LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate në Komisionin e Ekonomisë/ Opozita kundër projektbuxhetit 2022

11 Nëntor 2021, 09:43, Politikë CNA
Debate në Komisionin e Ekonomisë/ Opozita kundër projektbuxhetit

Në Komisionin e Ekonomisë pritet të votohet në miratim projektbuxheti 2022.

Por, mbledhja e sotme është shoqëruar me debate, pasi PD deklaroi se do të votojë kundër në parim, me pretendimin se nuk sjell stimul financiar dhe është i shpërndarë keq.

Debatet në komision:

Sorina Koti:  Si PD gjatë këtyre dy javëve në parim të projektbuxhetit, kemi bërë sugjerimet tona, komisionet e tjera kanë raportua sot këtu te ne duke shprehur edhe ato qëndrimin e tyre, ne votojmë kundër në parim për buxhetin 2022 pasi nuk është një projektbuxhet që na sjell atë stimul financiar që kanë nevojë shqiptarët pas dy fatkeqësive. Ne u kemi thënë shqiptarëve që duhet të ulim borxhin, deficitin dhe të rrisim ekonominë, subvencionet dhe mbështetjen direkte të fermerëve dhe shtresave në nevojë. Kjo gjë nuk u reflektuar në buxhet në parim dhe shpresoj që të gjitha sugjerimet të merren për bazë nga ministria e financave. Dhe të reflektohen sugjerimet e grupeve të interesit.

Arbi Agalliu: Unë e shoh si një buxhet jo të shpërndarë siç duhet, nëse objektivi kryesor është  mbushja e buxhetit të shtetit, mbushja e gropave që vijën nga abuzimi apo keqqeverisja nuk e shohin me vend që ky buxhet të ketë këtë lloj shpërndarje. Kemi evidentuar se këto që kërkojnë më shumë para dhe mbështetje , do ju bëja thirrje të dëgjoni grupet e interesit dhe të dalim jashtë politikës dhe të shikojmë të gjithë aty ku është nevoja.  Të mos e shohim zgjidhjen  te borxhi por te rritja e eficencës së sektorëve përkatës. Të taksojmë tek më i forti, te ata që tregojnë produkte luksi dhe jo ato jetike.

Dashamir Shehi: Është e qartë që opozita do të votojë kundër, ky buxhet sido që të rrotullohet me këto ndryshime të vogla, por duke qene vit pandemie , mendova se do të bëhej një kapërcim cilësor sa i përket pagave dhe pensioneve që të mos i lëmë qytetarët vetëm.

Lajmet e fundit nga