LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha në krye të PD?/ Ristani: Nuk e pengon asgjë ligjore, firmat e anëtarëve verifikohen në 11 dhjetor

11 Nëntor 2021, 20:36, Politikë CNA
Berisha në krye të PD?/ Ristani: Nuk e pengon asgjë ligjore,

Ish sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani sqaroi mbrëmjen e sotme mënyrën se si thirret Kuvendi i një parti.

Në një intervistë për emisionin ?Absolut 4? me Blendi Salaj në A2CNN, Ristani tha se në rastet kur atë e thërret anëtarësia, është vetë Kuvendi që verifikon dhe firmat e delegatëve.

Ristani deklaroi se Berishën nuk e pengon asgjë ligjore që të ketë ambicie për drejtimin e PD apo dhe postin e kryeministrit dhe u shpreh se këtë gjë do e vendosin demokratët me votë në 11 dhjetor, ku do të diskutohen dhe shumë çështje të tjera.

?Unë do të thoja që vërtetë partitë personifikohet shpesh herë me kryetarët e tyre, por ato nuk janë të kryetarëve, por të anëtarësisë. Berisha nuk ka asnjë pengesë ligjore apo statutore për të pasur ambiciet për t?u rikthyer në krye të PD apo të bëhet kryeministër. Çështja është nëse këtë do ta votojë anëtarësia. Sigurisht për këtë do të presim zhvillimet në PD dhe mbledhjen e Kuvendit ku do të diskutohet për këto çështje. Mund t?iu them që statuti parashikon dy rrugë të mbledhjes së kuvendit; një me organet e zgjedhura, kuvendi është një mekanizëm i lartë në hierarki.  Këto mekanizma mund ta thërrasin mbledhjen e kuvendit për arsye të ndryshme. Kur anëtarësia mendon se organet nuk po e kryejnë funksionet ka dhe një rrugë tjetër që Kuvendi të vetëmblidhet. Statuti ka parashikuar që Kuvendi thirret nga ¼ e anëtarësi dhe statuti e parashikon që është po Kuvendi që verifikon firmat. Kjo ndodh në të gjithë botën?, tha Ristani./CNA.al

Lajmet e fundit nga