LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I përdorim numëruesit dhe pastaj: “Suksese në jetë?”

11 Nëntor 2021, 17:09, Politikë CNA
I përdorim numëruesit dhe pastaj: “Suksese në

Përpara disa ditësh kryetari i KQZ, z. Ilirjan Celibashi deklaroi se: ?Në rast se shkeljet e bëra gjatë numërimit të votave të 25 prillit kanë deformuar rezultatin do të ketë kallzime penale ndërsa komisionerët që kanë tjetërsuar votën do të sanksionohen?.

E gjithë kjo deklaratë u bë në kuadrin e rinumërimit me short të rreth 10% të kutive nga qendra të rastësishme votimi.

Sipas deklaratës së zotit Celibashi, nga kqyrja dhe rinumërimi i votave të kandidatëve rezulton se shumë kandidatëve u janë ?grabitur? votat nga numëruesit e kandidatëve të tjerë në favor të kandidatëve, numërues të të cilëve ishin, edhe brenda së njëjtës parti.

Sipas zotit Celibashi: ?Janë 520 QV të cilat i janë nënshkruar këtij procesi verifikimi. Janë 40 QV të cilat kanë diferencë për kandidatët nga 10 deri në 20 vota. Pra 40 QV. Janë 19 QV , të cilat kanë diferencë mbi 20 vota për kandidatë, pra plus ose minus. Pra kandidatët kanë më shumë se 20 vota, ose në disa raste kanë edhe më pak se 20 vota nga ato, të cilat ne kemi gjetur në procesin e verifikimit.

Kjo vlen edhe për rastin e gjetjeve dhe parregullsive të verifikuara nga procesi i këqyrjes së fletëve të votimit dhe i tabelave të rezultateve. Natyrshëm që kur këto diferenca janë 1,2,3,4,5 po dhe këto mbeten për t??u verifikuar apo 10 mund të ngelemi tek sanksionet penale. Por në ato raste dhe në ato QV ku në të njëjtën QV një subjekti zgjedhor apo dhe një kandidati i janë hequr 10, 20, 30 apo dhe më shumë vota, këto raste ne vlerësojmë që kërkojnë angazhimin e organit të prokurorisë.?

Rast, që duhet përmendur është rasti i një kandidateje për deputete, aktualisht deputete e PD në parlament në Qarkun e Vlorës, e cila rezulton të jetë favorizuar nga komisionerët dhe numëruesit e saj, në dëm të kandidatëve të tjerë të PD.

Nga rinumërimi i votave personale në Qarkun e Vlorës, ku KQZ kishte zgjedhur rastësisht 45 kuti nga 445, rezulton se është favorizuar kandidatja, aktualisht deputete, e cila në tre kuti në zonën e Sarandës ka përfituar pa të drejtë 26 vota, në kurriz të kandidatëve të tjerë të PD, Jolio Dine e Bujar Leskaj.

Pyetja shtrohet, se çfarë qëndrimi do të mbajë tani deputetja, kur numëruesit e saj mund të kenë sanksione ligjore për këtë vepër penale?

Dhe a e di deputetja se së bashku me ta sanksionet do të prekin edhe atë?

Cili do të jetë justifikimi përpara prokurorisë?

Apo i përdorim numëruesit dhe pastaj u themi: ?Suksese në jetë??/CNA.al

Lajmet e fundit nga