Connect with Us

“Foltoren mezi e prisnim”/ Topalli: Kam 10 vite që paralajmëroj demokratët

Politikë

“Foltoren mezi e prisnim”/ Topalli: Kam 10 vite që paralajmëroj demokratët

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli shprehu qartazi se qëndrimet e saj gjatë gjithë kohës, kanë qenë një paraprijë e asaj që do të vinte më pas nga lideri historik, Sali Berisha.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, ajo theksoi se “Foltorja” kishte kohë që pritej dhe se kishte 10 vite që paralajmëronte shqiptarët për “rrezikun” që Basha do t’i sillte më vonë PD-së.

“Kam 10 vite, në mënyrë të veçantë në 2017, gjatë kohës së çadrës dhe pastaj pas çadrës, kur Lulzim Basha tradhëtoi çadrën dhe hyri në qeveri me Edi Ramën, që i kam thënë demokratëve  “largojuni Lulzim Bashës se ju ka shitur tek Edi Rama”. Nuk më kanë besuar! 

Pastaj u kanë thënë disa herë, pa larguar Lulzim Bashën, nuk ikën Edi Rama. Nuk më kanë besuar! Në çdo emision televiziv ju keni mbrojtur Lulzim Bashën, unë kam mbrojtur atë që është e vërtetë. Për mua, lëvizja dhe qëndrimet e mia, i kanë paraprirë “Foltores”. Do kisha dashur shumë që kjo “Foltore” të ishte mbajtur shumë kohë më parë”, tha Topalli.

LEXO EDHE:  Basha shpall “armiqtë” e radhës

E pyetur se përse nuk ka shkuar deri më sot në “Foltoret” e mbajtura, Topalli u shpreh se nuk ka dashur t’u zërë vendin demokratëve të cilët qëndronin me qindra jashtë në pritje dhe mbështetje të liderit historik, Sali Berisha.

“Unë jam me qëndrimet, do shkoj në sallë. Pse t’i zë vendin një demokrati kur ato rrinë jashtë duke pritur me qindra se s’kanë vend ku të ulen. 

Unë aty jam, I kam paraprirë, është ngjarja më madhore në një kohë krize të rëndë. PD me Lulzim Bashën shkoi në binarin e vdekjes. Berisha arriti të mobilizojë dhe ta marrë partinë De Facto.

Përpjekja për ta sjellë diskutimin duke spekuluar mbi procedurën, ështëtipike  më hileqarja për t’i ikur nga thelbi i ngjarjes për demokratizimin e PD”, tha Topalli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pamje të rënda/ Si tentoi policia të vriste demokratin me urdhër të Bashës dhe Ramës

Publikuar

-

Nga

cna politike aktualitet

Ish presidenti Bujar Nishani, ka nxjerrë foton e një demokrati, i cili është plagosur nga protesta e mbajtur ditën e djeshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nishani shkruan se demokrati u qëllua nga dora kriminale e një polici, që sipas tij qëllimi ishte për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por ish presidenti, fajëson si përgjegjës për tërheqjen e këmbzës Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Kjo është një goditje me predhën që shpërndante gazin mbi demokratët.



LEXO EDHE:  Lulit i ngelet aleat mediatik Xhemail Pasmaçiu

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: PD, pagesa të dyshimta për lobim në SHBA

Një kriminel mes rradhëve të policisë e qëlloi drejt i mbi kokën e një njeriu.

Natyrisht për ta vrarë pasi predha që mban gazin është metalike.

Por gishti që tërhoqi këmbëzën e armës së krimit në të vërtetë është i Lulzim Bashës dhe tutorit të tij, Edi Rama.

Drejtësia vonon, por nuk harron”, shkruan Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qenie amorfe, pa shtyllë kurrizore”/ Muçollari “shpërthen” ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

Sekretari i përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari ka “shpërthyer” keq ndaj Lulzim Bashës dhe veprimeve të këtij të fundit që i ka mohuar gjithmonë.

Teksa poston në rrjetin social Facebook, një video ku mercenarët e Bashës thyejnë xhamat e katit të parë të selisë, Muçollari thekson se nuk ka një fjalor për të gjetur fjalët për të përshkruar kryetarin e shkarkuar, duke e cilësuar atë si një qënie amorfe dhe pa shtyllë kurrizore.

LEXO EDHE:  Lulit i ngelet aleat mediatik Xhemail Pasmaçiu

LEXO EDHE:  “Gabimet penalizuan opozitën”/ Agron Duka: Mund të largohem nga politika

Shikohet qartë se me “punime” kuptonte instalimin e gazit për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij. Mashtrues dhe burracak e ke pak.



Mohove dyert e hekurta, mohove gazin, mohove sakrificat e mijëra demokratëve.

Nuk ka fjalor që përmbledh fjalët për të të përshkruar ty. Një qënie amorfe, pa shtyllë kurrizore, me shumë xhepa, me një kokë dhe shumë fytyra”, shkruan Muçollari./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama komunikim live me demokratët/ Nano: Po i trajton si lecka

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Analisti Mustafa Nano ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit nëpërmjet një komunikimi “live” iu drejtua demokratëve në lidhje me situatën në të cilën ndodhet PD.

Sipas Nanos, kjo ishte një ndërhyrje burracake dhe provokative nga ana e Ramës, për të cilin thotë se iu duk si shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë.

Ai shton se Rama po i trajton demokratët si lecka, që mund të bien pa të keq në duart e kujtdo.

Edi Rama organizoi sot një komunikim live me demokratët, dhe u kërkoi atyre “të bëhen me të”!!! Unë fillimisht nuk u besova veshëve, dhe m’u desh një copë herë të bindesha se lajmi ishte i vërtetë. Sepse m’u duk një gjest krejt i pagjetur e i pavend.



Shoqëria shqiptare është duke vajtuar prag-vdekjen e opozitës, dhe po pret që demokratët, dikush a disa prej tyre, të bëhen të gjallë për t’i dalë zot asaj partie, dhe ja, na del kryeministri, na “i mbledh” demokratët, dhe u bën thirrje t’i bashkohen atij.

Çfarë ndërhyrje furacake, paternaliste, burracake e provokative! Kryeministri m’u duk si një shpend grabitqar që i vërsulet një preje të kollajtë. Pastaj, është edhe diçka tjetër.

Rreshtimi politik është një gjë me vlerë në këtë botë, që ka të bëjë me emocionet, familjet, traditën, vizionin tonë mbi botën, interesin apo ku di unë çfarë tjetër. Identiteti politik është një element shumë i rëndësishëm i identitetit tonë në përgjithësi.

Si u konvertuaka robi, fap, si me magji? Si u shndërruaka njeriu kështu, sa hap e mbyll sytë, nga demokrat në socialist? Kësaj i thonë t’i trajtosh njerëzit si lecka, që munden me ra fare pa të keq në duart e kujtdo”, shkruan Nano./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE