Connect with Us

KQZ merr vendimin për Tom Doshin

Politikë

KQZ merr vendimin për Tom Doshin

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Disa ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ka mbyllur hetimet dhe ka miratuar rezultatin e verifikimit, për subjektin Tom Doshi, në kuadër të ligjit për Dekriminalizimin.

Dhe dosja i kaloi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si organ kompetent.

Ndërkohë, sot KQZ ka mbyllur procedurën, duke mos marrë asnjë vendim për Tom Doshin, me arsyetimin se ai tashmë nuk ka mandat deputeti.

LEXO EDHE:  KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit/ PD merr 62.27 % të votave

“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë” tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi./CNA.al

Prokuroria “lan duart”/ Tom Doshi në “dorë” të KQZ-së

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni i Rithemelimit zhvillon mbledhje në selinë e PD Korçë/ Kush janë të pranishëm

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Rithemelimit të PD ka zhvilluar mbledhjen e parë në qytetin e Korçës.

Mbledhja po mbahet në selinë e PD të qytetit juglindor, ndërsa të pranishëm kanë qenë Arben Ristani dhe Edith Harxhi.

Po ashtu, e pranishme ka qenë edhe deputetja e Korçës Sorina Koti.



Një video nga mbledhja ka shpërndarë edhe Ilir Vrenozi në rrjetin e tij social Facebook./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ Gjendet një burrë i pajetë në Sarandë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në Sarandë.

Policia bën me dije se rreth orës 17:00, në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë, është gjetur e pajetë në banesën e tij shtetasi J. Dh., 70 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuar për krime në Zvicër e Itali/ Kush është mercenari që shoqëroi Bashën në Laç

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha vijon të shtojë mercenarët rreth vetes së tij. Pasi mbushi selinë e PD me të dënuar për vrasje, duket se tashmë po mundohet të mbushë edhe sallat me personazhe të tillë.

Pas Paro Laçit që iu kundërvu të rinjve të FRPD-së dhe grave të LDG-së në Tiranë, në Laç u regjistrua një tjetër rast dhunimi ndaj një demokrati, vetëm se përse thirri “Basha ik”.

Në pamjet e transmetuara në media duket qartë se si mercenarët e Lulzim Bashës dhunojnë demokratin, edhe në prezencë të policisë, ku efektivët duken të pafuqishëm për ti ndaluar e për të mbrojtur qytetarin që dhunohej barbarisht.

E duket se rekordet kriminale dhe e kaluara kriminale e këtyre mercenarëve duket se e ka friksuar edhe policinë që të mos veprojë.

Po kush janë këta mercenarë?

Në pamjet e transmetuara nga vetë Lulzim Basha, por të identifikuar edhe nga qytetarët është edhe Ardian Piroli, raporton Syri Tv.

Sipas denoncimeve të mbërritura Piroli, i cili është parë të dhunojë qytetarin që thirri “Basha ik” ka ardhur në Shqipëri vetëm disa muaj më parë, pas shyerjes së burgut në Zvicër, e më herët ka qenë i dënuar edhe në Itali.

LEXO EDHE:  “Çështja Tahiri”/ Do të dëshmojë Dritan Zagani?

LEXO EDHE:  Basha nxjerr “asin nën mëngë”/ Ilir Rusmali dorëzon dokumentat për komisioner i KQZ-së



Por  jo vetëm Piroli, një tjetër personazh i njohur për drejtësinë, që u pa në krah të Lulzi Bashës ishte edhe Sami Dema.

Me profesion jurist, e ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë Lezhë, Dema është arrestuar për akuzën e rryshfetit e dosja e tij tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK.

Dema u denoncua publikisht  në vitin 2019 se kishte marrë nga një qytetar 6 mijë euro, të cilat u kishte thënë se do ia jepte një gjyqtari për të liruar një të arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Por pas mosbylljes së dosjes, qytetari ka denoncuar Demën, i cili pas transmetimit të rastit në emisionin investigative Fiks Fare, u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë.

2 muaj më pas, Dema u arrestua nga Policia në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK, për akuzën ”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj  personave që ushtrojnë funksione publike”.

Por tashmë, pasi kanë lënë qelinë, duket se rehabilitimi i tyre është marrë përsipër nga Lulzim Basha, që i shfaq këta personazhe në krah të tij në takimet që zhvillon./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE