Connect with Us

Fqinjët e Bjellorusisë: Kriza e emigrantëve rrezikon përplasje ushtarake

Bota

Fqinjët e Bjellorusisë: Kriza e emigrantëve rrezikon përplasje ushtarake

Publikuar

-

/

Vendet në kufi me Bjellorusinë shprehën të enjten shqetësimin se një krizë mbi numrin në rritje të emigrantëve që po përpiqen të depërtojnë drejt Bashkimit Evropian, mund të përshkallëzohet në një përplasje ushtarake.

Lituania, Estonia dhe Letonia dënuan “përshkallëzimin e qëllimshëm të sulmit në disa fronte nga ana e regjimit bjellorus”, që siç thanë ata “përbën kërcënim serioz për sigurinë evropiane”. Autoritetet e këtyre vendeve akuzuan Bjellorusinë se po i përdor emigrantët si armë.

Kjo rrit mundësinë e provokimeve dhe incidenteve serioze që mund të përhapen edhe në fushën ushtarake“, thuhej në një deklaratë të përbashkët të ministrave të mbrojtjes të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Autoritetet në Varshavë thanë të enjten se sërish gjatë natës emigrantët e bllokuar brenda Bjellorusi, hodhën gurë e mjete rrethanore mbi rojet kufitare polake në një përpjekje për të prishur një gardh me tela me gjemba e duke tentuar të hyjnë me forcë në Poloni.

BE-ja mund të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë duke nisur nga dita e hënë. .

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tashmë nën sanksione lidhur me shtypjen e protestave opozitare, kërcënoi se do të hakmerrej ndaj çdo mase të re, përfshirë mbylljen e tubacioneve të gazit natyror që kalojnë tranzit nëpërmjet Bjellorusisë. Tregu evropian i gazit, ku çmimet kanë arritur nivele rekord në javët e fundit, do të ndikohej shumë nga çdo ndërprerje e transportimit të gazit rus nëpërmjet Bjellorusisë.

LEXO EDHE:  Ndoka, tre pika për zgjidhjen e krizës/ Rama ka dalë nga shinat

Kriza ka ndezur një përplasje të re mes Perëndimit dhe Rusisë. Kjo e fundit dërgoi të mërkurën dy bombardues strategjikë me kapacitete bërthamore për të patrulluar hapësirën ajrore të Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje për aleatin e saj. Bjellorusia tha se avionët rusë kryen stërvitje për të dytën ditë të enjten.

Po, këta janë bombardues të aftë për të mbajtur armë bërthamore“, tha zoti Lukashenko. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne duhet të shohim se çfarë po bëjnë ata atje, përtej kufijve“.

Ai tha gjithashtu për median shtetërore të vendit se po bëheshin përpjekje për të armatosur migrantët, po pa dhënë asnjë provë. Mbetet e paqartë se kë po akuzonte zoti Lukashenko me këtë deklaratë.

Kremlini tha se Rusia nuk ka asnjë lidhje me tensionet në kufi dhe shtoi se prania e personave të armatosur rëndë nga të dyja palët, një referencë e dukshme për rojet kufitare bjelloruse dhe polake, ishte një burim shqetësimi./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermani / I armatosuri hyn në godinën universitare dhe qëllon me armë

Publikuar

-

Nga

Një person qëlloi me armë pasi hyri në një nga godinat e fakultetit të shkencave të natyrës të Universitetit të Heidelberg, Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së sotme.

Personi qëlloi disa të shtëna, duke plagosur katër persona në kampusin universitar të Heidelberg, Gjermani. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale, e cila ka sqaruar gjithashtu se sulmuesi ka vdekur.

Aktualisht nuk ka detaje se sa rëndë janë lënduar 3 nga personat e përfshirë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marra.

Autori i të shtënave mësohet se është student i Fakultetit të shkencave të natyrës. Sipas raportimeve të agjencisë gjermane Dpa, duke cituar burime sigurie, i riu nuk kishte motive politike apo fetare për aktin e tij. Sulmuesi kishte më shumë se një armë me tytë të gjatë dhe më vonë vrau veten në vend.

LEXO EDHE:  SHBA dhe vendet europiane anëtare në KS dënojnë Bjellorusinë për krizën në kufirin me Poloninë

LEXO EDHE:  Mbyllen portet për anijet e shpëtimit/ Koronavirusi ashpërson krizën e refugjatëve në Mesdhe



Policia ka përjashtuar që të ketë edhe bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, sulmi ka ndodhur rreth mesditës, brenda një auditori. Autori duhet te kete përdorur një pushkë ose një mitraloz.

Zona e kampusit të Universitetit të Heidelberg – një nga më të njohurit në Gjermani – ndodhet në Neuenheimer Feld, në periferi të qytetit të vjetër dhe aktualisht është blinduar plotësisht nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia,e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Mafia dhe trafiku i emigrantëve drejt Evropës

LEXO EDHE:  Kriza prek edhe mediat/ Çipa jep alarmin: Rrezikohen mijëra punonjës

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergpërshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.



Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

NATO shton prezencën në disa vende lindore

Publikuar

-

Nga

Për shkak të tensioneve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërkohë disa vende kanë tërhequr pjesërisht personelin diplomatik nga Ukraina.

Si pasojë e rritjes së tendosjeve me Rusinë, një numër vendesh anëtare të NATO-s po rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore dhe po ndërmarrin aksione të tjera kujdesi. Aleanca kumtoi se duhet të dërgojë në këtë rajon avionë luftarakë dhe anije detare shtesë në Detin Baltik dhe vendet e Evropës Lindore, si Lituania dhe Bullgaria. Sfondi i këtyre aksioneve ushtarake është frika e një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, e cila ka grumbulluar trupa të shumta  në kufi me vendin fqinj.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se vendet si Danimarka, Spanja dhe Holanda duan të rrisin praninë e tyre ushtarake në Evropën Lindore. Ndërsa SHBA dhe Franca po mendojnë ta bëjnë këtë. Ndryshe, SHBA ka kërkuar prej diplomatëve të vet në Kiev të Ukrainës të shtojnë kujdesin e pjesërisht edhe të tërhiqen nga vendi, për shkak të rrezikut të një konflikti të ri në këtë vend.

LEXO EDHE:  Protestë e pazakontë në Barcelonë/ I duam refugjatët!

LEXO EDHE:  SHBA dhe vendet europiane anëtare në KS dënojnë Bjellorusinë për krizën në kufirin me Poloninë

“NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme”



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti njoftimin e vendeve anëtare. “NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha norvegjezi.

Gjermania nuk do të tërheqë personelin e ambasadës së saj nga Ukraina për momentin. “Siguria e punonjësve është prioriteti kryesor”, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. “Por është gjithashtu e rëndësishme që ne të mos kontribuojmë në ngritjen e pasigurisë. Përkundrazi duhet të vazhdojmë të mbështesim qeverinë ukrainase shumë qartë dhe, mbi të gjitha, të ruajmë stabilitetin e vendit.”

Situata është duke u monitoruar vazhdimisht, tha Baerbock përpara se ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë këtë çështje në Bruksel. Por është gjithashtu e vërtetë se “mbi të gjitha, ne duhet të kemi parasysh edhe situatën ekonomike në Ukrainë”./DW

LEXO TE PLOTE