Connect with Us

Gledis Nano njeriu, që po fut Policinë në shina/ Nga shkundja e kupolës tek strukturat më të ulta

Aktualitet

Gledis Nano njeriu, që po fut Policinë në shina/ Nga shkundja e kupolës tek strukturat më të ulta

Publikuar

-

/
cna lajme aktualitet

Me 6 Tetor 2021, Gledis Nano është emëruar në krye të Policisë së Shtetit. Nano mbante më parë postin e kreut të Antiterrorit dhe ai erdhi në këtë detyrë, në një kohë që krimi kishte zaptuar vendin.

Gjatë gjithë sezonit turistik por edhe më tej, janë raportuar vrasje, ekzekutime,grabitje, aksidente të përgjakshme, ndërkohë që Policia dukej sikur ishte në gjumë.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Nano, filloi “shkundjen” e Policisë që nga kupola, me drejtuesit në qarqe, më pas vijoi me shefat e komisariateve dhe deri tek strukturat më të ulta.

Nano zbriti vetë në terren, qark më qark duke bërë prezantimin e drejtuesve të rinj, dhe duke i garantuar punonjësit e Policisë, mbështetjen e tij.

Nano në prezantimin e drejtuesve të rinj të Policisë, ka theksuar se vlerësimi dhe perceptimi i qytetarëve për shërbimin e ofruar nga shërbimet policore, si dhe për rezultatet e arritura në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët do të jenë primare për vlerësimin e ecurisë së drejtuesve në detyrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pa frikë mund të thuhet se e  ka nisur detyrën me dorë të hekurt jo vetëm në shkundjen e strukturave por edhe me dërgimin drejt qelisë, të eksponentëve të inkriminuar të Policisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë janë rrestuar 9 punonjës policë dhe shefa Policie në Tiranë dhe në Korçë.

40 vjeçari më i suksesshëm në Policinë e Shtetit

cna lajme aktuale

I njohur vitet e fundit si drejtori i suksesshëm i Antiterrorit, 40-vjeçari Nano është  vlerësuar nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

“Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara te vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”, shprehej ambasadorja Yuri Kim, kur i dorëzoi Nanos certifikatën.

Me një karrierë 19- vjeçare në Policinë e Shtetit, të pandërprerë që nga diplomimi në Akademinë e Policisë në vitit 2002, Nano aktualisht ka marrë gradën “Drejtues Madhor”, nga “Drejtues i Parë” që mbante  më herët.

Gledis Nano,që tashmë është në krye të Policisë së Shtetit është ndër ata oficerë që ka ngjitur shkallët e karrierës gradualisht.

Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku 5 vitet e fundit i ka pasur në krye të Antiterrorit, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

LEXO EDHE:  Meta e quajti kryeoligark/ Gjergj Luca: Po hedh beton, pas 25 prillit do të sjell peshk në Lalëz

Ai ka drejtuar operacione të vështira, siç ishte riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë nga kampi “Al-Hol” në Siri apo edhe zbulimi i një celule terroriste që planifikonte sulme në Tiranë, dëbimi i diplomatëve iranianë etj.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia.

Nano kaloi Vettingun në të 3 kriteret

cna lajme aktualitet

Gledis Nano u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit më 7 shkurt të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të zbardhur të KJV, Nano ka plotësuar të tria kriteret: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Sa i përket pastërtisë së figurës, rezultoi se Gledis Nano nuk kishte masa disiplinore përgjatë periudhës 7-vjeçare në fuqi ose të parashkruara.

Sipas dokumentacionit të vlerësimeve të punës për periudhën 2012- 2018, konstatohej se Nano ka qenë vlerësuar me nivelin “Shumë mirë”, duke u vlerësuar për një nivel të lartë të organizimit të punës në grup, për përpikëri dhe besueshmëri, për saktësi në marrjen e vendimeve, për përkushtimin, integritetin dhe standardet e larta etike.

Nano, është i pajisur me certifikatë sigurie CSP, niveli “Tepër Sekret” dhe sipas informacionit që ka përcjellë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gledis Nano nuk rezulton të ketë qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, të ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, deri në 2 korrik 1991.

Gledis Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”.

Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Ka zhvilluar trajnime brenda dhe jashtë vendit, të cilat sipas titullit përputhen me pozicionet e punës që ka mbajtur në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës së punësimit.

Angazhimi i tij ka qenë maksimal, i cili vërehet edhe në vlerësimet e kryera për trajnimet dhe kryesisht ato të zhvilluara jashtë Republikës së Shqipërisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Në oborrin e selisë së PD po parkohen makina/ Qesharaku Basha, tenton të pengojë protestën

Publikuar

-

Nga

Që në orët e para të mëngjesit në oborrin e selisë së PD, janë parkuar disa makina.

Pas blindimit të dyerve , thirrjes së Kolegjit të kryetarëve, ky është është veprimi qesharak i radhës i Lulzim Bashës, për të penguar protestën e demokratëve që pritet të mbahet sot në orën 12 në oborrin e selisë së PD-së.

LEXO EDHE:  Ngritja e policisë Alpine/ Gledis Nano merr mbështetje nga diplomati austriak

LEXO EDHE:  KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn



Demokratët kërkojnë njëzëri largimin e Lulzim Bashës nga PD, pas shkarkimit të tij si kryetar.

Porn ë vend që t’u përgjigjej vullnetit të demokratëve, Basha, blindoi dyert e PD-së dhe nuk lejoi të futej brenda asnjë nga ata që ia kanë përplas në sy humbjet dhe dështimet./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kundër bunkerizimit të PD/ Vlora nis qindra përfaqësues për në protestën kombëtare

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ftesës për pjesëmarrje në protestë, i është përgjigjur pozitivisht edhe Vlora.

Qindra përfaqësues të degës së PD-së së Vlorës si dhe qindra mbështetës janë nisur sot nga Vlora në drejtim të Tiranës.

Ata do t’i bashkohen protestës para PD, me qëllimin që të lirohet nga uzurpimi dhe t’i ketë dyert e hapura për të gjithë demokratët dhe mbështetësit.

LEXO EDHE:  Meta e quajti kryeoligark/ Gjergj Luca: Po hedh beton, pas 25 prillit do të sjell peshk në Lalëz

LEXO EDHE:  60 prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan në 6 muaj/ 37 prej tyre u dorëhoqën nga frika e Vettingut



Kryetarit i degës së PD-së në Vlorë, Genc Deromemaj, ka konfirmuar për mediat se  në drejtim të kryeqytetit janë nisur rreth 1000 demokratë,  përfshirë këtu edhe ata nga bashkia e Selenicës dhe ajo e Himarës.

Numri i tyre pritet të jetë më i madh, pasi disa prej tyre janë nisur me automjete private./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qindra demokratë nisen nga Korça drejt Tiranës/ Drejt protestës për Shtëpinë e Demokratëve

Publikuar

-

Nga

Një pjesëmarrje jashtëzakonisht masive pritet në protestën e sotme. Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, raportohet se mijëra demokratë janë nisur në drejtim të Tiranës, për t’u mbledhur në orën 12 para selisë së PD-së.

Nga Korça raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 300 demokratë, nga Devolli rreth 200 nga Devolli dhe qindra të tjerë nga Maliqi, Pogradeci, Kolonja, siç raporton Syri Tv.

LEXO EDHE:  “Tërmet” në polici/ Gledis Nano zbardh lëvizjet e reja

LEXO EDHE:  60 prokurorë dhe gjyqtarë u shkarkuan në 6 muaj/ 37 prej tyre u dorëhoqën nga frika e Vettingut



Numri i tyre parashikohet të jetë më i lartë pasi transporti bëhet me mjete private. Atyre iu është kërkuar të kenë edhe kartën e anëtarësisë me vete.  Pra, pritet që në Tiranë të mbërrijnë rreth 1000 demokratë nga juglindja./CNA.al

LEXO TE PLOTE