LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në panik nga mbledhja e Kuvendit/ “Po kryejnë një puç në PD”

11 Nëntor 2021, 11:34, Politikë CNA
Basha në panik nga mbledhja e Kuvendit/ “Po kryejnë një

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket në panik, pas mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar, për largimin e tij.

Sot në një prononcim për mediat, jashtë selisë blu, i gjendur nën panik nga frika e shkarkimit, Basha ka ?shpërthyer? në akuza ndaj Berishës.

Basha është shprehur se Berisha ka bërë tallje të madhe me demokratët dhe se po kryhet një puç në PD.

?Shpresa e demokratëve nuk do të shkelet me këmbë. Më falni unë tregoj respekt për ju? Kemi një regjim përballë dhe po mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç. Kemi informacione se Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për puç në PD. Kam vetëm një thirrje për Sali Berishën: Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve. Boll ndihmove Edi Ramën. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,?-tha Basha.

Kujtojmë këtu se një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha dorëzoi 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të PD./CNA.al

Lajmet e fundit nga