LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti fatal me dy viktima/ Zbardhen detaje, gjendet dhe një armë zjarri

11 Nëntor 2021, 07:21, Kronika CNA
Aksidenti fatal me dy viktima/ Zbardhen detaje, gjendet dhe një armë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident, mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e 21 Dhjetorit.

Ndërkohë janë zbardhur edhe detaje të reja nga aksidenti i rëndë.

Të dhënat paraprake flasin se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe, dhe gjendja e dehur e drejtuesit të Citroenit, Emirjano Doko.

Ai ka hyrë me semafor të kuq duke përplasur automjetin tjetër, që drejtohej nga Luan Cenollari

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Cenollari dhe njëri nga pasagjerët, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Gjithashtu raportohet se në automjetin e drejtuar nga Emirjano Doko, është gjetur edhe një armë zjarri pushkë./CNA.al

Lajmet e fundit nga