Connect with Us

Kaloi me sukses vettingun/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin e Gjirokastrës

Vetingu

Kaloi me sukses vettingun/ Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin e Gjirokastrës

Publikuar

-

cna lajme vetting

Komisioneri Publik ka ankimuar ditën e sotme vendimin për Juljan Çafkën, prokurorin e Gjirokastrës.

Përmes një njoftimi, Komisioneri Publik thekson se pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, aktet shoqëruese të tij, si dhe një denoncim të depozituar pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë konstaton se në këtë denoncim referohen çështje të pahetuara më parë, për të cilat kërkohet një hetim i mëtejshëm.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Publik e konsideron si të nevojshme rihapjen e hetimit gjyqësor për subjektin e rivlerësimit,  Julian Çafka, prokuror i Gjirokastrës.

Komisioneri Publik bën me dije se ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Julian Çafka, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, aktet shoqëruese të tij, si dhe një denoncim të depozituar pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë konstaton se në këtë denoncim referohen çështje të pahetuara më parë, për të cilat kërkohet një hetim i mëtejshëm.

Për këtë shkak këtij vendimi  kërkohet që të lihet në fuqi ose të ndryshohet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, Juljan Çafka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka në muajin shtator./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt/ Zbardhet vendimi i KPA-së

Publikuar

-

Nga

Me 4 Gusht 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelit, ka shkarkuar nga detyra ish kreun e Krimevve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Rreth tre muaj pas shkarkimit, KPA, ka zbardhur vendimin për rastin Hajdarmataj.

Një vendim me 44 faqe, i detajuar, ku duket se më shumë i është bërë Vetting vëllait të Hajdarmatajt se sa vetë subjektit deklarues.

Më poshtë po sjellim pjesë nga vendimi me 44 faqe, ndërkohë që kujtojmë se prokurori Hajdarmataj, ka qenë cak i sulmeve të socialistëve herë pas herë, ndërkohë që drejtnte Krimet e Rënda.

Vendimi i KPA

Lidhur me kontrollin e kriterit të pasurisë

Sipas analizës financiare të kryer nga Kolegji për vitet 2010-2013, në funksion të shqyrtimit të shkakut të ankimit lidhur me situatën financiare të subjektit të rivlerësimit për këtë periudhë, rezultoi se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive dhe përballimin e shpenzimeve në këto vite, në kuptim të nenit 33, pika 5, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016.

Kolegji konstatoi se shuma monetare e deklaruar nga subjekti i rivlerësimit në deklaratën e pasurisë vetting, si një pasuri likuiditet në gjendje cash, tejkalon limitin prej 1.500.000 lekësh të lejuar për t’u mbajtur si e tillë, sipas përcaktimeve të shtojcës 2 të ligjit nr. 84/2016, duke prodhuar si pasojë mosplotësimin me saktësi e në përputhje me ligjin të deklaratës së pasurisë vetting, situatë e cila nuk plotëson kërkesat e nenit 33, pika 5, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016.

Rrethanat faktike të pretenduara nga subjekti i rivlerësimit lidhur me kontributin financiar të vëllait të tij A. H., në drejtim të financimit të blerjes së pasurisë që shërben si banesë e subjektit të rivlerësimit dhe pasurisë likuiditet në monedhë të huaj të deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë vetting, mbeten jobindëse se kanë ndodhur, pas një analize logjike e të arsyeshme të dedikuar rastit konkret, dhe u konsideruan me këtë status prej Kolegjit në vlerësimin e përgjithshëm të çështjes.

Lidhur me vlerësimin e aftësive profesionale

Kolegji konstatoi se në procedimin penal nr. {***} të vitit {***}, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e prokurorit të çështjes, por edhe të drejtuesit të zyrës, ka demonstruar minimalisht mangësi të theksuara të njohurive të ligjit për shkak të rolit të tij pasiv në drejtimin e veprimtarisë hetimore në funksion të zbardhjes së ngjarjes e vënies para përgjegjësisë ligjore të autorëve përkatës, si edhe ka pamundësuar ushtrimin e të drejtave të kallëzuesve për të ankimuar vendimin e marrë prej tij. Problematikat e hasura në këtë procedim, konsiderohen prej Kolegjit se janë serioze dhe të papranueshme, duke pasur në vëmendje natyrën e çështjes dhe impaktin e saj në drejtim të ruajtjes së autoritetit të institucioneve shtetërore, si një element i rëndësishëm për funksionimin e shtetit të së drejtës, si edhe eksperiencën dhe profilin drejtues të subjektit të rivlerësimit, rrethana për shkak të të cilave subjekti i rivlerësimit duhej të kishte ushtruar kujdes dhe vëmendje të posaçme.



Kolegji konstatoi se në procedimin penal nr. {***} të vitit {***}, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e tij si drejtues, para ndryshimeve kushtetuese mbi strukturën organizative të institucionit të prokurorisë, ka marrë vendimin për shpallje të moskompetencës së Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda dhe dërgimin për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës të çështjes, duke shmangur nga vendimmarrja prokurorin e çështjes që ishte i ngarkuar me hetimin dhe kishte regjistruar procedimin. Ndërhyrja e subjektit të rivlerësimit në këtë procedim penal, rezulton të jetë e paformalizuar në drejtim të cilësisë së subjektit në të.

Nuk rezulton që ai të jetë përfshirë në rolin e prokurorit më të lartë në ushtrim të kompetencave kontrolluese nëpërmjet ndryshimit apo shfuqizimit të vendimit të prokurorit të çështjes, në kuptim të nenit 24, pika 5 e Kodit të Procedurës Penale, dhe as të ketë marrë atributet e prokurorit të çështjes si prokuror më i lartë, në kuptim të Faqja 43 nga 44 nenit 25, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, për sa kohë që nuk rezulton asnjë akt zëvendësimi apo dorëheqje e prokurorit të çështjes sipas neneve 26 e 27 të Kodit të Procedurës Penale, i cili do ta nxirrte atë jashtë funksioneve të ushtrimit të ndjekjes penale në çështjen në fjalë, për të cilën ai kishte bërë hetimet.

Përpos kësaj mangësie në zbatimin e ligjit, duket se, sipas perceptimit të një vëzhguesi të zakonshëm publik, vendimi i marrë prej subjektit të rivlerësimit në kushtet e mësipërme të mosrespektimit të ligjit, ka kufizuar hetimet e mëtejshme të aktivitetit kriminal në drejtim të veprave penale më të rënda, hetime të cilat nuk mund të kryheshin më tej nga prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe as të cilësoheshin si akuza të reja nga gjykata që gjykoi çështjen në kuptim të nenit 375 të Kodit të Procedurës Penale. Edhe në lidhje me këtë rast, Kolegji vlerëson se subjekti ka demonstruar mangësi në drejtim të aspektit të njohurive të ligjit , sipas parashikimit të nenit 73, pika 2 e ligjit nr. 96/2016. igjit nr. 96/2016.

LEXO EDHE:  Vettingu i “pret kokën” drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjes  

LEXO EDHE:  Vettingu i “pret kokën” drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjes  

Kolegji konstatoi se në procedimin penal nr. {***} të vitit {***}, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në cilësinë e tij si drejtues i zyrës, para ndryshimeve kushtetuese mbi strukturën organizative të institucionit të prokurorisë, subjekti i rivlerësimit ka vendosur shpalljen e moskompetencës, si dhe transferimin e çështjes në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke shmangur nga vlerësimi i këtij hapi procedural prokuroren e çështjes, e cila kishte kryer veprimtarinë hetimore. Kolegji vlerëson edhe në këtë procedim se janë të pranishme të gjitha argumentet mbi mosrespektimin e ligjit lidhur me marrjen e kompetencave të një prokurori më të ulët, të përmendura në rastin e mësipërm.

Për më tepër, konstatohet se shkaku për të cilin është vendosur shpallja e moskompetencës nuk ka qenë një fakt i rezultuar nga hetimet, por i ditur që në nisje të tyre. Për pasojë, edhe në versionin e drejtësisë së vendimmarrjes së subjektit, reagimi i tij ka qenë i vonuar. Edhe në këtë rast, në vlerësimin e një vëzhguesi të zakonshëm publik, veprimtaria e subjektit në kushtet e mosrespektimit të ligjit, duket se ka prodhuar një vendimmarrje që ka shmangur vënien para përgjegjësisë sipas ligjit të personave nën hetim, duke qenë se procedimi është pushuar vetëm pas disa ditësh pasi çështja ka mbërritur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Edhe në këtë rast, Kolegji vlerëson se subjekti ka demonstruar mangësi në drejtim të aspektit të njohurive ligjore sipas nenit 73, pika 2 e ligjit nr. 96/2016.

Lidhur me procedimet penale nr. {***} të vitit {***} dhe nr. {***} të vitit {***} të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në të cilat subjekti i rivlerësimit ka qenë në rolin e drejtuesit të zyrës, pas ndryshimeve kushtetuese mbi strukturën organizative të institucionit të prokurorisë, Kolegji konstaton se prej tij nuk është treguar kujdesi dhe vlerësimi i duhur për ndjekjen e hetimeve të kryera për këto çështje, monitorimin e tyre dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse që do të dëshmonin ushtrimin e funksioneve drejtuese me përgjegjshmëri.

Fakti që nuk ka gjurmë të veprimtarisë së tij si drejtues, apo ato janë shumë të vonuara, në zbatim të neneve 43, shkronjat “b” dhe “d” dhe nenit 48 të ligjit nr. 97/2016, deri në vendimet për shpalljen e moskompetencës së Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda, tregon për mangësi në ushtrimin e funksioneve drejtuese në çështje të cilat për shkak të sasive shumë të mëdha të lëndës narkotike të sekuestruar, ashtu edhe për shkak të hetimeve me karakter transnacional, duhej të kishin një vëmendje e kujdes të shtuar të subjektit, veçanërisht në situatën shumë sensitive në drejtim të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Pasiviteti i subjektit të rivlerësimit në këto çështje, duke konsideruar edhe rrjedhën e këtyre hetimeve në prokuroritë ku ato u përcollën, do të perceptohej nga një vëzhgues i zakonshëm i publikut si ndikim në drejtim të dobësimit të forcës goditëse të institucioneve ndaj kësaj veprimtarie

Kolegji vlerësoi gjithashtu se marrëdhënia e subjektit të rivlerësimit me shtetasit S. K. dhe V. K., të cilët rezultojnë individë me precedentë penalë, janë elemente që tregojnë për një sjellje jashtëgjyqësore jo të denjë për një funksionar të një niveli të tillë, të cilat do të perceptoheshin negativisht në syrin e një vëzhguesi të zakonshëm publik dhe pritshmëritë e tij për figurën publike të një magjistrati në funksionet e subjektit të rivlerësimit.

Në zbatim të nenit 4, pika 2 e ligjit nr. 84/2016, Kolegji vlerësoi në tërësi, të gjitha konstatimet e mësipërme të arritura për procesin e subjektit të rivlerësimit dhe arriti në përfundimin se ato janë të tilla që e çojnë këtë trupë gjykuese në konkluzionin se subjekti me veprimtarinë e tij, ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme nëpërmjet programeve të trajnimit të Shkollës së Magjistraturës. Për këto arsye, vazhdimi i ushtrimit prej tij të funksioneve të prokurorit do të ishte i papërshtatshëm dhe në kundërshtim me qëllimin dhe parashikimet e nenit 179, shkronja “b” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për pasojë, në zbatim të nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016, duhet vendosur shkarkimi i tij nga detyra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Shkarkohet gjyqtari-fermer/ Vettingu e nxjerr nga sistemi Nazmi Trokën

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.

LEXO EDHE:  Prokurorët e lidhur me bandën e vjedhjes së votave aplikojnë për KLP

LEXO EDHE:  "Voto Vetting-un Baftjar"/"Çmenduria" e tifozëve shqiptarë në Palermo (Foto)



Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës./Birn

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:



LEXO EDHE:  Debatet-Arroganca e Metës ndaj Idrizit/Pse u përjashtua PDIU nga “Vettingu”

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE