Connect with Us

Filmi shqiptar jepet premierë në Amerikë

Kultura

Filmi shqiptar jepet premierë në Amerikë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Disa ditë më parë, filmi “Zgjoi” filloi shfaqjen në kinematë amerikane. Mbrëmë, në një shfaqje speciale në Uashington u dha premiera e fituesit të tre çmimeve kryesore të festivalit Sundance. Kolegu Burim Goxhuli bisedoi me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren kryesore të filmit Yllka Gashi, të cilat flasin për sfidat e realizimit të këtij projekti dhe sukseset e arritura.

Pas Nju Jorkut, në kuadër të rrugëtimit të tij në kinematë amerikane, Uashingtoni është ndalesa e radhës e filmit Zgjoi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, regjisorja Blerta Basholli, foli për përshtypjet e deritashme në SHBA, aty ku Zgjoi fitoi tre çmimet kryesore të festivalit më të madh të pavarur, “Sundance”.

Po ndihemi shumë mirë, sepse filmi përveç që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e filloi në njëfarë mënyre rrugën e suksesit, tash kemi ardhur për lansimit e filmit në kinema. Sot jemi me një shfaqje speciale të filmit. Në Amerikë filmi po ka një audience shumë të mirë. Kemi pasur një pritje të jashtëzakonshmem, sidomos nga komuniteti shqiptar”, thotë zonja Basholli në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Filmi Zgjoi rrëfen historinë e Fahrije Hotit, një gruaje nga fshati Krushë e Madhe në Kosovë e cila pavarësisht vuajtjeve që përjetoi për humbjen e bashkëshortit të saj, i cili u zhduk së bashku me 225 burra tjerë të fshatit gjatë luftës në Kosovë, arriti që me gratë e tjera të fshatit të hapë një biznes, duke ngjallur shpresë për të ardhmen e duke u ngritur mbi mentalitetin patriarkal të mjedisit që rrethon.

Regjisorja Basholli thotë se pesha e përgjegjësisë për realizimin e këtij filmi ishte më e madhe nisur nga fakti se ai bazohej në ngjarje të vërtetë.

Është përgjegjësi shumë e madhe fillimisht ta portretizosh ashtu siç ka qenë e pastaj edhe në njëfarë mënyre të marrësh miratimin e saj për punën që e kemi bërë, duke mos e lënduar edhe një herë me filmin që e krijojmë. Mirëpo, për fat të mirë, edhe pse ka qenë shumë stresues momenti kur ja kemi treguar filmin zonjës Fahrije, për fat të mirë ajo e ka pranuar atë, i ka pëlqyer mënyra se si e kemi realizuar”.

Zgjoi është kandidat për Akademinë e Çmimeve Oscar në kategorinë e “Filmit më të Mirë Ndërkombëtar”. Më 21 dhjetor pritet publikimi i listës së 15 finalistëve ndërsa më 5 shkurt të vitit të ardhshëm mësohen pesë finalistët e kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Vuçiç në SHBA në maj ose në fillim të qershorit

Pritshmëritë janë të mëdha, duke parë suksesin e deritanishëm të filmit në festivale ndërkombëtare.

Në çdo festival që ka qenë në konkurrencë zyrtare filmi është kthyer të paktën me një çmim. Nuk e kam ditur që edhe kritikët e filmit do ta presin në këtë formë. Gjithmonë kemi thënë që ndoshta është një film autentik prej Kosovës dhe audiencat e huaja mund të mos komunikojnë aq mirë me këtë film, sepse për audiencën tonë e kemi ditur që do ta ndjente më ndryshe. Por e kishim ndjenjën dhe intuitën që ky do të jetë një film i suksesshëm sepse është punuar me shumë pasion dhe përkushtim”, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi.

Sipas aktores, Yllka Gashi, çelësi i suksesit të filmit Zgjoi është mesazhi i fuqishëm që ai përcjell tek shikuesi.

Filmi është i dhimbshëm, sepse nuk ka luftë dhe pasoja të luftës që nuk janë të dhimbshme. Por filmi jonë besoj se u jep shikuesve edhe mesazhin e shpresës. Se sado që jeta është e vështirë dhe ka thyerje morale dhe emocionale, kur e ke një qëllim dhe dëshirë dhe lufton për të, ia vlenë sepse në fund mund edhe ta realizosh. Në të njëjtën kohë jep edhe mesazhin që kur gratë bëhen bashkë, mrekullitë mund të ndodhin”, thotë ajo.

Ideja për realizimin e këtij filmi lindi në vitin 2011. Që nga ajo kohë aktorja Gashi thotë se jetoi me ëndrrën e realizimit të këtij projekti.

Ky është momenti im. Jam duke jetuar momentet më të bukura të karrierës. Jam shumë mirënjohëse për karrierën që kam pasur deri tani, për rolet televizive dhe teatrale, mirëpo më ka munguar një rol kryesor në film. Kam luajtur edhe në filma të shkurtër dhe të metrazhit të gjatë, por nuk kam pasur rol kryesor. Ky ka qenë momenti im dhe roli im jetësor. Kështuqë po e shijoj”.

Në Uashington, shikuesit ndoqën premirën në një shfaqje të parë speciale, ku në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe artistja e njohur Dua Lipa me familjen e saj, raporton VOA.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Shoqata patriotike shpall konkursin “Interpretuesi më i madh”

Publikuar

-

Nga

Shoqata,  Kontribuesit Atdhetarë Reformatorë Intelektualë e cila është në proces legalizmi në organet e drejtësisë, menjëherë pas daljes së Ilir Metës në kodrat e Korçës, të cilat i quajti male dhe recitoi një vjershë, kuptoi se detyra e saj tashmë është të marrë një inisiativë dhe të krijojë një grup vlerësuesish për të shpallur një fitues, si interpretuesi më i madh.

Dalja e Ilir Metës në kodrat e Korçës, është pasuar nga dalje të tjera artsitë intelektualë, personazhe publikë.

Menjëherë ka reaguar Agron Llakaj, Gjergj Luca, Nar Koka, Salsano Rrapi  e shumë të tjerë pritet të përfshihen në këtë konkurs.

Shoqata e Kontribuesve Atdhetarë Reformatorë Intelektualë, me një diskutim të bordit themelues, menjëherë ka vendosur që të krijojë grupin që do të bëjë vlerësimin, pra komisionin që do të shpallë fituesin si interpretuesi më i madh dhe deri tani janë tre emra të propozuar Endri Prifti, këngëtar, Elvi Fundo, gazetar, Xhevahir Zeneli nga fusha e artit dhe intepretimit.

Këta tre persona janë autorizuar nga shoqata që të marrin dhe të përpunojnë të dhënat për këta interpretues të rinj dhe të vjetër.

Shumica e vjershave të interpretuara prej tyre janë publikuar në faqen zyrtare të CNA.al, në facebook, mund ti gjeni këtu, ku ka me mijëra reagime, komente dhe vlerësime.



Komisioni do të shpallë dy çmime.

Një do të quhet Interpretuesi i madh i popullit, pra atë që kanë ndjekur më shumë, kanë komentuar më shumë dhe ka vlerësuar më shumë publiku dhe një si Interpretuesi më i madh i shoqatës, i cili do të shikohet në bazë kriteresh teknike, nga eksperienca, nga vjersha e zgjedhur, mënyra e interpretimit, si përdor plastikën etj.

LEXO EDHE:  Hart në premierën e Spy

LEXO EDHE:  Bëhuni gati të kërceni me hitin e verës/ Endri dhe Stefi zbulojnë surprizën për fansat

Pa lënë mënjanë në vlerësim edhe vetë pikët që do të japë populli plus edhe disa kritere specifike, të cilat komisioni do t’i përcaktojë shumë shpejt dhe t’i bëjë ato publike.

Pritet që fituesi, sipas një diskutimi të parë, të bërë në bordin e  shoqatës të shpallë ditën e  Shën Valentinit me 14 shkurt, por do të ketë çmime për të dy fituesit.

Çmimi do të shpallet në ditët në vijim, pasi të dsikutohet edhe njeherë në bord dhe shoqata ka autorizuar sekretarin e Përgjithshëm të saj dhe disa nga nënkryetarët e komanduar deri në procesin e zgjedhjeve të përgatisin një material të plotë në lidhje me çmimet që do të jepen, ku do të jepen dhe se si do të vlerësohen këta interpretues të rinj apo të vjetër.

Shoqata e Kontribuesve Atdhetarë  Reformatorë Intelektualë, fton publikisht të gjithë politikanët, artistët, dhe personazhet publikë të intepretojnë sa më shumë vjersha, poezi patriotike, në mënyrë që gara të jetë e fortë, të ketë larmishmëri dhe fituesi të jetë vërtet ai që e meriton.

Në pritje të poezive tuaja, stafi i shoqatës i falënderon të gjithë iniciatorët kryesisht Presidentin Ilir Meta dhe është i hapur që në bordin e saj të drejtimit të ftojë edhe personazhe të tjera të jetës politikë apo diplomatike, përfshirë këtu kryeministrin e vendit, ambasadorë e të tjerë, apo individë të cilët duan të bëhen pjesë e komisionit që do të shpallin fituesin e këtij konkursi elitar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Laura Llozi, violinistja e talentuar përfaqëson Shqipërinë në Worldvision Music Contest

Publikuar

-

Nga

Laura Llozi është një violiniste e re shumë e talentuar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Worldvision Music Contest, një konkurs prestigjoz ndërkombëtar online.

Violinisjta e talentuar i ka kaluar dy fazat e para me sukses. Teska konkuron mes 48 muzikantëve nga i gjithë globi, ku secili përfaqson shtetin nga vjen, ajo ka nevojë për mbështetjen e votave të publikut për të shkuar në finale.

Të gjithë shqiptarët që duan ta votojnë duhet të kenë adresë e-maili dhe një passëord të çfarëdoshëm (ndoshta dhe vetëm numra) për tu rregjistruar në ëebsite dhe për të hedhur votën. ( Kliko këtu për të votuar).

Por kush është Laura për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për violinisten e talentuar.

Laura LLozi, është një violiniste e cila gjithashtu rrjedh nga një familje artistësh.

Ajo ka nisur të studiojë për violin që kur ishte vetëm 5 vjeç. Në vitin 2006 (në moshën 6 vjeçare) filloi shkollën në Liceun Artistik në Tiranë nga i cili u diplomua në vitin 2018 (18 vjeç) me rezultate maksimale.

Nga viti 2018 ajo vijon studimet në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Vjenë (MDË) në klasën e Stefan Kamilarov dhe nga viti 2019 studion edhe me Maestro Massimo Quarta.

LEXO EDHE:  Watson në premierën e filmit/ Elegante me të zeza

LEXO EDHE:  Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

Laura ka interpretuar në një numër të madh koncertesh si soliste, në muzikë dhome dhe orkestra në Shqipëri, Itali, Francë, Gjermani, Austri, Serbi, Maqedoni, Portugali, Holandë. , Bullgari etj.



Ajo ka qenë e ftuar në disa Festivale dhe ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme.

Në vitin 2018 është fituesja e kategorisë së instrumenteve dhe çmimit të madh në konkursin “The Virtuos” (i njohur edhe si “Prodiges”) në Tiranë.

Dhe në vitin 2019, ajo është fituese e çmimit të parë në konkursin “Vasco Abadjiev” në Sofje, Bullgari.

Laura është gjithashtu laureate e disa çmimeve në gara të ndryshme si “Këngët e Tokës”, “Pjetër Gaci”, “Tirana Talent”, “ARS Kosova”.

Ajo ishte gjithashtu një finaliste në Muzikantët e Rinj Shqiptarë (Eurovision Young Musicians).

Në vitin 2019 Laura u vlerësua me “Mirënjohjen e Qarkut Tiranë” nga Kryetari i Këshillit Z. Aldrin Dalipi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Aurel Plasari/ Ç’është heroi semantik?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nga intervista në “ExLibris”, 7 dhjetor 2018

Duke iu druar rrezikut për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse, në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu, në raport me mbasardhësit, është theksuar si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema/shenja – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash.

Besoj të kem mundur të argumentoj sesi, përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shtetin më të madh të krishterë të Ballkanit”, si dhe përtej amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, pikërisht në atë që e quajmë “Shekulli i Skënderbeut”, arbërorët e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën e armatosur dhe në luftërat antiturke, e ndien veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndien veten pjesëdhënës e pjesëmarrës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari.



Šufflay, që e zura në gojë, ka pas dalë në përfundimin se qenë pikërisht “luftërat e Skënderbeut” ato që i dhanë shkas formimit në mbarë Europën të konceptit të një “Arbërie më vete”, e cila për të kishte indicie të ketë vijuar deri në shek. XVII. Do të thotë kjo se, mbi një konstruksion që sot mund të na duket thjesht “fetar”, erdhi e u ngrit në ato kontingjenca një konstruksion i mirëfilltë politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk mund të shuhet, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do ta fshijnë dot.

LEXO EDHE:  Hart në premierën e Spy

LEXO EDHE:  Merkel fton Bidenin për vizitë në Gjermani

Askush, as ndër arbërorët modernë, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit nga ky mnesis politik që rihet e përtërihet prej njërit shekull në tjetrin: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së atyre kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve. Te specialistë të Mesjetës së Arbërisë, si Gelcich, Jorga, Šufflay, Jireček etj., gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastëve arbërorë, si dhe të dhëna për “shkallën mesatarisht të lartë” të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: “fisnikët arbërorë ishin të barabartë me aristokracinë e lartë të Italisë”.

 

LEXO TE PLOTE