Connect with Us

Vaksinimi i detyruar/ Alimehmeti: “Green pass” nuk e zgjidh situatën

Shëndeti

Vaksinimi i detyruar/ Alimehmeti: “Green pass” nuk e zgjidh situatën

Publikuar

-

/
cna, lajme, aktuale

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti  deklaroi se vendosja e “Green Pass” do të sjellë një rritje të lehtë të numrit të vaksinimeve, por nuk do të zgjidhë situatën.

Sipas tij, vendosja e një “Green Pass” është vetëm një pjesë e mozaikut dhe për këtë arsye duhet që t’i kushtohet një vëmendje më e madhe ndërgjegjësimit të popullatës.

“Mund të shihni momentin kur është vendosur “Green Pass” dhe çfarë ka ndodhur më pas. Ky ishte një diskutim që mendohej se do të bëhej “Green Pass” në fillim të vitit 2021, kur mendohej ende se kishte më shumë efekt vaksina për kontrollin e infeksionit dhe e vuri Izraeli i pari dhe krijoi perceptimin e gabuar që unë nuk sëmurëm, që unë jam tank dhe shihni muajt më pas se çfarë ndodhi. Do ketë një rritje të lehtë të vaksinimeve me vendosjen, por jo shumë. “Green pass” është një nga mozaikut. Prandaj nuk i duhet dhënë kaq shumë rëndësi kësaj, por ndërgjegjësimit. Nuk janë të rinjtë hezituesit më të mëdhenj, janë moshat më të mëdha.

LEXO EDHE:  Efikasiteti i vaksinave/ Epidemiologu: Vjeshta do jetë testi, nuk kanë rëndësi antitrupat

Nuk kemi parë ndonjë refuzim shumë të fortë tek të rinjtë. Kemi universitete që janë mbi 50%. Në popullatë është 36%. Kemi një përqindje të madhe të moshës mbi 60% që janë ende të pavaksinuar”, deklaroi Alimehmeti në A2./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Versioni i fshehtë i Omicron/ Shkencëtarët bëjnë zbulimin e radhës

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar një version “të fshehtë” të Omicron që nuk mund të dallohet nga variantet e tjera duke përdorur testet PCR që zyrtarët e shëndetit publik vendosin për të marrë një pamje të shpejtë të përhapjes së tij në mbarë botën.

Zbulimi erdhi pasi numri i rasteve të variantit origjinal Omicron të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 101 në 437 brenda një dite të vetme dhe Skocia njoftoi kthimin në punë nga shtëpia.

Varianti i fshehtë ka shumë mutacione të përbashkëta me Omicron, por i mungon një ndryshim i veçantë gjenetik që lejon që testet PCR të bazuara në laborator të përdoren si një mjet i përafërt dhe i gatshëm për të shënuar rastet e mundshme.

Varianti zbulohet si koronavirus nga të gjitha testet e zakonshme dhe mund të identifikohet si varianti Omicron përmes testimit gjenomik, por rastet e mundshme nuk janë të shënuara nga testet rutinë PCR që japin rezultate më të shpejta.

Studiuesit thonë se është shumë herët për të ditur nëse forma e re e Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë si varianti standard Omicron, por versioni “i fshehtë” është gjenetikisht i dallueshëm dhe kështu mund të sillet ndryshe.



Varianti i fshehtë u vu re për herë të parë midis gjenomave të virusit Covid të paraqitura ditët e fundit nga Afrika e Jugut, Australia dhe Kanadaja, por tashmë mund të jetë përhapur më gjerësisht. Ndër shtatë rastet e identifikuara deri më tani, asnjë nuk është në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO EDHE:  Vaksinimi/ Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

LEXO EDHE:  Në auditore dhe me një dozë/ 50% e studentëve në Universitetin e Tiranës të vaksinuar

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe një  profesor i epidemiologjisë në Greqi, Gikas Majorkinis, i cili gjithashtu u shpreh se Omicron ka dy degë, Omicron dhe Omicron 2. “Që në fillim, nga fillimi i dhjetorit është raportuar se Omicron ka dy degë” ka thënë ai.

Njërën nga dy degët, ne e quajtëm “degë e fshehur”, sepse ka një mutacion që e bën të padetektueshëm me metodën klasike që përdorim për ta zbuluar.

Nëse kjo do të thotë se është më ngjitëse është ende shumë herët për të thënë sepse nuk e kemi parë të ndodhë në vende të tjera” vijon më tej profesori.

Ne nuk kemi raporte për këtë nënvariacion për momentin në Greqi dhe nuk duket se ka dallime domethënëse midis njërës degë dhe tjetrës për sa i përket, le të themi, sëmundshmërisë apo ngjitjes. Është ende herët. Por ne e kemi ditur këtë që nga fillimi i dhjetorit”, theksoi Gikas Majorkinis./A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Tirana, vatra e kuqe e COVID që nga fillimi pandemisë/ Si kanë variuar shifrat javën e fundit

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendeti

Në të gjithë vendin në total janë 23,593 pacientë aktivë me COVID. Që pas shfaqjes së variantit Omicron shifrat janë rritur ndjeshëm duke shënuar rekorde rastesh ditore që nga fillimi i pandemisë. Janari ka qenë një muaj me shifra të larta infektimesh, megjithëse nuk janë përkthyer në shtrime.

Edhe pse 260 persona me pak se një ditë më parë, infektimet nga koronavirusi ishin tepër të larta edhe të enjten. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dje u konfirmuan 2383 raste pozitive, nga 7634 testime të kryera.

Qarku që ka kryesuar gjithmonë sa i përket infektimeve që nga fillimi i pandemisë ka qenë Tirana, raporton ABC News.

Nga sa vihet re në shifrat e kësaj jave, mesatarja është rreth 1 mijë raste në ditë.

Infektimet në Tiranë për javën e fundit;

14 janar- 1120 raste në Tiranë

15 janar- 1018 raste në Tiranë

LEXO EDHE:  Temperaturat e larta/ Vaksinimi kundër Covid-19, jo më në sheshe

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

16 janar- 745 raste në Tiranë



17 janar- 618 raste në Tiranë

18 janar- 1,156 raste në Tiranë

19 janar- 1,250 raste në Tiranë

20 janar- 1,112 raste në Tiranë

Në 24 orët e fundit 1,112 infektime u lokalizuan në Tiranë, që ndiqet nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fieri, Gjirokastra dhe Saranda. Numri i rasteve aktive i ka kaluar tashmë mbi 25 000 në të gjithë vendin.

Ndërkohë në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor humben jetën 3 persona, dy qytetarë nga Durrësi, secili nga 73 vjeç, dhe një 85-vjeçar nga Tirana.

Bashkë me ta numri total i viktimave arrin në 3,286 që nga nisja e pandemisë në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Europa po mëson të jetojë me koronavirusin

Publikuar

-

Nga

cna lajem shendet

Pas dy vitesh që kur shpërtheu pandemia dhe me lehtësimin e masave kufizuese, Europa po shkon gradualisht drejt fazës tjetër të menaxhimit të krizës shëndetësore. Me pak fjalë, kjo do të thotë se Europa do të mësojë të jetojë me COVID-19 .

Kjo qasje po shqyrtohet nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar, e cila aspiron të jetë vendi i parë që do t’i tregojë komunitetit botëror “kalimin nga faza pandemike në atë endemike”.

Kjo do të realizohet falë “armëve” tona të reja, si vaksinat, pilula antivirale , shtimi i testeve diagnostikuese.



Gjatë fazës endemike, koronavirusi do të jetë vazhdimisht mes nesh, por falë vaksinimit dhe infeksionit natyral, shumica prej nesh do të kenë një shkallë të lartë mbrojtjeje. Infeksioni do të jetë i butë, për shumicën nuk do të ketë shpërthime epidemike dhe as nuk do të nevojiten masa kufizuese. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se kostoja njerëzore e COVID do të zhduket, shkruan ABC News.

LEXO EDHE:  Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu mesazh të fortë qytetarëve

LEXO EDHE:  “Rënia e infektimeve”/ Alimehmeti optimist: S’kemi transmetim komunitar, vjeshta pritet e qetë

Shkencëtarët amerikanë vlerësojnë se 40,000 deri në 100,000 persona në vit mund të kenë kaluar COVID-19 gjatë fazës endemike.  Megjithatë, siç theksojnë ekspertët, duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë.

Imuniteti i vaksinës bie pas disa muajsh, dhe sigurisht të pavaksinuarit janë më të rrezikuar. Për të kaluar në fazën e re endemike të COVID, shtetet duhet të vazhdojnë të rrisin fushatën e vaksinimit dhe të zhvillojnë infrastrukturën për të identifikuar mutacionet e reja dhe për të monitoruar përhapjen e tyre në komunitet.

LEXO TE PLOTE