LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Berisha është lider i jashtëzakonshëm’/ Garo tregon pse iu bashkua Foltores

11 Nëntor 2021, 20:33, Politikë CNA
‘Berisha është lider i jashtëzakonshëm’/ Garo

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e Sali Berishës, Floriana Garo, është e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku u pyet se çfarë pret nga Foltorja.

Garo theksoi se sheh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës në Partinë Demokratike.

?Basha duhet të largohet dhe vetëm Berisha mund ta bëjë. Unë mendoj se Berisha është lider i jashtëzakonshëm dhe do të frymëzojë gjeneratën e re, ashtu siç duhet. Unë shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës.

Rinia nuk mund të rrijë kështu, nuk mund të quhemi gjeneratë e re dhe e djegur, e pse, kur kemi shpresën. Unë mendoj se Berisha më vlerëson mua si grua dhe atë që unë përfaqësoj, të qenit e suksesshme në fushën e televizonit, më vlerëson si nënë dhe si njeri të përkushtuar?, u shpreh Garo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga