LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ditë pranverore në Nëntor/ Temperatura deri në 23 gradë

11 Nëntor 2021, 06:43, Sociale CNA
Ditë pranverore në Nëntor/ Temperatura deri në 23 gradë

Masat ajrore të qëndrueshme do të jenë mbizotëruese duke sjell gjatë paradites kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën bregdetare dhe të ulët, por pritet që në zonat malore vranësirat të jenë më të dukshme.

Po ashtu mesdita dhe orët vijuese do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor – Lindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

Lajmet e fundit nga