LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata për Berishën/ Bumçi: Bashës t’i vijë turp, s’duhet të jetë më kryetar

11 Nëntor 2021, 18:58, Politikë CNA
Deklarata për Berishën/ Bumçi: Bashës t’i vijë

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi e quajti të turpshëm aktin e kreut të PD,  Lulzim Basha, për largimin e liderit historik, Sali Berisha, nga grupi parlamentar demokrat.

I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon, ai shtoi se  Berisha na futi në NATO,  liberalizoi vizat, na afroi me BE dhe se për demokratët ai është krenari që nuk mund të hidhet poshtë.

?Pasi i ke çuar në dëshpërim demokratët, largon liderin historik. Vendimi kundër Berishës rrëzon të kaluarën e PD.  Demokratët thonë që kjo është krenaria jonë. Ne do rrëzojmë të kaluarën tonë? Berisha është lider historik. 

I lë njerëzit pa identitet politik. Berisha na futi në NATO, na liberalizoi vizat, na afroi me BE. Jam krenar që kam qenë pjesë e asaj Qeverie. Nuk ka turp më të madh se ky dhe vetëm për këtë fjali Basha duhet të largohet një orë e parë. 

Jemi në mandatin e tretë në opozitë. T?i vijë turp që e ka nxjerrë atë fjali nga goja. Nuk duhet të qëndrojë në atë post. Berisha zëri më i fortë opozitar. Basha në vend që të fuste në krizë Edi Ramën, futi krizën në PD?, tha Bumçi.

Më tej ai shtoi se Basha është mbështetur si asnjë lider historik në 30 vite, që nga djegia e mandateve, protestat e çdo akt i ndërmarrë dhe se veprimi i tij, mund të jetë nga presioni i SHBA.

?Më thuaj një lider që është mbështetur si Basha? Kërkoi djegien e mandateve, 7 muaj protesta, mosfutjen në zgjedhje, e ndoqëm nga pas. Basha nuk mund të ankohet se nuk e ndoqën demokratët.  

E kanë ndjekur si asnjë lider tjetër në 30 vjet. Kur humb zgjedhjet dhe përpiqesh të zhbësh historinë, në këtë moment demokratët janë çuar në këmbë. I kam bërë thirrje miqësisht që nuk mund ta mbajë me zor partinë. Unë nuk besoj që Basha është i kapur, mendoj që ka bërë një vendim të gabuar. 

Dua të besoj që kryetari që kam mbështetur deri sot nuk është i kapur. Vendimet janë marrë në dëshpërim, nën presionin e SHBA, ndaj dhe ka gabuar. Këtë dua të besoj. Me këto qëndrime nuk po lë hapësirë, por po jep argumenta se do të shkatërrojë PD. S?mund ta quajë PD-në llum?, tha Bumçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga