LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ilegalisht Sekretar i PD”/ Bardhi i bën bisht pyetjes së gazetarëve

11 Nëntor 2021, 14:03, Politikë CNA
“Ilegalisht Sekretar i PD”/ Bardhi i bën bisht pyetjes së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi sot në një deklaratë për mediat, ka thënë se deri më tani në zyrën protokollare të partisë nuk është dorëzuar asnjë firmë e vetme për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Por, gazetarët i kanë kujtuar Bardhit se edhe ai është ilegalisht sekretar i PD, për shkak se është emëruar dhe jo zgjedhur.

Gazetarët i kanë kujtuar Bardhit, Neni 44, pika 6 e Statutit të Partisë Demokratike, i cili thotë qartë se është Këshilli Kombëtar, i cili me votim të fshehtë vendos emërimin ose shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm.

Por, Bardhi ka tentuar t?i bëjë bisht pyetjes, duke thënë se ai është zgjedhur, dhe është votuar edhe nga Sali Berisha.

?Nuk duhet të mi besojnë mua, duhet t?ia besojnë institucioneve të PD.

Dua të jap një sqarim se shpesh për shkak të tollovisë që duan të krijojnë dhe stërzgjartjes së një çështje për halle personale, se nuk është çështje e demokratëve, por çështje e marrëdhënies së Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është arsyeja. Me këtë nuk kanë të bëjnë hallet dhe problemet e demokratëve. Ajo që kam përsëritur unë është procedura sesi mblidhet Kuvendi Kombëtar.?-tha Bardhi.

Më tej, gazetari ka insistuar në pyetjen e tij, duke i kujtuar Bardhit se është emëruar, dhe jo zgjedhur.

Dhe Bardhi u përgjigj ?Jam zgjedhur edhe me votë të Sali Berishës. Dhe i jam mirënjohës për votën e tij?./CNA.al

Lajmet e fundit nga