Connect with Us

Çudia shqiptare/ La Kombëtaren për shkak dëmtimi, lojtari stërvitet me Partizanin

Sport

Çudia shqiptare/ La Kombëtaren për shkak dëmtimi, lojtari stërvitet me Partizanin

Publikuar

-

/

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e datës 17 nëntor me Besëlidhjen, në kuadër të 1/8-ës së Kupës së Shqipërisë.

Bie në sy fakti se pjesë e stërvitjes ishte edhe sulmuesi Tedi Cara. Cara kishte lënë grumbullimin e Kombëtares U21 për shkak dëmtimi, por dje lojtari ka kryer stërvitje të plotë. Të kuqtë kanë besim se ai do jetë gati për sfidën në kampionat ndaj Laçit.

LEXO EDHE:  Një sqarim për doktor Berishën/ Ramës i njohim Olsin dhe Lulit kunatin

21 vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të te skuadra kryeqytetase, teksa këtë edicion në 7 ndeshje ka shënuar 2 gola, ndërsa s’ka mundur dot të japë asnjëherë pasin e fundit. Në edicionin e kaluar, lojtari ka realizuar 5 gola, ndërsa në vitin e parë me këtë fanellë ka gjetur rrugën e rrjetës 1 herë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Hajdutët i bëjnë gjëmën futbollistit të Serie A, i futen në shtëpi kur luante

Publikuar

-

Një tjetër futbollist në Itali e pëson prej hajdutëve, që duket se edhe kalendarin e ndeshjeve ua dinë shumë mirë.

Portieri Lukasz Skorupski ka qenë shënjestra këtë herë, teksa ai ishte në fushë në ndeshjen e Bologna kundër Napolit.



Kur portieri ka mbërritur në shtëpi ka parë rrëmujën që kishin bërë hajdutët, pasi kishin hyrë nga dera.

LEXO EDHE:  Derbi në statistika/ Partizani lë pas Tiranën, bardheblutë “tregojnë” titujt

LEXO EDHE:  Sfida ndaj Skënderbeut, një mungesë e sigurt për kampionët e Partizanit

Dëmi i bërë në shtëpinë e Lukasz Skorupski shkon në 50 mijë euro. Atij i kishin marrë sende me vlerë si ora dhe bizhuteri.

LEXO TE PLOTE

Seria A

14 të infektuar te klubi i Serisë A, në rrezik ndeshja ndaj Interit

Publikuar

-

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

Klubi i Venezia, ka njoftuar ditën e sotme 14 raste me Covid-19 në skuadër. Katër të infektuar ishin prej disa ditësh, ndërsa në testet e fundit janë zbuluar edhe 10 raste të reja.

Në këtë situatë, ndeshja e radhës në kampionat, e cila është planifikuar ndaj Interit, është në rrezik për t’u luajtur. Ndeshja është planifikuar për të shtunën, por nuk përjashtohet që të shtyhet për një ditë tjetër.



LEXO EDHE:  Erjon Braçe akuzon Dukën: Ka vendosur fituesin e kampionatit!

LEXO EDHE:  Memelli: Partizanin e vlerësojmë, por në fushë do hyjmë si të barabartë

“Venezia njofton se përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit në ditët e fundit, kanë dalë edhe 10 pozitivë me Covid 19. Në total, 14 janë raste pozitive në grupin e ekipit. Organet kompetente shëndetësore janë informuar, anëtarët janë vendosur menjëherë në izolim sipas rregullores aktuale dhe do të ndjekin procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, njofton klubi i Venezias.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Si u bë Marash Kumbulla njeriu i besuar i Jose Mourinhos

Publikuar

-

Është thënë shpeshherë se si Zhoze Murinjo kudo që shkon formon një grup të tij të besuar, te të cilët ai jo vetëm mbështet të gjitha idetë e tij, por i transformon në atë mënyrë që të gjithë ata të pranojnë të shtrydhen deri në pikën e fundit, duke rrezikuar që pjesa tjetër e futbollistëve, ata që shpesh quhen si linjat e dyta të skuadrës, të mos rrisin rendimentin e tyre gjatë sezonit.

Kjo është e vërtetë, por me sa duket ka edhe nga ata të cilët me shumë durim e përulësi, por mbi të gjitha me shumë punë, arrijnë që të rifuten në atë grupin e të besuarve të “Special One”, duke e bërë këtë të fundit në mënyrë të pamenduar ndonjëherë, që të dalë të kërkojë edhe falje publike, për mënyrën se si ai e kishte trajtuar futbollistin.

Dhe rasti në fjalë nuk prekte as Majoralin që vinte nga një skuadër e madhe si Reali i Madridit apo edhe atë Vijarin që shumë klube të tjera ëndërrojnë të kenë në Serinë A dhe në Europë. Po flasim për një shqiptar, për Marash Kumbullën…

Maks, siç e thërrasin në Itali shokët, ishte një prej lojtarëve që trajneri portugez i Romës kishte përjashtuar me forcë nga grupi dhe e kishte ofenduar në maksimum, pas humbjes turpëruese në Norvegji, kundër Bodo/Glimt.

Por ndryshe nga të tjerët, Kumbulla vazhdoi të punojë me kokën ulur dhe të provonte të përmirësohej për Murinjon, i cili pas ndeshjes me Kaljarin, jo vetëm e vlerësoi si më të mirin në fushë, por i kërkoi falje publike për mënyrën se si ishte sjellë me qendërmbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Sfida ndaj Skënderbeut, një mungesë e sigurt për kampionët e Partizanit

LEXO EDHE:  80 mijë euro për vrasjen e aktorit/ Policia nxjerr emrat: Kush është grupi kriminal në Tiranë



“U habita se si Kumbulla i pranoi në qetësi të gjitha fjalët e mia të ashpra dhe se si u rikthye që të më bindte se kisha gabuar me të”, ishin fjalët e Murinjos pas Kaljarit. Gjithsesi, më tepër sesa trajneri portugez, në këtë histori e cila duhet të shërbejë si shembull për të gjitha linjat e dyta te Roma zgjuarsia e konceptit e Marash Kumbullës. 21- vjeçari e mori të qartë sinjalin pas 6 golave në Norvegji:

“Jeni ju që duhet të më përshtateni mua, jo unë juve”, deklaronte “Special One”, i cili dihet se nuk është nga ata që mendon të ulë standardin e tij për të vënë në një zonë komforti lojtarët e tij që zbresin në fushë.

Por për të bërë Murinjon që të dashurohet me dikë nevojitet kurajë dhe të kapësh çastin, atë që Kumbulla shfrytëzoi pas disa shuplakave radhazi që mori, por me punë dhe duke nxjerrë edhe më shumë në pah cilësitë e tij, ai arriti që t’i tregojë në mënyrën e duhur Zhozesë se kishte gabuar me të…

Dhe mbi të gjitha se shqiptari kishte atributet e duhura për të qenë një prej njerëzve të besuar të Murinjos, një djalë i ri me karakter të fortë, i cili që kur vendosi të transferohej në Romë e dinte se duhej ta fitonte vendin e tij duke u kapur me thonj pas vështirësive

LEXO TE PLOTE