LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat ndaj Berishës/ Noka: I gjithë Elbasani e di se kush ka qënë në pazare me bandat

11 Nëntor 2021, 17:51, Politikë CNA
Akuzat ndaj Berishës/ Noka: I gjithë Elbasani e di se kush ka

Deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit në drejtim në organizatorëve të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një lidhje  me emisioni Task Force në SYRI TV, Noka tha si i gjithë Elbasani e di mirë se kush kanë qënë në pazare me bandat deri ditën kur ndodhi ngjajra e rëndë e Elbasanit

?Sinqerisht më vjen keq kur shof katandisjen e peng kryetarit por edhe të sekretarit. I gjithë Elbasani e di mirë se kush ka qënë në pazare me bandat deri ditën kur ndodhi ngjajra e rëndë e Elbasanit. Nuk gjen një demokrat të Elbasanit që nuk i di këto marrëveshje dhe pazare. Pazare mes bandave dhe kandidatëve në Elbasan. Ndjej dhimbje kur shof katandisjen e tirullarëve të partisë sime, ndjej dhimbje që janë shpërfyturuar për karrigen, ndjej dhimbje kur shof që po përpiqen që të përbaltin mazhorancën e delegatëve të PD që po kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Zoti Bardhi e di shumë mirë se në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë strukturat e partisë që kanë punuar për mbledhjen e firmave. Ai ka telefonin dhe ti mari të gjithë kryetarët e Grup Seksioneve të Elbasanit të cilët janë iniciatorë dhe drejtues së bashku me sekretarin e degës pë mbledhjen e firmave. 67 % e delegatëve të degës së Elbasanit janë firmëtarë të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Nga 409 delegatë, 272 delegatë kanë firmosur. E ka 1 m larg zyrën e zotit Paloka dhe të shkojë ta verifikojë emër për emër. Le të dalë dhe të thotë se ka ndonjë delegat që është shantazhuar apo kërcënuar nga kushdo qoftë?, tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga