuesi i Sassuolo në Uruguai

Publikuar

-

Nicolas Schiappacasse, sulmuesi në pronësinë e Sassuolo, është arrestuar në Uruguai nga policia, pasi iu gjet në makinë një pistoletë dhe disa pilula me lëngë narkotike.

Sulmuesi i krahut të majtë, 23 vjeç, aktualisht është i huazuar te Penarol në vendlindjen e tij, por sikurse kuptohet gjërat nuk po shkojnë mirë për të.



Tashmë është futur në telashe të mëdha. Schiappacasse është nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe me siguri italianët do t’i bëjnë dalje që tani, në rast se do të ketë një dënim të tij.

Sassuolo e ka blerë sulmuesin në tetor të vitit 2020 nga Atletico Madrid B. Në Serie A ai ka luajtur edhe me skuadrën e Parma, i huazuar nga spanjollët në vitin 2019.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mourinho nuk heq dorë, kërkon me çdo kusht Granit Xhakën te Roma

Publikuar

-

Pasi sfumoi tratativa në verë, tani Roma i vihet sërish pas Granit Xhakës edhe në merkaton e janarit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori me origjinë shqiptare është një nga lojtarët kryesor që Murinjo e do me çdo kusht për të forcuar mesfushën e Romës.

Xhaka kushton 20 milionë euro, por më parë skuadra kryeqytetase duhet të shesë lojtarë që më pas të blejë dhe i sakrifikuari mund të jetë Diavara.



Raporti me “topçinjtë” e Londrës mbeten perfekt sidomos pas marrëveshjes me lojtarin Maitland-Niles dhe ky raport i mirë mund të konkretizojë këtë operacion merkatoje.

Aktualisht me fanellën e Arsenalit në Premier Ligë në këtë sezon, Granit Xhaka numëron 10 paraqitje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Buzëqesh Milani, Ibrahimovic gati për derbin me Interin

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë gati për derbin ndaj Interit.

Sulmuesi suedez pasi pësoi një dëmtim në “Tendinën e Akilit” në ndeshjen kundër Juventusit ku u zëvendësua në minutën e 28′, mund të jetë i gatshëm për Stefano Piolin për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, e cila mund të rezultojë vendimtare për fatin e titullit kampion për kuqezinjtë.



Ibrahimoviç ka kryer stërvitje individuale dhe në “Milanello” ka optimizëm se 40-vjeçari do të jetë që nga minuta e parë ndaj zikaltërve të Simone Inzagit.

Ai iu nënshtrua terapive dhe kontrolleve të zakonshme nga stafi mjekësor, por pa hasur në asnjë shqetësim nga ana e këtij të fundit, duke bërë tifozët e Milanit të shpresojnë që lojtari i tyre kryesor të jetë i gatshëm ndaj “kushërinjve” të Interit.

LEXO TE PLOTE