Connect with Us

Deklarata për Berishën/ Bumçi: Bashës t’i vijë turp, s’duhet të jetë më kryetar

Politikë

Deklarata për Berishën/ Bumçi: Bashës t’i vijë turp, s’duhet të jetë më kryetar

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi e quajti të turpshëm aktin e kreut të PD,  Lulzim Basha, për largimin e liderit historik, Sali Berisha, nga grupi parlamentar demokrat.

I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon, ai shtoi se  Berisha na futi në NATO,  liberalizoi vizat, na afroi me BE dhe se për demokratët ai është krenari që nuk mund të hidhet poshtë.

“Pasi i ke çuar në dëshpërim demokratët, largon liderin historik. Vendimi kundër Berishës rrëzon të kaluarën e PD.  Demokratët thonë që kjo është krenaria jonë. Ne do rrëzojmë të kaluarën tonë? Berisha është lider historik. 

I lë njerëzit pa identitet politik. Berisha na futi në NATO, na liberalizoi vizat, na afroi me BE. Jam krenar që kam qenë pjesë e asaj Qeverie. Nuk ka turp më të madh se ky dhe vetëm për këtë fjali Basha duhet të largohet një orë e parë. 

Jemi në mandatin e tretë në opozitë. T’i vijë turp që e ka nxjerrë atë fjali nga goja. Nuk duhet të qëndrojë në atë post. Berisha zëri më i fortë opozitar. Basha në vend që të fuste në krizë Edi Ramën, futi krizën në PD”, tha Bumçi.

LEXO EDHE:  “Nuk shkel dot në Itali”/ PD nxjerr të dhënat e TIMS për Valdrin Pjetrin

Më tej ai shtoi se Basha është mbështetur si asnjë lider historik në 30 vite, që nga djegia e mandateve, protestat e çdo akt i ndërmarrë dhe se veprimi i tij, mund të jetë nga presioni i SHBA.

“Më thuaj një lider që është mbështetur si Basha? Kërkoi djegien e mandateve, 7 muaj protesta, mosfutjen në zgjedhje, e ndoqëm nga pas. Basha nuk mund të ankohet se nuk e ndoqën demokratët.  

E kanë ndjekur si asnjë lider tjetër në 30 vjet. Kur humb zgjedhjet dhe përpiqesh të zhbësh historinë, në këtë moment demokratët janë çuar në këmbë. I kam bërë thirrje miqësisht që nuk mund ta mbajë me zor partinë. Unë nuk besoj që Basha është i kapur, mendoj që ka bërë një vendim të gabuar. 

Dua të besoj që kryetari që kam mbështetur deri sot nuk është i kapur. Vendimet janë marrë në dëshpërim, nën presionin e SHBA, ndaj dhe ka gabuar. Këtë dua të besoj. Me këto qëndrime nuk po lë hapësirë, por po jep argumenta se do të shkatërrojë PD. S’mund ta quajë PD-në llum”, tha Bumçi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Dashamir Shehi “këshillon” Bashën dhe Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit janë një test i rëndësishëm. Kështu është shprehur kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Në një intervistë televizive, ai ka “këshilluar” Berishën dhe Bashën duke theksuar se PD duhet të gjejë forcën dhe kurajën për të diskutuar në mënyrë që në 6 mars të ketë vetëm një kandidat nën siglën e saj



Janë 6 bashki dhe 3 janë të mëdha se unë i lidh me numrin e votuesve. Pastaj është Shkodra që ka qenë gjithmonë e opozitës. Unë po i ofroj mendimin tim që është i thjeshtë dhe racional, të vënë një kandidat dhe ta kapërcejnë vetveten nuk ka rëndësi nëse është i Berishës apo i Bashës. Nëse me gjithë mend duam të mundim Edi Ramën, por nëse duam të mundim njëri-tjetrin dhe unë kam frikë se është kjo e dyta atëherë le të vënë 2 kandidatë, ky është teatër dhe tallje me qytetarët”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka plas skandalin/ Manipuluam votat që të bëhej Basha kryetar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i Koisionit të Rithemelimit dhe deputeti i PD Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar i selisë blu.

Në një intervistë për media, Paloka u shpreh se ai është përgjegjës për situatën në PD, pasi u ka kërkuar strukturave që të manipulojnë votat për Bashën.

Kjo është edhe arsyeja që Paloka nuk është angazhuar më shumë me punimet e Komisionit, pasi vetë ai theksoi se nuk u del dot para demokratëve.

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese të bëhen me referendum/ Basha i kundërpërgjigjet Ramës

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese të bëhen me referendum/ Basha i kundërpërgjigjet Ramës



Më vjen zorë të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja”, tha ai./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Reshjet e dendura të dëborës/ ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këtë zonë!

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë mbërthyer të gjithë vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

LEXO EDHE:  Hapja e laboratorit të dytë për testimet/ Spahia: Veprim i vonuar

LEXO EDHE:  “Të gatshëm të ulemi”/ Gjiknuri i “shtrin dorën” opozitës, mesazh për zgjedhjen e presidentit

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.



Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE