Connect with Us

Braziliani i Skënderbeut: Kukësi na nxori nga kriza, rezultatet pozitive nuk ndalen këtu

Sport

Braziliani i Skënderbeut: Kukësi na nxori nga kriza, rezultatet pozitive nuk ndalen këtu

Publikuar

-

/

Fitorja e parë në kampionat ndaj Kukësit çoi peshë gjithë ekipin bardhekuq. Pas një situate të vështirë me shumë rezultate negative njëri pas tjetrit duket se kjo fitore ishte një britmë çlirimi edhe në aspektin psikologjik. Ndonëse ka vetëm pak javë që është bashkuar me ekipin e ri, Agnaldo Moraesh duket se është shkrirë në një me skuadrën dhe ambientin. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori brazilian tregon javët e tij të para si bardhekuq, duke u ndalur edhe te triumfi i javës së fundit.

“Të them të drejtën, kemi kaluar momente mjaft të vështira, sidomos javët e fundit, e vuanim shumë mungesën e fitores dhe kjo ndikonte edhe në qartësinë tonë në fushë. Në disa ndeshje, siç ishte ajo ndaj Kastriotit, jemi dorëzuar pa bërë asgjë. Ndërsa në takime të tjera si ndaj Laçit dhe Dinamos kemi arritur të zhvillojmë ndeshje mjaft të mira, por mungesa e fatit dhe gabimet e arbitrave na kanë penalizuar mjaft në këto takime.

Për fat të mirë, kthesa erdhi ndaj Kukësit, në një moment ku shumë pak e prisnin që ne të reagonim. Edhe pse bëhej fjalë për një kundërshtar tepër të vështirë, arritëm ta përballonim me sukses duke marrë tri pikët. Kjo tregon edhe një herë se ky ekip ka forcë dhe cilësi për të ecur përpara. Po kalonim një ngërç psikologjik, ndaj kjo fitore na shkundi dhe u riktheu besimin të gjithëve se Skënderbeu nuk është ekipi për të rënë nga kategoria.

Tani kemi mjaft ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen e radhës. Jam i bindur se paraqitjet e mira dhe rezultatet pozitive nuk do të ndalojnë këtu. Jemi ende në çerekun e sezonit dhe po shohim se diferencat mes ekipeve janë minimale, prandaj jemi besimplotë se mund të rikuperojmë shumë shkallë në renditjen e përgjithshme”, theksoi fillimisht Moraesh.

Më tej braziliani u ndal për të komentuar eksperiencën e tij te Skënderbeu dhe ndjesitë në futbollin korçar. Ai e ka quajtur një hap cilësor kalimin te korçarët, ndërsa ka folur me superlativa për mënyrën se si përjetohet futbolli në Korçë.

“Kalimi nga Kastrioti te Skënderbeu për mua ka qenë një hap cilësor, një rritje e mëtejshme e nivelit dhe e mundësive për të ecur përpara. Jam përshtatur mjaft mirë me ekipin dhe qytetin, saqë e shoh veten pjesë të rëndësishme të këtij ekipi. Jam befasuar nga mënyra se si përjetohet futbolli në Korçë dhe sa të lidhur janë tifozët me këtë klub.

Është hera e parë që këtu në Shqipëri një fitore festohet me aq pasion nga të dyja palët, tifozët dhe lojtarët. Duket se ata e vuanin më shumë se çdokush tjetër këtë moment negativ që po kalonte ekipi”, përfundoi prononcimin e tij Agnaldo Moraesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Keni hequr nga puna dy mësuesë që shiheshin në mbështetje të Dukës”! Curri ia thotë hapur, Veliaj: Po mo po, kemi bërë presion

Publikuar

-

Në emisionin të “Paekzpozuarit” ka pasur si tematikë kryesore zgjedhjet në FSHF. I ftuar ishte Arjan Curri, që në një lidhje LIVE do t’i tregonte Veliajt ndikimin që ka pasur politika në këtë mes.



“Nga persona që unë kam takuar dhe i premtova se nuk do dilnin emra, janë hequr nga puna dy mësues që shiheshin në mbështetje të Dukës. Si shpjegohet ky rast?”.

Nga ana tjetër, Veliaj është përgjigjur: “Jo, nuk është e vërtetë. E kam verifikuar rastin dhe nuk është e vërtetë. A kam bërë presion? Po mo po, kemi bërë presion që të kenë sadopak sedër në votën e tyre anëtarët e futbollit”, tha Veliaj.

LEXO TE PLOTE

Sport

Renditja pas javës së 17-të/ Kukësi dhe Laçi ndjekin Tiranën, garë e fortë dhe për mbijetesën

Publikuar

-

Java e 17 u mbyll me derbin e kryeqytetit Dinamo-Tirana, ku edhe pse në temperatura të ulta, prapë skuadrat arritën të jepnin spektakël në fushë. Triumfues dolën miqtë, me ekipin e Shehit, që fitoi 0-1 me golin e Xhixhës. Një fitore shumë e rëndësishme për Tiranën,  që vazhdon të kryesore kampionatin me 37 pikë të grumbulluara mderi më tani.

Dinamo ndërkohë mbetet në kuotën e 18 pikëve, në vendin e 7 dhe ndjen përsëri kërcënim nga skuadrat e fund tabelës. Një ndeshje spektakolare ishte Teuta-Laçi që përfundoi 2-4. Ekipi i Mirel Josës ka qenë fantastikë këtë kampionat, duke rezultuar një kandidat i fortë për titullin kampion.



Përsa i përket kandidatëve, Vllaznia ka harruar të fitojë pasi mori barazimin e katërt radhazi, këtë herë kundër Egnatias me rezultatin 1-1. Gara për titullin kampion në Superiore sa vjen e bëhet dhe me e ashpër.

Renditja aktuale:

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana nuk di të ndalet, fiton derbin me Dinamon dhe vazhdon kryesimin

Publikuar

-

Tirana ka fituar një tjetër derbi të kryeqytetit, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Dinamon në ”Air Albania”. Ekipi I Shehit ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull, pasi vazhdon të ruajë distancën prej 6 pikësh nga ndjekësit më të afërt në klasifikim.

Pjesa e parë e sfidës dhuroi pak raste për t’u shënuar, me skuadrat që menduan më shumë që të evitonin rreziqet para portave të tyre.



Në pjesën e dytë ritmi u rrit, me më shumë raste e emocione, ndërsa diferencën e bëri vetëm goli i Xhixhës, i cili u shfaq para SImonit dhe ndëshkoi për herë të parë djaloshin që mbron katërkëndorin e bluve në këtë kampionat.

Dinamo u mundua të barazonte rezultatin, por nuk ia doli, duke iu kthyer përsëri humbjeve në kampionat dhe duke ndjerë përsëri trysninë e skuadrave që e ndjekin.

LEXO TE PLOTE